India, ekonomia e katërt më e madhe në botë - Renditet pas SHBA, Kinës dhe Gjermanisë

Ekonomia e Indisë ka kaluar atë të Japonisë në terma të Prodhimit të Brendshëm Bruto nominal, duke u bërë kështu e katërta më e madhe në boto pas SHBA, Kinës dhe Gjermanisë. Sipas parashikimeve të fundit të FMN, India vlen rreth 4,5 trilionë dollar, me një avantazh prej rreth 50 miliardë dollar ndaj Japonisë. India ka një popullsi prej 1,46 miliardë persona dhe një rritje të ekonomisë rreth 6%.
Ndërkohë, sipas të dhënave të fundit, mes pasigurive në rritje të tregtisë globale, ekonomia e Indisë parashikohet të rritet me 7.4% në vitin fiskal që përfundon në mars 2026, më e lartë se 6.5% në vitin e fundit fiscal.
Në vitin 2025, vlerësimet paraprake ofruan shenjën e parë zyrtare të një ngadalësimi në ekonominë me rritjen më të shpejtë në botë, duke e përcaktuar rritjen e Indisë në 6.4%, më e dobëta që nga pandemia. Kjo shifër u rishikua më vonë në 6.5% në maj.
Konsumi privat pritet të zgjerohet me 7%, pak më poshtë nga rritja prej 7.2% e vitit të kaluar. Ndërkohë, shpenzimet qeveritare parashikohet të rriten me 5.2%, nga një rritje prej 2.3% në vitin e kaluar.
Eksportet indiane drejt SHBA-së, partnerit të saj më të madh tregtar, i janë nënshtruar tarifave prej 50% që nga gushti i vitit të kaluar. Ndërsa negociatat drejt një marrëveshjeje tregtare janë duke vazhduar, tarifat e zgjatura pritet të ndikojnë negativisht në vrullin ekonomik.
Muajin e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se PBB-ja reale e Indisë parashikohet të rritet me 6.6% në vitin fiskal 2026 përpara se të moderohet në 6.2% në vitin fiskal 2027, duke supozuar një vonesë të zgjatur në një marrëveshje tregtare SHBA-Indi.
Pavarësisht këtyre rreziqeve, ekonomia indiane ka qenë çuditërisht e qëndrueshme në gjysmën e parë të vitit fiskal 2026, duke u rritur më shpejt se sa pritej me 7.8% në tremujorin e qershorit dhe 8.2% në tremujorin që përfundon në shtator.
Analiza, pse është aq e lakmuar Groenlanda? - Nga rëndësia strategjike, tek burimet e pashfrytëzuara të nëntokës
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ringjallur ambicien e tij për të fituar kontroll mbi Groenlandën, duke argumentuar se ishulli Arktik është jetik për......
Reshjet, Ministrja Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës
Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, nga Durrësi, theksoi se të gjitha strukturat janë në gadishmëri të plotë për përballimin e situatës së krijuar......
Reshje dhe rrëshqitje të tokës në fshatrat e Vlorës, prefektja Allushi: Të gjitha strukturat në shërbim të pandërprerë të komunitetit
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale edhe në Qarkun e Vlorës, ku situata më problematike paraqitet në bashkinë e......
Situata nga reshjet, probleme edhe me energjinë - MIE: Janë stakuar 17 fidera. Nënstacioni Kajan, jashtë pune
Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në disa zona të vendit. Sipas raportit të strukturave të......
Punimet për korridorin VIII rrugor - ARRSH bën gati tenderin për spostimin e linjave të tensionit të lartë
Spostimi i linjave të tensionit të lartë në korridorin 8 do të kushtojë rreth 116.7 mln lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin për kompaninë......
Kosova, në “pushtetin” e ujit – Përmbytje në perëndim dhe qendër të vendit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se më 5 dhe 6 janar, në territorin e Kosovës kanë rënë mesatarisht 43 milimetra shi për metër......
Kërkesë e lartë për punonjës të pakualifikuar - Mbi 270 vende pune në javën e parë të 2026-ës. Cilët dominojnë?
Viti 2026 ka nisur me një kërkesë të lartë për punonjës në Shqipëri. Referuar të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, vetëm në javën e......
Tregu “përqafon” obligacionet 20-vjeçare - Ankandi i fundit solli interes të lartë nga investitorët. Kërkesa tejkalon ofertën
Ministria e Financave ka zhvilluar ankandin e parë të obligacioneve 20-vjeçare për këtë vit, duke shënuar një interes të lartë nga tregu për instrumentin më......


