Çipet globale, rekord shitjesh në 2024- Sektori u rrit me gati 20% në raport me një vit më parë
Shoqata e industrisë së gjysmëpërçuesve njoftoi se shitjet globale të çipeve arritën në 627.6 miliardë dollarë në 2024, një rritje prej 19.1% krahasuar me vitin 2023, prej 526.8 miliardë dollarësh. Për më tepër, shitjet e tremujorit të katërt prej 170.9 miliardë dollarësh ishin 17.1% më shumë se tremujori i katërt i 2023.
Ndërsa shitjet globale për muajin dhjetor 2024 ishin 57 miliardë dollarë, një rënie prej 1.2% krahasuar me totalin e nëntorit 2024. Shitjet mujore përpilohen nga Organizata Botërore e Statistikave të Tregtisë së Gjysëmpërçuesve dhe përfaqësojnë një mesatare lëvizëse tremujore.
“Tregu global i gjysmëpërçuesve përjetoi vitin e tij më të lartë të shitjeve në 2024, duke kaluar 600 miliardë dollarë në shitje vjetore për herë të parë dhe një rritje dyshifrore e tregut parashikohet për vitin 2025,” njoftojnë burime zyrtare nga organizata.
Gjysmëpërçuesit mundësojnë pothuajse të gjitha teknologjitë moderne, duke përfshirë pajisjet mjekësore, komunikimet, aplikacionet e mbrojtjes, inteligjencën artificiale, transportin e avancuar e shumë sektorë të tjerë.
Sipas rajoneve, shitjet vjetore u rritën më shumë në Amerikë (44.8%) dhe Kinë (18.3%, por pësuan rënie në Japoni (-0.4%) dhe Evropë (-8.1%).
“Me rritjen e shitjeve të gjysmëpërçuesve globalisht, Amerika parashikohet të trefishojë kapacitetin e prodhimit vendas deri në vitin 2032, duke përforcuar zinxhirët e furnizimit global, thonë analistët.
Shitjet e produkteve logjike arritën në 212.6 miliardë dollarë në vitin 2024, duke e bërë atë kategorinë më të madhe sipas shitjeve. Ndërsa produktet e memories ishin të dytat, duke u rritur me 78.9% në vitin 2024, në një total prej 165.1 miliardë dollarësh.
Sondazh

BE, 20 mld euro për inteligjencën artificiale- Synohet rritja e konkurrencës së bllokut ndaj SHBA-së dhe Kinës
Komisioni Evropian njoftoi krijimin e një fondi komunitar prej 20 miliardë eurosh për të promovuar kërkimin dhe inovacionin në fushën e inteligjencës......

Kryeadministratorja e AAPSK: Rritja e aseteve të konfiskuara, progres në luftën ndaj paligjshmërisë
Kryeadministratorja e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), zj. Risena Xhaja mori pjesë sot, më 11.02.2025, në......

Leasing dhe turizmi, kombinimi fitues - Mjeti që po ndihmon kompanitë e makinave me qira të rriten
“Leasing” është kthyer në një mjet kyç për zhvillimin e sektorit të qirasë së makinave në Shqipëri. Leasing është një formë qiraje afatgjatë, ku një kompani......

Janar 2025, të ardhurat tatimore 5.4 milionë lekë me shumë se plani - Tatimet: Ecuri pozitive, 15% me shumë të ardhura se një vit më parë
Janari i këtij viti ka rezultuar i suksesshëm për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Referuar të dhënave të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve......

Eurobond 650 mln euro pritet të jetë 10-vjeçar - Periudha e paraqitjes së interesit 11 shkurti - 11 mars 2025
Shqipëria ka nisur procesin për të emetuar një Eurobond të ri me vlerë 650 milionë euro, një lëvizje kyçe për financimin e borxhit aktual dhe mbështetjen e......

Leasing dhe turizmi, kombinimi fitues/ Mjeti që po ndihmon kompanitë e makinave me qira të rriten
“Leasing” është kthyer në një mjet kyç për zhvillimin e sektorit të qirasë së makinave në Shqipëri. Leasing është një formë qiraje afatgjatë, ku një kompani......

Çmimet e gazit, në nivelet më të larta të 2 viteve - Shtohet pasiguria e furnizimit në tregjet evropiane
Çmimet evropiane të gazit natyror u rritën në nivelin më të lartë të dy viteve, ndërsa temperaturat më të ftohta zbrazin objektet e magazinimit të rajonit.......

Shqipëria në BIOFACH 2025: Promovimi i produkteve organike shqiptare në një skenë globale
Në datat 11-14 Shkurt 2025, Shqipëria do të jetë pjesë e BIOFACH 2025, një nga panairet më të rëndësishme ndërkombëtare për produktet organike, i cili mbahet......