“Google duhet të ndajë të dhënat kërkimore me rivalët”/ Gjykata e SHBA-së urdhëron kompaninë të zbatojë rregullat e konkurrencës
Një gjykatës federal në SHBA ka vendosur që Google, në pronësi të kompanisë Alphabet, duhet të ndajë të dhënat e kërkimeve me rivalët për të rritur konkurrencën në tregun e motorëve të kërkimit online. Megjithatë, gjykata refuzoi kërkesën e prokurorëve për ta detyruar kompaninë që të shesë shfletuesin e saj Chrome.
CEO i Google, Sundar Pichai, shprehu shqetësime gjatë gjyqit në prill se ndarja e këtyre të dhënave mund t'u japë rivalëve mundësinë të “zbërthejnë” teknologjinë e kompanisë dhe ta kopjojnë atë. Kompania ka bërë të ditur se do të apelojë vendimin, çka mund të shtyjë zbatimin e urdhrit për disa vite.
Ky vendim vjen pas një beteje pesëvjeçare ligjore mes një prej kompanive më fitimprurëse në botë dhe vetë shtetit amerikan, ku gjyqtari Amit Mehta vendosi më herët se Google zotëron një monopol të paligjshëm në tregun e kërkimit dhe reklamimit online.
Gjatë gjyqit, prokurorët kërkuan masa të forta për të rikthyer konkurrencën dhe për të parandaluar kompaninë që të shtrijë dominimin edhe në fushën e inteligjencës artificiale. Google, nga ana tjetër, argumentoi se këto masa janë të pajustifikuara dhe përbëjnë një dëm të drejtëpërdrejtë ndaj teknologjisë së vet.
Përveç këtij rasti, Google përballet me procese të tjera gjyqësore që lidhen me pozitat dominuese në tregje të tjera. Kompania ka deklaruar se do të vazhdojë të luftojë një vendim që e detyron të ndryshojë mënyrën e funksionimit të dyqanit të saj të aplikacioneve, pas një padie të fituar nga Epic Games, krijuesi i “Fortnite”.
Gjithashtu, në shtator pritet të zhvillohet një tjetër gjyq për të përcaktuar masat ndëshkuese ndaj Google. Sipas një gjykatësi, kompania ka krijuar monopol edhe në tregun e teknologjisë së reklamave online.
Të dyja çështjet e ngritura nga Departamenti i Drejtësisë janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë në SHBA për të kufizuar fuqinë e kompanive të mëdha të teknologjisë, që nisi gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump dhe përfshin procese të tjera edhe ndaj Meta, Amazon dhe Apple.

“Tarifat trondisin rregullat e tregtisë globale”/ OBT paralajmëron për krizën më të madhe tregtare në 80 vitet e fundit
Pjesa e tregtisë globale që zhvillohet mbi bazën e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) ka rënë në 72% dhe mund të bjerë edhe më tej,......

Kina, demonstrim force në Pekin/ Paradë ushtarake në praninë e Putin dhe Kim Jong Un
Presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi se bota po përballet me një zgjedhje mes paqes dhe luftës, gjatë një parade ushtarake madhështore në Pekin, ku......

BE, drejt pezullimit të taksave për avionët dhe anijet/ Propozimi i ri parashikon ruajtjen e përjashtimeve tatimore deri në vitin 2035
Vendet e Bashkimit Evropian po shqyrtojnë një pezullim 10-vjeçar për taksat e karburanteve të aviacionit dhe transportit detar, sipas një dokumenti......

Qeveria merr vendimin/ 1-3 paga shpërblim për efektivët që luftuan me zjarret
Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë me 1 deri 3 paga të gjithë punonjësit e angazhuar në luftën me zjarret këtë verë. Pjesë e kësaj kategorie......

U zgjodhën deputetë në 11 maj, lirohen nga detyra tre zv.ministra
Në mbledhjen e kësaj së marte Këshilli i Ministrave ka miratuar lirimin nga detyra të tre funksionarëve: Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe......

Shqiptarët po përdorin më shumë karta bankare/ BSH: Bankat lëshuan 1.8% më tepër në tremujorin e dytë, kryesisht debiti
Shqiptarët po mbajnë në xhep më tepër karta bankare se para fizike. Të dhënat më të fundit nga Banka Qendrore tregojnë se në Shqipëri qarkullojnë më tepër se......

Sektori i agropërpunimit, drejt modernizimit/ Ministrja Denaj: Mbështetje deri në 7.5 milionë lekë për subjekt
Skema Kombëtare e Investimeve 2025 vijon të mbështesë zhvillimin e sektorit agroindustrial në vend. Këtë vit, përfituesit potencialë mund të aplikojnë për......

Arsimi profesional po fiton terren/ Mbi 4 mijë nxënës regjistrohen në vitin e parë
Vetëm në klasën e parë të shkollave të mesme të arsimit profesionale, janë regjistruar mbi 4 mijë nxënës. Ky numër, i cili shënon rritje nga viti në vit,......