Inflacioni global, i lartë deri në 2028 - Ekonomistët parashikojnë norma mbi objektivat e bankave qendrore
Ekonomistët presin që inflacioni global të mbetet i lartë të paktën deri në vitin 2028, sipas një sondazhi të ri që mund të shtojë shqetësimet e tregut.
Analistët parashikojnë një normë mesatare inflacioni prej 3.5% në tre vjet, vetëm pak më poshtë se 3.9% e parashikuar për vitin 2025, tregoi një studim tremujor i kryer nga Instituti gjerman Ifo dhe Instituti për Politikat Ekonomike Zvicerane. Pothuajse 1,400 ekspertë nga 125 vende morën pjesë në sondazhin në fillim të dhjetorit.
“Pritshmëritë e inflacionit mbeten mbi objektivat e shumë bankave qendrore. Uljet e mëdha të normave të interesit nuk kanë gjasa të ndodhin, duke pasur parasysh këto pritje”, njotojnë ekspertët e Institutit.
Të dhënat e fundit në SHBA dhe në zonën e euros kanë nxitur shqetësimet se rritja e çmimeve të konsumit mund të zgjasë më shumë se sa mendohej, duke sjellë ndryshime në pritshmëritë e uljes së normave të interesit, veçanërisht nga Fed.
Sipas sondazhit, pritshmëritë e çmimeve janë rritur, kryesisht për Amerikën e Veriut. Në vitin 2025, ekspertët shohin një normë mesatare prej 2.6%, 0.2 pikë përqindje më shumë se në raundin e mëparshëm të sondazhit në tremujorin e tretë. Norma parashikohet 2.8% në 2026 dhe 2.9% në 2028.
Ekonomistët shohin një normë inflacioni prej 2% në 2028 për Evropën Perëndimore, ndërsa vlerësimi për Evropën Jugore është 2.7% dhe për Evropën Veriore 2.5%.
Sondazh

Bitcoin arrin mbi 106,000 USD - Vlera e kriptomonedhës është rritur mbi 50% që pas zgjedhjeve në SHBA
Bitcoin u rrit në një nivel rekord mbi 106,000 dollarë të hënën pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump sugjeroi se ai planifikon të krijojë një rezervë......

Suedia planifikon të heqë shtetësinë personave që kërcënojnë sigurinë kombëtare!
Suedia po planifikon të ndryshojë kushtetutën e saj për të hequr shtetësinë nga shtetasit me nënshtetësi të dyfishtë që marrin pasaportat e tyre me mashtrim......

Bizneset do i vetëmenaxhojnë mbetjet - Detyrimet/ Financojnë grumbullimin e riciklimin. Gjoba të “kripura” nëse s’përmbushen
Çdo subjekt prodhues, që zhvillon, prodhon, përpunon, trajton, shet ose importon produkte që gjenerojnë mbetje pas përdorimit do të ketë detyrime për t’i......

Ekonomia gjermane tkurret për të dytin vit radhazi - Kostot e energjisë dhe konkurrenca në rritje, ndër shkaktarët kryesorë
Ekonomia e Gjermanisë u tkurr për të dytin vit radhazi në 2024, duke nënvizuar ashpërsinë e rënies me të cilën përballet centrali i prodhimit të Evropës.......

Gjurmim fiskal “arab” për mallrat e importit - Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara Arabe
Krahas marrëveshjes për lidhjen energjetike nënujore mes Shqipërisë dhe Italisë, në Abu Dhabi është nënshkruar edhe marrëveshja për krijimin e Agjencisë së......

Bllokohen sms dhe telefonatat promocionale - Ngrihet regjistri që “mbledh” kompanitë dhe qytetarët. Si do të funksionojë?
Mesazhet, telefonatat dhe e-mailet promocionale të kompanive në vend që ofrojnë shërbime të ndryshme dhe apo që shesin produkte, kundrejt qytetarëve, pa......

SHBA, deficiti buxhetor arrin 711 mld USD - Shpenzimet u rritën, ndërsa të ardhurat nga taksat pësuan rënie
Deficiti buxhetor i SHBA-së arriti një rekord të ri në periudhën tetor-dhjetor, sipas të dhënave të Departamentit të Thesarit, pasi shpenzimet u rritën......

Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari dhe Franga
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës nga dje teksa blihet sot me 94.9 lekë dhe shitet me 96 lekë sipas kursit të këmbimit......