Izraeli anëtarësohet në “Bordin e Paqes” - Trump kërkon paqe ndërkombëtare, teksa ekspertët kritikojnë

Kryeministri i Izraelit- Benjamin Netanyahu, bëri me dije se vendi i është bashkuar nismës " Bordi i Paqes " të krijuar nga Presidenti i SHBA-Donald Trump. Kjo pjesëmarrje u dakortësua gjatë vizitës së Netanyahu në Washington ku u takua me presidentin Trump dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.
Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB, e miratuar vitin e kaluar, autorizoi bordin dhe vendet që punonin me të për të krijuar një forcë ndërkombëtare stabilizimi në Gaza, ku një armëpushim i brishtë filloi në tetor sipas planit të Trump, i cili u nënshkrua respektivisht nga Izraeli dhe grupi militant palestinez Hamas.
Sipas planit të shtëpisë së bardhë mbi Gazën, bordi kishte për qëllim mbikëqyrjen e qeverisjes së përkohshme të saj. Gjithashtu presidenti i SHBA tha se me atë si kryetar, Gaza do të mbrohej nga konfliktet globale.
Shumë ekspertë të të drejtave njerëzore thonë se mbikëqyrja e një bordi nga Trump i ngjante një strukture koloniale. Prania e Izraelit në bord pritet të sjellë kritika të mëtejshme pasi edhe shteti i Palestine nuk është pjesëmarrës.
Armëpushimi në Gaza është shkelur vazhdimisht, me të paktën 580 palestinezë dhe katër ushtarë izraelitë të raportuar të vrarë që nga fillimi i tij në tetor, sipas të dhënave palestineze dhe izraelite.
Megjithatë, faza tjetër e planit të Trump për Gazën kërkon zgjidhjen e çështjeve komplekse si çarmatimi i Hamasit, të cilin grupi e ka refuzuar prej kohësh, tërheqja e mëtejshme e Izraelit nga Gaza dhe vendosja e një force paqeruajtëse ndërkombëtare.
Sakaq, bëhet me dije se bordi do të zhvillojë takimin e parë më 19 shkurt në Washington për të diskutuar rindërtimin e Gazës.
Si e konkurroi tregun global DeepSeek? - Kompanitë rivale ndjekin trendin, me në fokus konsumatorin
Rivalët e inteligjencës artificiale kineze po konkurojnë haptazi novacionin DeepSeek i cili një vit më parë tronditi industrinë globale të IA me lançimin e......
Të rinjtë nuk po lindin më! - Dervishi: Hemoragji nga emigrimi, duhen politika të forta
Lindshmëria në vend ka rënë në nivel historik gjatë vitit 2025, me 74% lindje më pak se në vitin 1990. Sociologu Zyhdi Dervishi e quan këtë një fatkeqësi me......
AAPSK thellon bashkëpunimin rajonal, nënshkruan marrëveshje me homologët në Kosovë
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), nën drejtimin e Kryeadministratores Risena Xhaja, zhvilloi një vizitë......
Hekurudha Shkodër-Gjakovë/ Nisja e ndërtimit /Kosovë, Kurti: Këtë mandat. HSH: Synojmë brenda 2-3 vitesh
Projekti për të lidhur Shqipërinë me Kosovën me hekurudhë duket se është në fokus të të 2 qeverive. Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti gjatë pezantimit të......
Shtohen 80 produkte të reja në shportën e çmimeve - Ndryshon metodologjia, llogaritja e inflacionit për mbi 411 produkte dhe shërbime
Nga nisja e këtij viti metodologjia e llogaritjes së Indeksit të Çmimeve të Konsumit ka ndryshuar. Ndryshimet konsistojnë kryesisht në përditësimin e......
Dy banka “zotërojnë” 1/3 e depozitave në Shqipëri - Struktura e tregut mbeti pothuajse e pandryshuar vitin e kaluar
Vetëm dy nga 11 banka tregtare në Shqipëri kontrollojnë 1/3 e depozitave dhe mbi 40% të aktiveve të të gjithë sistemit bankar. Të dhënat më të fundit nga......
Blerja e një prone në Tiranë/ Sa rritet kostoja reale përtej çmimit të shitjes?
Të dhënat e Investropa për shitblerjet e banesave tregojnë se përveç çmimit të apartamentit, blerësit duhet të llogarisin edhe disa kosto shtesë që lindin......
Administrata mban në punë studentët e ekselencës - Zgjatet kontrata 1-vjeçare, shmanget ndërprerja e punësimit
Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim në vendimin “Për punësimin e përkohshëm të studentëve të ekselencës në institucionet e administratës......


