Bota Postuar më 11 September 2026, 10:01

Hidrogjeni kalon 130 mld Usd - Investimet rriten, por kostot mbeten pengesë

Nga Edel Strazimiri

Hidrogjeni kalon 130 mld Usd - Investimet rriten, por kostot mbeten pengesë

Investimet globale në projekte të hidrogjenit të pastër kanë kaluar shifrën e 130 miliardë dollarëve, teksa qeveritë po e shohin gjithnjë e më shumë këtë burim si një mjet për forcimin e sigurisë energjetike dhe zhvillimin industrial, krahas reduktimit të emetimeve.

Sipas raportit të Këshillit të Hidrogjenit, investimet përfshijnë më shumë se 570 projekte të angazhuara, të cilat mbështesin rreth 6.9 milionë tonë kapacitet prodhimi në vit. Rreth 90% e këtyre projekteve janë tashmë në ndërtim ose kanë nisur operimin.

Kina kryeson tregun, duke përbërë më shumë se gjysmën e kapacitetit global të angazhuar për hidrogjenin e rinovueshëm. Evropa renditet e dyta për investime, ndërsa SHBA-ja kryeson në vendosjen në përdorim të hidrogjenit me emetime të ulëta të karbonit.

Raporti vlerëson se politikat që janë tashmë në fuqi mund të krijojnë një kërkesë prej rreth 6 milionë tonësh hidrogjen në vit deri në 2030. Nëse qeveritë zbatojnë plotësisht masat ekzistuese, kërkesa mund të rritet me 5 milionë tonë të tjera.

Megjithatë, sektori po përballet me vështirësi të mëdha. Kostot e larta të prodhimit dhe kërkesa e dobët kanë bërë që zhvilluesit të reduktojnë investimet dhe të anulojnë një pjesë të projekteve.

Industria e çelikut dhe transporti në distanca të gjata, të konsideruara ndër fushat më të përshtatshme për përdorimin e hidrogjenit të gjelbër, po përballen me kosto të larta të tranzicionit. Kjo po e bën më të vështirë që teknologjia të kalojë nga projektet e planifikuara në përdorim të gjerë industrial.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat