Bota Postuar më 13 Shkurt 2025, 10:10

Google konsumoi rreth 23 mld litra ujë në 2024- Burimet ujore u përdorën për qendrat e të dhënave të kompanisë

Nga Kristi Ceta

Google konsumoi rreth 23 mld litra ujë në 2024- Burimet ujore u

Qendrat e të dhënave të Google në mbarë botën konsumuan 22.7 miliardë litra ujë në vitin 2024. "Raporti i Mjedisit" i kompanisë tregoi një rritje vjetore prej 8% të konsumit të ujit, e nxitur nga përparimet në funksionet e kërkimit, inteligjencën artificiale dhe projekte të tjera.

Teknologjia inovatore mbetet faktori kryesor që solli rritjen, me konsumin e këtyre burimeve që u rrit me 20% në 2022.

Ndryshimet e vitit të kaluar u ndikuan gjithashtu nga konkurrenca e intensifikuar, veçanërisht nga zhvillimi i sektorit të inteligjencës artificiale në Kinë.                                                                                                                                                                                                                                                  

Qendrat e të dhënave strehojnë sisteme të shumta kompjuterike dhe pajisje ruajtëse, të cilat gjenerojnë nxehtësi gjatë operimit, duke kërkuar ftohje masive për të ruajtur performancën.

Uji luan një rol vendimtar në këtë proces, por shumica e sasisë që konsumojnë qendrat e të dhënave të Google është ujë i pijshëm. Ndërsa ndryshimet klimatike intensifikohen dhe shqetësimet për mungesën e ujit rriten, mbështetja e industrisë tek uji është vënë nën shqyrtim.

Në të njëjtën kohë, qendrat e të dhënave po konsumojnë më shumë energji elektrike çdo vit.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, zhvillimi i inteligjencës artificiale dhe kriptovalutave do të dyfishojë konsumin e energjisë në qendrat e të dhënave deri në vitin 2026, duke kaluar nga 460 teravat-orë në 1000 teravat-orë.

Kjo shifër do të ishte gati dyfishi i konsumit vjetor elektrik i Gjermanisë prej 507 teravat-orë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat