“Çipet më të avancuara, vetëm në SHBA” - Trump ndalon eksportin e tyre në shtete të tjera

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se çipet më të avancuara të inteligjencës artificiale të kompanisë Nvidia do të rezervohen vetëm për kompanitë amerikane dhe nuk do të dërgohen në Kinë apo vende të tjera.
Në një intervistë, Trump tha se vetëm klientët amerikanë do të kenë akses në çipet më të moderne të serisë Blackwell, që prodhohen nga Nvidia, kompania më e vlefshme në botë për nga kapitalizimi i tregut.
“Çipet më të avancuara nuk do t’ia japim askujt tjetër përveç Shteteve të Bashkuara,” tha Trump, duke përsëritur fjalët që kishte thënë edhe më herët gjatë udhëtimit nga Florida drejt Uashingtonit.
Deklaratat sugjerojnë se administrata e tij mund të vendosë kufizime më të rrepta për çipet amerikane të inteligjencës artificiale sesa ishte parashikuar më parë, duke përjashtuar Kinën dhe ndoshta pjesën tjetër të botës nga qasja në gjysmëpërçuesit më të sofistikuar.
Në korrik, qeveria amerikane publikoi një plan të ri për inteligjencën artificiale, që synon lehtësimin e rregullave mjedisore dhe zgjerimin e eksporteve drejt vendeve aleate, për të ruajtur avantazhin ndaj Kinës në këtë fushë strategjike.
Vetëm javën e kaluar, Nvidia njoftoi se do të furnizojë më shumë se 260,000 çipe Blackwell për Korenë e Jugut, duke përfshirë gjigantin Samsung Electronics.
Në intervistë, Trump u shpreh se nuk do të lejonte shitjen e versionit më të avancuar të çipeve për kompanitë kineze, por nuk e përjashtoi mundësinë e tregtimit të një versioni më të kufizuar. “Ne do t’i lejojmë të bashkëpunojnë me Nvidia-n, por jo për çipet më të avancuara,” theksoi ai.
Grekët pensionohen të “rinj” - Mosha e daljes në pension mbetet nën mesataren evropiane
Mosha e daljes në pension në Greqi ka qenë deri më sot një nga më të ulëtat në botë. Reformat e zbatuara vitet e fundit në sistemin e sigurimeve shoqërore të......
Kompanitë gjermane “financojnë” luftën në Ukrainë - I kanë paguar 1.7 miliardë euro taksa Kremlinit që nga fillimi i konfliktit
Kompanitë gjermane kanë paguar pothuajse 1,72 miliardë euro taksa për Kremlinin që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, mjaftueshëm për të financuar......
Rritet deficiti tregtar në Malin e Zi - Eksportet mbulojnë vetëm 12,6% të importeve
Tregtia e jashtme totale e Malit të Zi për periudhën janar-shtator 2025 arriti në 3,69 miliardë euro, sipas të dhënave paraprake nga Administrata e......
Investimet në ndërtim marrin “hov”/ Fluksi i huave arrin nivel të lartë në shtator të vitit 2025
Sektori i ndërtimit në Shqipëri po dëshmon vitalitet, duke reflektuar një besim të shtuar nga bizneset private në potencialin e tij afatgjatë. Të dhënat më......
Operacioni “Posta e Rreme”/ Arrestohen 2 shtetas kinezë. Mashtronin qytetarët shqiptarë
Goditet një grup i huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare. Vihen në pranga dy shtetas kinezë. Sekuestrohen......
“Sigurimet në rritje, por tregu mbetet i përqendruar”/ AMF: Ai i detyrueshëm përbën 61.8% të totalit. Jo-jeta, po ashtu dominon
Tregu i sigurimeve në Shqipëri po njeh rritje të qëndrueshme, por mbetet thellësisht i varur nga sigurimi i detyrueshëm i automjeteve. Të dhënat më të fundit......
Një vit nga aksidenti i Novi Sadit në Serbi Qytetarët shpërthejnë në protesta. Vuçiç: Nuk do të ketë ndryshim qeverie
Dhjetëra mijëra studentë dhe kundërshtarë të presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u mblodhën në qytetin verior të Novi Sadit për të zhvilluar një......
Doganat, për çdo procedurë shpenzohet 0.23 ditë më pak/ Ulet koha e përpunimit në kufi, 41 shërbime ofrohen online
Procedurat doganore janë lehtësuar ndjeshëm për bizneset, duke reduktuar burokracitë dhe kohën e tyre të pritjes. Dogana Shqiptare ka njoftuar përmirësime......





