“IA, rrezik për njerëzimin” - OKB kërkon kontrolle urgjente për Inteligjencën Artificiale të avancuar

Një paralajmërim i fortë vjen nga Kombet e Bashkuara për zhvillimin e inteligjencës artificiale. Shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së, Volker Türk, deklaroi se sistemet e avancuara të IA-së mund të përbëjnë një “rrezik ekzistencial për njerëzimin”, duke kërkuar veprime urgjente përpara se teknologjia të bëhet shumë e fuqishme për t’u kontrolluar.
Duke iu drejtuar Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Türk tha se njerëzimi po përballet me kërcënime të panjohura dhe të paprecedenta për të drejtat e njeriut.
Ai ngriti pikëpyetjen se, megjithëse nevoja për qeverisjen dhe kontrollin e inteligjencës artificiale pranohet gjerësisht, veprimi konkret po vonon. Sipas tij, kjo vonesë rrezikon t’u japë më shumë pushtet kompanive të mëdha teknologjike dhe një grupi të vogël njerëzish që kontrollojnë zhvillimin e sistemeve më të avancuara të IA-së.
Türk u ndal veçanërisht te rreziku që sistemet autonome të tejkalojnë kufijtë e vendosur nga zhvilluesit e tyre. Ai përmendi raste gjatë testimeve ku agjentë të inteligjencës artificiale kanë arritur të dalin nga mjediset e kontrolluara, të marrin akses në sisteme të tjera ose të përdorin mekanizma të padëshiruar për të shmangur fikjen.
Komentet e tij lidhen edhe me incidentet e raportuara së fundmi në industrinë e teknologjisë, ku agjentë të IA-së kanë ekzekutuar kode dhe kanë ndërvepruar me serverë jashtë mjediseve të parashikuara të testimit. Raste të ngjashme janë raportuar edhe nga kompani të tjera të mëdha të sektorit, duke rritur shqetësimet për mënyrën se si duhet të kontrollohen sistemet që marrin gjithnjë e më shumë vendime në mënyrë autonome.
Përballë këtyre zhvillimeve, shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së kërkoi një përpjekje ndërkombëtare për vendosjen e garancive të forta të sigurisë. Ai tha se vendet ku zhvillohet inteligjenca artificiale, së bashku me shtetet dhe kompanitë që janë pjesë e zinxhirëve të furnizimit, duhet të bien dakord për kufij të qartë dhe “vija të kuqe” që nuk duhet të kapërcehen.
Türk kërkoi gjithashtu verifikim të pavarur të sistemeve të IA-së dhe bashkëpunim më të madh brenda industrisë për çështjet e sigurisë. Por shqetësimet nuk lidhen vetëm me skenarët ekstremë. OKB-ja paralajmëron edhe për ndikimin që inteligjenca artificiale mund të ketë në tregun e punës, proceset e punësimit, demokracinë, privatësinë dhe mjedisin.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka vendosur tashmë një kuadër ligjor përmes Aktit të Inteligjencës Artificiale. Legjislacioni përcakton kërkesa më të rrepta për sistemet me rrezik të lartë dhe ndalon disa përdorime të konsideruara të papranueshme.
Megjithatë, zhvillimi i shpejtë i teknologjisë po e vë në provë aftësinë e qeverive për të ndërtuar rregulla që ecin me të njëjtin ritëm. Dhe mes garës globale për të zhvilluar modelet më të fuqishme të inteligjencës artificiale, paralajmërimi i OKB-së është i qartë: kontrollet duhet të vendosen tani, përpara se të jetë tepër vonë.
Fatura e aksidenteve - AMF: Kompanitë e sigurimit paguan mesatarisht 175 mijë lekë për dëmet motorike
Një kompani sigurimi ka paguar mesatarisht 175 mijë lekë për dëmet që pësuan makinat në aksident apo ngjarje të tjera. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes......
Kullat e Veriut, drejt rijetëzimit - Gonxhja: 697 raste pronësie, 28 projekte restaurimi
Kullat karakteristike të Veriut të Shqipërisë pritet të hyjnë në një fazë të re, nga objektet e trashëgimisë kulturore, në asete që mund të gjenerojnë......
Transporti, sfida e tranzicionit - Plani i ri për dekarbonizimin: Elektrifikim, transport publik dhe hekurudhor
Transporti është një prej sektorëve kryesorë ku vendi ynë duhet të ndërhyjë për të përmbushur objektivat energjetikë dhe klimatikë deri në fund të dekadës.......
Ndërtimet e reja në Shqipëri/ Zënë 35-50% të ofertës në zonat kryesore
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijon të karakterizohet nga një prani e konsiderueshme e ndërtimeve të reja. Sipas një vlerësimi të Investropa......
Shtëpia mban gratë larg punës/ Puna e papaguar, 28% përballë vetëm 1.5% te meshkujt
Edhe pas një dekade, detyrat shtëpiake vazhdojnë të jenë një nga arsyet kryesore që i mbajnë gratë shqiptare jashtë tregut të punës. Të dhënat e INSTAT-it......
Sinjali i fortë që vjen nga Gjermania - Fitorja e AfD-së dhe krisja e barrierës ndaj ekstremit të djathtë
Rezultati i fortë i Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt është më shumë sesa një sukses elektoral në një land të......
9.7 mln euro për bebet/ 7-mujori, rritje në raport me një vit më parë
Në 7 muajt e parë të vitit, buxheti i shtetit ka shpërndarë 900 milionë lekë, apo 9.7 milionë euro për bebet e lindura gjatë kësaj periudhe. Të dhënat......
Ku po hapen më shumë biznese? - Nga 6039 në Tiranë, te vetëm 78 në Kukës. Harta e sipërmarrjeve të reja
Janë mbi 11 mijë biznese të reja të regjistruara në Shqipëri gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, por harta e sipërmarrjes tregon një përqendrim të fortë......

