Bota Postuar më 8 Gusht 2025, 10:20

Izraeli cakton datën për evakuimin e Gazës - Synon të marrë nën kontroll qytetin deri më 7 tetor

Nga Kristi Ceta

Izraeli cakton datën për evakuimin e Gazës - Synon të

Kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi zgjerimin e luftës në Gaza, që do të zhvillohet në më shumë se një fazë, sipas një burimi izraelit.

Afati për fazën e parë të operacionit, që përfshin evakuimin e Qytetit të Gazës dhe zgjerimin e shpërndarjes së ndihmave humanitare, është 7 tetori, tha ky burim. Kjo datë shënon dyvjetorin e sulmit të udhëhequr nga Hamasi që “nxiti” luftën e Izraelit në Gaza. 7 tetori u zgjodh qëllimisht për simbolikën e saj, shtoi i njëjti burim.

Izraeli do të zgjerojë ndjeshëm përpjekjet humanitare në fillim të fazës së parë, sipas një zyrtari tjetër izraelit, por plani nuk parashikon shpërndarje ndihmash brenda qytetit të Gazës, si një mënyrë për të inkurajuar palestinezët të evakuohen.

Plani i përgjithshëm pritet të zgjasë deri në pesë muaj dhe nuk përfshin një kontroll të plotë të gjithë enklavës, duke u fokusuar vetëm në qytetin e Gazës dhe duke përjashtuar kampet përreth. Por gjithsesi kërkon evakuimin e detyrueshëm të gati gjysmës së popullsisë së territorit. Ushtria izraelite kontrollon tashmë 75% të Gazës.

Kreu i Shtabit të Ushtrisë Izraelite paralajmëroi kabinetin e sigurisë për rrezikun e përkeqësimit të krizës humanitare në Gaza dhe implikimet ndërkombëtare të një përshkallëzimi të tillë të luftës, por paralajmërimet e tij u injoruan. Ai gjithashtu nënvizoi rrezikun që u kanoset 50 pengjeve të mbetura, prej të cilëve besohet se 20 janë ende gjallë.

Në vend të kësaj, Kreu i Shtabit propozoi një plan më të kufizuar, të fokusuar në rrethimin e qytetit të Gazës dhe zonave të tjera, por sipas burimit, kabineti i sigurisë e hodhi poshtë këtë ide.

Sipas qeverisë izraelitë, “ky plan alternativ nuk do të arrinte as mundësinë e mposhtjes së Hamasit, as kthimin e pengjeve.”

 

Shqipëria 8 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke vijuar përgjatë këtyre ditëve një rënie të vazhdueshme teksa është blerë këtë mëngjes me 82.4 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat