India sulmon Pakistanin - Tensionet përshkallëzohen pas vrasjeve në Kashmir muajin e kaluar
India njoftoi se forcat e saj të armatosura kishin kryer sulme kundër Pakistanit dhe atyre që i quan Xhamu dhe Kashmir të pushtuar nga Pakistani, duke synuar "infrastrukturën terroriste". "Veprimet tona kanë qenë të fokusuara, të matura dhe jopërshkallëzuese. Asnjë strukturë ushtarake pakistaneze nuk është synuar", tha Ministria e Mbrojtjes e vendit.
Operacioni, që sipas ministrisë tha se kishte për qëllim nëntë vende "nga ku janë planifikuar dhe drejtuar sulme terroriste kundër Indisë", vjen pas një sulmi militant muajin e kaluar në Pahalgam, Xhamu dhe Kashmir, në të cilin u vranë 26 persona. "Ne po i përmbahemi angazhimit se ata që kanë kryer këtë sulm do të mbajnë përgjegjësi", tha deklarata.
Ministria shtoi se India kishte treguar "përmbajtje të konsiderueshme në përzgjedhjen e objektivave dhe metodën e ekzekutimit" në "Operacionin Sindoor". Termi “Sindoor” i referohet një pudre me ngjyrë të kuqe ose portokalli që vendoset kryesisht nga gratë e martuara hindu indiane.
Në një konferencë për shtyp më vonë, Sekretari i Jashtëm i Indisë, Vikram Misri, tha se një grup i quajtur Fronti i Rezistencës kishte marrë përgjegjësinë për kryerjen e masakrës në Kashmir, duke e akuzuar atë si një degë të organizatës terroriste Lashkar-e-Tayyiba me bazë në Pakistan, e cila është e ndaluar nga Kombet e Bashkuara. Pakistani i ka mohuar pretendimet.
Ministri i Informacionit i Pakistanit, Attaullah Tarar, akuzoi Indinë për shkelje të sovranitetit territorial të vendit të tij dhe sulm ndaj popullsisë civile. Një zëdhënës ushtarak pakistanez tha se 26 pakistanezë u vranë dhe 46 u plagosën gjatë sulmeve.
Shumica e linjave ajrore po devijojnë fluturime nga hapësira ajrore pakistaneze, sipas gjurmuesit të fluturimeve FlightRadar24. Linjat ajrore indiane si IndiGo dhe SpiceJet thanë se aeroportet në Indinë veriore dhe fluturimet u ndikuan nga kjo situatë. Linja ajrore e Lindjes së Mesme, Qatar Airways, ka pezulluar përkohësisht fluturimet për në Pakistan për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore pakistaneze.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se "Mendoj se njerëzit e dinin se diçka do të ndodhte bazuar nga e kaluara. Është për të ardhur keq", tha Trump, duke shtuar se shpreson “që të përfundojë shumë shpejt". Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se po e monitoronte nga afër situatën dhe do të vazhdonte angazhimet drejt një situate paqësore.
Nga ana tjetër, ministria e jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe i bëri thirrje Indisë dhe Pakistanit të "ushtrojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm që kërcënon paqen rajonale dhe ndërkombëtare".
Sondazh

Sa e rëndë është barra e kredisë për bizneset? - Vrojtimi i BSH: Në segmentin e vogël dhe të mesëm, kostoja e huasë është zbutur
Në gjysmën e dytë të vitit 2024, bizneset e vogla rezultojnë me më pak kredi të marra nga bankat, ndërkohë që huamarrja te bizneset e mesme ka rezultuar disi......

67 mijë fermerë përfituan fonde në bujqësi - Nafta falas për punimin e tokës, u financuan mbi 52 mijë aplikantë
Mbi 67 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar financim nga Skema e Subvencioneve në bujqësi përgjatë vitit 2024. Të dhënat zyrtare nga Ministria e......

Dezinformim dhe teori konspiracioni ndërsa konklava sekrete nis zgjedhjen e Papës së ardhshëm!
Dezinformimi që qarkullon në internet ka mbjellë konfuzion ndërsa konklava sekrete për të zgjedhur Papën e ardhshëm ka nisur sot në Vatikan. Konklava vjen......

Tatimet mbledhin 379 milionë euro në Prill - Të ardhurat nga pagat dhe konsumi tejkalojnë planin në 4 mujor
Administrata tatimore ka arkëtuar afro 379 milionë euro vetëm përgjatë muajit Prill të këtij viti. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme......

Parajsat fiskale/ Në cilat vende europiane të pasurit përfitojnë më shumë lehtësime tatimore?
Qeveritë europiane po përballen me kufizime buxhetore. Rritja e dobët, tronditjet tregtare dhe plakja e popullsisë vazhdojnë të godasin arkën shtetërore,......

Dobësohet sërish Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka regjistruar sërish zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm pas një rikuperimi të lehtë që pati ditën e djeshme duke u blerë me 85.6 lekë dhe......

“Zhvillimi global u ngadalësua në 2024” - Raporti i OKB-së paralajmëron për sfidat ekonomike dhe rreziqet e “IA”
Progresi në zhvillimin global u ngadalësua në vitin 2024, duke ngritur shqetësime se arritjet në vitet e fundit mund të jenë duke rënë, sipas një raporti të......

1 mijë dollarë për tu larguar nga SHBA - Si Trump po kërkon të luftojë emigrantët ilegalë?!
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se do t'u paguante emigrantëve të paligjshëm 1,000 dollarë (880 euro) për t'u kthyer......