Bota Postuar më 3 Shtator 2026, 09:57

IA, si energjia elektrike në epokën industriale - Altman: Do të jetë themel për revolucionet e ardhshme teknologjike

Nga Lidion Kulla

IA, si energjia elektrike në epokën industriale - Altman: Do të

Drejtori Ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, tha se vendet që nuk e përqafojnë inteligjencën artificiale rrezikojnë të humbasin përparimet teknologjike në të ardhmen, duke krahasuar rëndësinë e teknologjisë me përdorimin e energjisë elektrike, më shumë se një shekull më parë. Duke folur me Sekretarin amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick, në Chapel Hill në Karolinën e Veriut, Altman tha se Inteligjenca Artificiale ishte hapi i fundit në një zinxhir të gjatë revolucionesh teknologjike dhe do të shërbente si themel për inovacionet e ardhshme.

“Njerëzit do ta përdorin inteligjencën artificiale për të shpikur çfarëdo gjëje që do të vijë më pas”, tha Altman. “Nëse nuk i mundësoni njerëzve dhe bizneseve që të përdorin inteligjencën artificiale, nuk do të munden të shpikin nivelin tjetër të zhvillimit”, shtoi ai.

Altman argumentoi se inteligjenca artificiale do të përshpejtonte ndjeshëm inovacionin, veçanërisht për sipërmarrësit dhe startup-et, duke thënë se mjete të tilla si Codex i OpenAI tashmë po e zvogëlojnë kohën e nevojshme për të zhvilluar dhe testuar ide të reja. “Sigurisht që inteligjenca artificiale do të transformojë kompanitë e mëdha dhe, sigurisht që do të transformojë edhe qeveritë, por ajo që mund të bëjë për sipërmarrësit dhe për njerëzit që kanë një ide dhe duan ta sjellin atë në botë, është vërtet mahnitëse”, tha Altman.

Ai shtoi se bota ende nuk e ka kuptuar plotësisht se sa shpejt mund të ecë inteligjenca artificiale, sidomos në zhvillimin e produkteve, dhe të ndihmojë bizneset të mbledhin reagime dhe vlerësime nga klientët. Altman i nxiti qeveritë të përvetësonin teknologjinë, duke thënë se nëse veprojnë ndryshe do të ishte e krahasueshme me refuzimin e energjisë elektrike, gjatë epokës industriale. Shefi i OpenAI përfundoi duke thënë se, brezat e ardhshëm do të rriten në një botë ku sistemet inteligjente do të integrohen në të gjitha produktet dhe shërbimet.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat