Gjysmëpërçuesit, “motorët” e IA - AMD parashikon trefishim të ardhurash nga çipet deri në vitin 2030

Advanced Micro Devices (AMD) njoftoi se pret të arrijë të ardhura vjetore prej 100 miliardë dollarësh nga çipet brenda pesë viteve të ardhshme, duke trefishuar fitimet.
Që nga 6 tetori, aksionet e kompanisë janë rritur me 16%, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje fitimprurëse shumëvjeçare me OpenAI, që pritet të sjellë dhjetëra miliarda dollarë të ardhura vjetore.
Edhe pse kjo marrëveshje nuk pritet të ndikojë mbi dominimin e Nvidia-s në prodhimin e çipeve për inteligjencën artificiale, ajo shihet si një shenjë e fortë besimi në gjysmëpërçuesit e AMD-së. Gjithashtu, parashikimet financiare optimiste po “qetësojnë” investitorët në lidhje me aftësinë e kompanisë për të zotëruar një pjesë të tregut.
Burime zyrtare të AMD-së u shprehën se tregu i çipeve për qendrat e të dhënave mund të zgjerohet në 1 trilion dollarë deri në vitin 2030, me inteligjencën artificiale që do të jetë faktori kryesor i kësaj rritjeje. Ky treg përfshin procesorët dhe çipet e rrjetëzimit të kompanisë, si dhe njësitë e specializuara për teknologjinë inovatore.
AMD pret 35% rritje vjetore në të gjithë biznesin dhe 60% rritje në segmentin e qendrave të të dhënave gjatë tre deri pesë viteve të ardhshme. Kompania gjithashtu parashikon që fitimi për aksion të arrijë 20 dollarë në të njëjtën periudhë.
Ndërkohë, Jensen Huang, CEO i rivalit të AMD-së, Nvidia, ka thënë se tregu më i gjerë i infrastrukturës për inteligjencën artificiale do të rritet në 3 deri 4 trilionë dollarë deri në vitin 2030.
Shqipëria, në krye të Europës për fluturimet komerciale/ 173% më shumë se para pandemisë, tetori arrin kulmin
Fluturimet komerciale përbëjnë një tregues të rëndësishëm për ecurinë e turizmit dhe lëvizjen e popullsisë, si vendase ashtu edhe të huaj. Shqipëria ka......
A është domosdoshmëri AI në turizëm? - Ozuni: Nuk e zëvendëson asnjëherë individin në këtë sektor
Inteligjenca Artificiale, pothuajse ka prekur të gjithë sektorët ndërsa, ministri i Turizmit Blendi Gonxhja, në Riad të Arabisë Saudite në Asamblenë e......
Kryeqyteti “lind”, periferia “shuhet”/ Kontrasti i demografisë shqiptare. Shumica e qarqeve shënojnë rënie natyrore
Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shtesa natyrore e popullsisë në Shqipëri ka shënuar rritje, duke arritur në 1,347 lindje më shumë sesa vdekje, sipas të......
Shqipëria digjitale, më pranë Evropës - Instituti vjenez: Lider në rajon për shërbimet publike elektronike
Një vlerësim vjen nga Instituti vjenez për Studime Ndërkombëtare Ekonomike Austri dhe Think Europe Slloveni, në kuadër të nismës “Converge2EU”, e cila......
BE planifikon të krijojë një njësi inteligjence - Nisma synon forcimin e sigurisë evropiane, por nuk mungojnë kritikat
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, planifikon të krijojë një njësi të inteligjencës së BE-së, që do të mbledhë informacion nga......
Gjermania, mbi 26 mld euro për modernizimin e ushtrisë - Investimet përfshijnë uniforma, pajisje personale dhe automjete të blinduara
Gjermania planifikon të ndajë gati 19 miliardë euro për të pajisur ushtarët me uniforma dhe pajisje personale të reja gjatë viteve të ardhshme, si dhe 7.5......
“Energjia e rinovueshme, dominuese” - IEA: Në 5 vitet e ardhshme, më shumë projekte se në 40 vitet e fundit
Burimet e rinovueshme do të rriten më shpejt se çdo burim tjetër kryesor energjie në dekadën e ardhshme, sipas agjencisë botërore të energjisë, duke e bërë......
Shqipëria dhe Italia, më afër - Mbledhja e parë mes dy qeverive. Mbrojtja, industria, emigrantët çështjet kryesore
Për herë të parë qeveria shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë të enjten në Romë një mbledhje të përbashkët ku çështjet kryesore që do të diskutohet......





