Groenlanda kërkon pavarësinë - Kryeministri planifikon shkëputjen nga Danimarka përmes një referendumi
Kryeministri i Groenlandës ka bërë thirrje për pavarësinë e vendit nga Danimarka, pas komenteve të presidentit të SHBA-së Donald Trump mbi blerjen e ishullit. Ai shtoi se ishulli nuk është në shitje dhe propozoi një referendum për pavarësinë gjatë vitit 2025.
Kryeministri i Groenlandës Mute Egede ka bërë thirrje që ishulli i Atlantikut të Veriut të kërkojë pavarësinë nga ish-sundimtari kolonial Danimarka gjatë një fjalimi për Vitin e Ri. Ishulli më i madh në botë, që është shtëpia e rreth 57,000 banorëve, ishte një koloni daneze derisa u bë një territor vetëqeverisës i Danimarkës në vitin 1979. Që nga viti 2009, Groenlanda ka pasur të drejtën për të shpallur pavarësinë përmes një referendumi.
"Historia dhe kushtet aktuale kanë treguar se bashkëpunimi ynë me Mbretërinë e Danimarkës nuk ka arritur të krijojë barazi të plotë. Ashtu si vendet e tjera në botë, ne duhet të punojmë për të hequr ‘prangat e kolonializmit’ dhe të ecim përpara," tha Egede.
Fjalimi i tij vjen pasi presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump përsëriti muajin e kaluar dëshirën e tij për të blerë Groenlandën nga Danimarka. Duke iu përgjigjur komenteve të fundit të Trump, Egede u shpreh javën e kaluar se Groenlanda "nuk është në shitje dhe nuk do të jetë kurrë në shitje".
Një lëvizje për pavarësi po merr vrull pjesërisht për shkak të zbulimeve të shumta mbi shkeljet që kanë kryer autoritetet daneze shekullin e kaluar, duke përfshirë një fushatë kontracepsioni të detyruar në vitet 1960 dhe 1970. Kryeministri sugjeroi se një referendum pavarësie mund të përkojë me zgjedhjet parlamentare në prill.
Groenlanda është një vend i pasur me burime minerale, naftë dhe gaz natyror, por ajo mbështetet nga subvencionet e Danimarkës me vlerë rreth 500 milionë euro në vit. Në ishull ndodhet një bazë e madhe e Forcave Ajrore të SHBA-së, duke e bërë një vend strategjikisht jetik për ushtrinë amerikane. Pas komenteve të Trump muajin e kaluar, Danimarka njoftoi se do të rriste shpenzimet e mbrojtjes në ishull me të paktën 1.3 miliardë euro.
Sondazh

Rritja ekonomike 2025-2027, si ndikon sektori prodhues? - Parashikimi për zgjerimin e ekonomisë bazohet tek konsumi
Vend prodhues apo thjeshtë konsumator? Përgjigjen për të ardhmen e gjejmë tek planet e qeverisë për rritjen e ekonomisë në tre vitet e ardhshme. Sipas......

Mbi 90,000 mjete të regjistruara për herë të parë/ Volswagen, Benz dhe Audi market e prefereruara të shqiptarëve
Bazuar në të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për periudhën janar–nëntor 2024, rezulton se janë......

Zyrtare, SHBA do të sanksionojë kompaninë serbe të naftës Presidenti serb Vuçiç: Ma konfirmoi një zyrtar amerikan
Presidenti serb, Aleksandar Vuçic, ka konfirmuar se nënsekretari amerikan i Shtetit për Rritje Ekonomike, Energji dhe Ambient, Jose Fernandez, e ka lajmëruar......

Moldavia, “në krizë sigurie” - Sipas kryeministrit, ndërprerja e gazit mund të forcojë ndikimin rus në rajon
Moldavia po përballet me një krizë sigurie pas ndërprerjes së furnizimeve me gaz në rajonet pro-ruse, duke çuar në ndërprerje të energjisë dhe fabrikeve të......

Malit i Zi diskuton mënyrat për të frenuar armët e paligjshme pas vrasjeve masive që lanë 12 të vdekur!
Një takim i nivelit të lartë në Mal të Zi ka filluar të kërkojë mënyra për të frenuar armët e paligjshme pasi një person i armatosur qëlloi dhe vrau 12......

Video e fundjavës, Rama ndan pamjet e Unazës së Madhe - Kryeministri: Kjo është arteria kryesore për kryeqytetin
Hapja për qarkullimin e Unazës së Madhe të Tiranës së fundmi ka qenë temë e ditës. Kryeministri i vendit, Edi Rama këtë të shtunë ka ndarë pamjet e......

4 tarifa për aksin Thumanë - Kashar - Pagesa nga 1.8 – 8.8 euro, përllogaritja sipas kategorisë së automjetit
4 janari shënon nisjen e aplikimit të tarifës për kalimin në aksin rrugor Thumanë – Kashar. Njoftimi nga kompania koncesionare u bë në mesin e muajit......

SHBA “armatos” Izraelin - Uashingtoni planifikon t'i shesë aleatit lindor armë me vlerë 8 mld dollarë
Shtetet e Bashkuara planifikojnë t’i shesin Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollar, duke vazhduar mbështetjen ndaj aleatit në Lindjen e Mesme. Pavarësisht......