“IA mund të transformojë tregtinë globale”/ OBT: Vlera e shkëmbimeve tregtare mund të rritet me 40% deri në 2040
Inteligjenca artificiale mund të rrisë vlerën e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve me gati 40% deri në vitin 2040, sipas Organizatës Botërore të Tregtisë. Megjithatë, pa politika të përshtatshme, teknologjia gjithashtu mund të thellojë diferencat ekonomike, paralajmëron raporti.
Kostot më të ulëta dhe rritja e produktivitetit mund të sjellin një rritje të ndjeshme të tregtisë dhe të PBB-së deri në vitin 2040. Në skenarë të ndryshëm, tregtia globale pritet të shtohet me 34–37%, ndërsa PBB-ja globale mund të rritet me 12–13%. "Inteligjenca artificiale mund të jetë një arritje për tregtinë në një mjedis gjithnjë e më kompleks," u shprehën burimet zyrtare të OBT-së. Sipas tyre, teknologjia inovatore po riformëson të ardhmen e ekonomisë globale, me potencialin për të reduktuar kostot e tregtisë dhe për të rritur produktivitetin.
Rregullat globale të tregtisë, të mbikëqyrura nga OBT me qendër në Gjenevë, janë përballur këtë vit me tensione të mëdha, pas tarifave të vendosura nga administrata Trump. Raporti thekson se bizneset mund të ulin kostot në logjistikë, pajtueshmëri me rregulloret dhe në komunikim.
“Teknologjitë e përkthimit të bazuara në inteligjencën artificiale mund ta bëjnë komunikimin më të shpejtë dhe me kosto më efektive, duke i ndihmuar veçanërisht prodhuesit dhe shitësit e vegjël të zgjerojnë praninë e tyre në tregjet globale”, thuhet në studim.
Këto përparime mund të ndihmojnë rritjen e eksporteve në vendet me të ardhura të ulëta deri në 11%, me kusht që të përmirësojnë infrastrukturën e tyre digjitale. Megjithatë, raporti paralajmëron se pa investime të drejtuara dhe politika gjithëpërfshirëse, teknologjia mund të thellojë ndarjet ekzistuese.
Për të siguruar që përfitimet e inteligjencës artificiale të shpërndahen në mënyrë të barabartë, OBT thekson se nevojitet një tregti e parashikueshme, e mbështetur në rregullore. Gjithashtu, është thelbësore ulja e tarifave për lëndët e para të domosdoshme të teknologjisë, duke përfshirë gjysmëpërçuesit.

Programi qeverisës për rrugët/ Ndërtim i 700 km deri në 2029-ën, ja akset ku do investohet
Ndërtim dhe modernizim i rrjetit rrugor kombëtar është një nga pikat kryesore të programit qeverisës 2025-2029, si pjesë e shtyllës së dytë: Rritja ekonomike......

Gati për Kuvend, sot kryeministri Rama paraqet programin qeverisës, nesër votëbesimi i ministrave
Kryeministri Edi Rama paraqet sot në Kuvend programin qeverisës. Duke nisur nga ora 10:00 e ditës së sotme, kjo senacë pritet të shtrihet në dy ditë pasi pas......

Ministrja Diella ‘e prekshme’ në Facebook: Misioni im, të lehtësoj punën e qeverisë
E njohur tashmë si e para ministre virtuale në botë, Diella bëhet me faqen e saj në Facebook, nga ku ju ka drejtuar një mesazh qytetarëve. I ngarkuar me......

Shqipëria, nën Europën dhe rajonin/ Inflacioni arrin në 2.3% në Gusht sipas matjeve të EUROSTAT
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Gusht të vitit......

AKSK paralajmëron qytetarët: Mashtrim me SMS për gjoba të rreme rrugore
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka njoftuar qytetarët për një fushatë mashtruese “smishing”, që po qarkullon përmes mesazheve......

BQK lançon Platformën për Krahasimin e Produkteve Financiare. Transparencë më e madhe për qytetarët
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka lansuar zyrtarisht Platformën për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare, një instrument i ri që......

Rama në Parlamentin Europian: Olivier Röpke, një ‘superhero i heshtur’ i Europës
Kreu i qeverisë, Edi Rama, mbajti një fjalim në Parlamentin Europian në nder të përfundimit të mandatit të presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social......

Polakët u “dyndën” në bregdetin shqiptar/ Gjatë Korrikut numri i vizitorëve në vend u rrit me 34.6%
Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar turistik, me vizitorë që vijnë jo vetëm nga rajoni, por edhe nga Evropa dhe......