India heq dorë nga nafta ruse? - Deklarata e Trump rrit çmimet në tregjet globale
Çmimet e naftës u rritën rreth 1% pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump mbi vendimin e Indisë. Sipas Trump, kryeministri indian Narendra Modi kishte premtuar se vendi do të ndalonte blerjet e naftës nga Rusia, një lëvizje që mund të ndikojë në furnizimet globale.
Nafta Brent u rrit me 54 cent, ose 0.87%, duke arritur në 62.45 dollarë për fuçi. Ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 57 cent, ose 0.98%, në 58.84 dollarë për fuçi.
Të dyja kontratat prekën nivelet më të ulëta që nga fillimi i majit në sesionin e mëparshëm, për shkak të tensioneve tregtare SHBA-Kinë dhe paralajmërimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) për një tepricë të madhe vitin tjetër. Kjo vjen ndërsa prodhuesit e OPEC+ dhe rivalët po rrisin prodhimin në kushtet e kërkesës së dobët.
Trump theksoi se India, që siguron rreth një të tretën e naftës së saj nga Rusia, do të ndalojë blerjet nga Moska. Ai shtoi se SHBA tani do të përpiqet të bindë edhe Kinën që të ndjekë të njëjtën rrugë, në kuadër të përpjekjeve për t’i reduktuar Kremlinit të ardhurat dhe për ta shtyrë drejt një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë.
Disa rafineri indiane po përgatiten të ulin gradualisht importet e naftës ruse, sipas burimeve të njohura me çështjen që folën për Reuters. Administrata amerikane nenvizoi gjithashtu se pret që edhe Japonia të ndalojë importet e energjisë nga Rusia.
India dhe Kina janë dy blerësit më të mëdhenj të naftës ruse të transportuar me anije, që është subjekt i sanksioneve nga SHBA dhe Bashkimi Evropian. Prej muajsh, kryeministri Modi i ka rezistuar presionit amerikan për të ndalur blerjet nga Rusia, me zyrtarët indianë që i kanë cilësuar ato si të domosdoshme për sigurinë energjetike kombëtare.

Eliminimi i “pikave të zeza” në rrugët kombëtare - ARRSH, financim 83 milionë lekë për rritjen e sigurisë rrugore
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për eleminimin e “pikave të zeza” në rrjetin rrugor kombëtar. Referuar dokumentit në Agjencinë e......

Serbia, e gatshme të blejë aksionet ruse të NIS - Por, Rusia preferon shitjen e kompanisë tek partnerë të huaj
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka propozuar që Beogradi të blejë pjesën në pronësi ruse të kompanisë së naftës NIS, por kjo ide u prit me pak entuziazëm,......

Subvencion energjisë për familjet e cënueshme - Hapen aplikimet përmes platformës eKosova
Ministria e Financave në Kosovë ka njoftuar se është hapur aplikimi në Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2025 –......

Thikat zvicerane “përballen” me tarifat e Trump - Prodhuesit zhvendosin fokusin drejt Azisë dhe Amerikës Latine
Prodhuesi i thikave zvicerane Victorinox po përshtatet me tregun e ri global të formuar nga tarifat e Presidentit amerikan Donald Trump. Kompania po rishikon......

Shërbimet elektronike, me tarifa të reja - Për administratën publike, subjektet private dhe qytetarët
Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave ka përcaktuar tarifat për shërbimet elektronike të ofruara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit......

Luhatje në tregun valutor – Forcohen Euro, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur këtë të enjte ne kuota të pa qëndrueshme në raport me një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.6 lekë dhe është......

Italia siguron rreth 5 miliardë euro nga bankat - Miratohet projektbuxheti për periudhën 2026-2028
Italia do të sigurojë fonde nga bankat dhe kompanitë e sigurimeve për të ndihmuar në financimin e buxhetit për periudhën 2026-2028, njoftoi Ministria e......

Automjetet elektrike zgjerojnë globalizimin e tregut - 2.1 milionë makina u shitën në shtator, 26% rritje nga viti i kaluar
Shitjet globale të automjeteve plotësisht elektrike dhe hibride u rritën me 26% në shtator krahasuar me një vit më parë, duke arritur një rekord prej 2.1......