Hidrogjeni i gjelbër është shumë i shtrenjtë/ Shumë kompani po anulojnë projekte dhe shkurtojnë investimet
Zhvilluesit e hidrogjenit të gjelbër po anulojnë projekte dhe shkurtojnë investimet në të gjithë botën, duke rritur mundësinë e një mbështetjeje më të gjatë se sa ishte parashikuar në lëndët djegëse fosile.
Industritë e vështira për t'u furnizuar me energji elektrike, të cilat shiheshin si kandidate ideale për hidrogjenin e gjelbër, siç është prodhimi i çelikut dhe transporti në distanca të gjata, kanë zbuluar se kalimi në karburantin me karbon të ulët duket tepër i kushtueshëm.
"Ishte premtuar shumë, ishte premtuar shumë gjatë gjithë kohës. Njerëzit nuk e morën parasysh që hidrogjeni është i shkëlqyer si kimikat, por nuk është shumë i mirë si karburant", tha drejtori ekzekutiv i organizatës gjermane jofitimprurëse Think Thank Future Cleantech Architects, Peter Schniering.
Shumë qeveri kanë mbështetur prej kohësh zhvillimin e hidrogjenit të gjelbër - të prodhuar përmes elektrolizës që ndan ujin në hidrogjen dhe oksigjen duke përdorur energji elektrike nga burimet e rinovueshme - për të ndihmuar në dekarbonizimin e energjisë, transportit dhe industrisë.
Vende të tilla si Australia, Britania, Gjermania dhe Japonia njoftuan strategji ambicioze investimi që shpresonin se do të ulnin kostot dhe përfundimisht do të krijonin një sektor fitimprurës të hidrogjenit të gjelbër që nuk do të kishte më nevojë për mbështetje.
Kompania gjermane Dirostahl, e cila prodhon komponentë për turbina me erë, anije dhe tuba shpimi për naftë dhe gaz, varet nga furrat e ndezuara me gaz natyror dhe po kërkon një zëvendësim.
Megjithatë, hidrogjeni i gjelbër është ende shumë i shtrenjtë. Ofertat për karburantin nuk vijnë nën 150 euro për megavat orë (MWh), ndërsa gazi natyror mund të blihet për 30-35 euro/MWh, tha Drejtori Ekzekutiv, Roman Diederichs.
Një problem tjetër është se hidrogjeni është i vështirë për t’u ruajtur sepse kërkon rezervuarë me presion të lartë, temperatura jashtëzakonisht të ulëta dhe ka tendencë të rrjedhë, duke e bërë transportin e rrezikshëm përmes tubacioneve të vjetra të gazit ndërsa pritet infrastruktura e re.
Çmimet mbeten të larta për shkak të kostos së lartë të elektrolizuesve të nevojshëm për prodhim në shkallë të gjerë, bllokimeve në infrastrukturë dhe rritjes së kostove të energjisë që vijnë nga rregullat mbi atë që përbën hidrogjenin e gjelbër.
Disa vende evropiane kanë zvogëluar ambiciet e tyre. Italia kohët e fundit ka zhvendosur më shumë se 600 milionë euro në fondet pas pandemisë nga hidrogjeni në biometan. Franca uli objektivin e saj të kapacitetit të elektrolizës së hidrogjenit për vitin 2030 me më shumë se 30% në prill dhe Portugalia ka ulur ambiciet e saj të kapacitetit të elektrolizës me 45%.

Greqia, plan kombëtar për mungesën e ujit/ Mitsotakis: Përgatitemi për sfidat kryesore të 30 viteve të ardhshëm
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka prezantuar një plan për trajtimin e problemit në rritje të mungesës së ujit. Plani kombëtar adreson nevojën......

“Qendrat e të dhënave, me burime të rinovueshme”/ Kreu i OKB-së, Guterres i bën thirrje sektorit të teknologjisë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, u bëri thirrje kompanive të teknologjisë që të furnizojnë me energji 100% të rinovueshme ndërtimin e......

BE-SHBA, pranë marrëveshjes tregtare/ Zyrtarët amerikanë janë "optimistë" se një marrëveshje mund të jetë e afërt
Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se negociatat midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për një marrëveshje tregtare po bëjnë përparim.......

Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga fatkeqësitë natyrore, del projektligji i ri
Ministria e Financave ka hedhur për Konsultim Publik, projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”. Sipas një publikimi të ministrit......

Tirana Bank shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” - Vlerësohet me çmim nga Euromoney për perfomancën financiare
Tirana Bank është shpallur “Banka më e Mirë në Shqipëri” për vitin 2025 nga Euromoney, një nga institucionet më prestigjioze ndërkombëtare për vlerësimin e......

Financimi i partive politike, Kuvendi nis procedurën për hartimin e një ligji të ri
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur konsultimet për hartimin e një projektligji të ri Për financimin e partive politike”. Përfaqësues nga institucionet publike,......

Shqipëria dhe KfW rinovojnë marrëveshjen për ujin e pijshëm në zonat rurale
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot në parim marrëveshjen ndryshuese të marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga......

Çmimet referencë për taksimin e pasurive të paluajtshme, dalin hartat dhe metodologjia
Ministria e Financave ka nxjerrë në konsultim publik bashkë me vendimin për rivlerësimin e pasurive të paluajtëshme edhe metodologjinë e përllogaritjes së......