Industria e vajit të ullirit “ngushëllohet” me tarifat 15%/ Por, bizneset greke shqetësohen për konkurrencën në rritje nga tregjet e tjera
Një zyrtar i industrisë greke të vajit të ullirit tha se një tarifë importi e vendosur nga SHBA për mallrat e Bashkimit Evropian ishte një marrëveshje më e mirë se plani fillestar prej 30%.
Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje tregtare kornizë me Bashkimin Evropian të dielën, duke vendosur një tarifë importi prej 15% për shumicën e mallrave të BE-së e duke shmangur një luftë më të madhe tregtare midis dy aleatëve që përbëjnë pothuajse një të tretën e tregtisë globale.
"Mund të kishte qenë më keq... nga 30% që mund të kishim pasur, 15% është më mirë. Është diçka që bizneset mund ta përballojnë", tha Drejtori i Përgjithshëm i SEVITEL, Giorgos Mitrakos, shoqata e të cilit merret me fabrikat e prodhimit dhe eksportuesit e vajit të ullirit. Vlerësohet se ka rreth 750 fabrika të tilla në Greqi.
Ai beson se kompanitë mund të jenë në gjendje ta përballojnë taksën 15%, bazuar në çmimet aktuale, por vlera 30% do të kishte krijuar vështirësi. Ka më shumë shqetësime për faktin që konkurrentët mund të përfitojnë nga një marrëveshje me tarifë më të ulët. Kjo do të rriste konkurrencën për kompanitë greke, tha Mitrakos.
Greqia, eksportuesi i pestë më i madh i vajit të ullirit në Shtetet e Bashkuara, dërgon atje rreth 8,000-10,000 tonë çdo vit. Kjo industri është gjigante në Greqi, duke punësuar dhjetëra mijëra njerëz.
Bashkimi Evropian është prodhuesi dhe eksportuesi kryesor i vajit të ullirit, duke prodhuar afërsisht 67% të totalit në botë dhe rreth 65% të eksporteve globale. Destinacionet kryesore për vajin e ullirit të BE-së janë Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Japonia.

“Stablecoins kërcënojnë autonominë e Evropës”/ BQE: Ndikimi i dollarit mbi kriptoasetet rrit varësinë gjeopolitike nga SHBA
Dominimi i hershëm i dollarit mbi monedhat e qëndrueshme (stablecoins) i jep SHBA-së një avantazh që mund të rrisë kostot e huamarrjes për Evropën, të......

Gjermania përballet me krizën e strehimit/ Planifikon lehtësime ligjore dhe rritje buxheti për ndërtimin e banesave
"Ndërtimi dhe strehimi janë çështja sociale e kohës sonë", njoftoi Ministria e Ndërtimit dhe Strehimit në Gjermani, kur publikoi planin për të ndihmuar në......

Kina “përgatit terrenin” për robotët humanoidë/ Modelet e reja kryejnë punë shtëpie dhe kujdesen për të moshuarit
Robotët humanoidë të Kinës po bëhen shpejt të aftë në punët e shtëpisë, pasi inxhinierët i pajisin ata me shkathtësinë dhe inteligjencën për të trajtuar......

Trump “shënjestron” Meksikën/ Tarifa 30% për importet nga vendi fqinj, duke nisur nga 1 gushti
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po përgatitet të vendosë një tarifë prej 30% për importet nga Meksika duke filluar nga 1 gushti. Ai e ka......

Grekët vajtojnë për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm - Shoqata Greke e Hoteleve: Mungojnë mbi 60,000 punëtorë në sezon
Në Greqi po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjesh punëtorë për sezonin e verës në turizëm. Pothuajse kudo në ishujt e populluar me turistë, shihen tabelat......

Masa të reja për ndërtimet, listë e zezë për shkelësit e ligjit/ Rama paralajmëron arkitektët: Do mbani përgjegjësi për devijimet
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit e cila u shërben edhe......

Rreth 12 mijë hektarë pyje bëhen shkrumb/ EFFIS: Numërohen 47 vatra zjarri që nga fillimi i vitit e deri më tani
Që nga fillimi i vitit e deri më tani rezultojnë të jenë djegur 12,641 hektarë pyje dhe kullota në Shqipëri. Të dhënat më të fundit nga Sistemi Evropian i......

Ministri Vengu ndan informacionet mbi zjarret/ Rreth 1 mijë forca nga toka, 4 helikopterë dhe 1 avion nga ajri
Vatrat e zjarrit në Shqipëri vijojnë të jenë aktive ndërsa ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, publikoi informacionet e fundit, nga aksionet se ku po operohet......