Gjykata e Apelit i hap dritën e gjelbër Trump - Lejon qeverinë të ndërpresë miliarda dollarë ndihma të huaja
Një gjykatë apeli në SHBA i dha dritën jeshile me vendimin e saj administratës Trump për të pezulluar ose për të ndërprerë miliarda dollarë të financimeve të aprovuara nga Kongresi për ndihma të huaja. Vendimi erdhi shtatë muaj pasi urdhri ekzekutiv i Presidentit amerikan shkaktoi një krizë globale në sektorin e ndihmës humanitare.
Paneli i gjyqtarëve të apelit arriti në përfundimin se përfituesit e granteve që sfiduan bllokimin nuk përmbushnin kushtet për një urdhër të përkohshëm që do të rivendoste rrjedhën e fondeve.
Ky vendim i heq çdo kontestim çështjes për Presidentin amerikan Donald Trump, i cili, në ditën e parë të mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë, nxori një urdhër ekzekutiv që urdhëronte Departamentin e Shtetit dhe Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) të ngrinin shpenzimet për ndihmën e huaj.
Muajin e kaluar, të dhënat e publikuara në revistën mjekësore The Lancet paralajmëruan se vendimi i Trump për të ulur pjesën më të madhe të financimit amerikan për ndihmën ndërkombëtare humanitare mund të rezultojë në 14 milionë viktima shtesë deri në vitin 2030.
Studiuesit vlerësuan se fëmijët përbënin një të tretën e njerëzve në rrezik për të vdekur në moshë të re dhe se tronditja që po përjetonin vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ishte “e krahasueshme në shkallë me një pandemi globale ose me një konflikt të madh të armatosur”.
Në mars, Sekretari i Shtetit të SHBA, Marco Rubio, tha se Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kishte anuluar më shumë se 80% të programeve të saj. Administrata Trump ka kritikuar ato që i konsideron si shpenzime të tepërta.

Konsumi i energjisë në SHBA, drejt niveleve rekord - “IA” dhe kriptomonedhat do të nxisin prodhimin në vitet e ardhshme
Shtetet e Bashkuara të Amerikës priten të shënojnë nivele rekord të konsumit të energjisë elektrike gjatë viteve 2025 dhe 2026, sipas raportit të publikuar......

Shitjet globale të makinave elektrike ngadalësohen - Rriten me 21% në korrik. Kina, faktori kryesor që frenoi ritmin
Shitjet globale të automjeteve elektrike u zgjeruan me 21% në korrik, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke shënuar normën më të ulët të......

Zjarret, digjen bagëti dhe 747 koshere bletësh - Ministria e Bujqësisë raporton dëmet në Delvinë, Finiq dhe Gramsh
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka ngritur grupet e punës për monitorimin e fermave dhe raportimin mbi gjendjen e shëndetit të......

Bazë ushtarake me borë, aty Trump do të presë Putinin - Elmendorf-Richardson, një instalim ushtarak në Anchorage, Alaskë
Donald Trump dhe Vladimir Putin do të takohen të premten në bazën e largët Elmendorf-Richardson, një instalim ushtarak amerikan në Anchorage, Alaskë.......

Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 37 vatra aktive - Më problematike është situata në Delvinë dhe në Gramsh
Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e zjarreve gjatë ditës së sotme, ku janë regjistruar deri tani 37 vatra zjarri dhe që janë aktive në vend. Grupet......

Situatë e vështirë në Gramsh, helikopterët dhe ushtria në terren - Digjen pasuritë e fermerëve, flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha toke
Tym, helikopterë, dronë, por edhe jehona e banorëve në ajër, dominuan pamjen e Njësisë Administrative Skënderbegas në qytetin e Gramshit, pas zjarreve të 12......

Temperaturat e larta “djegin” faturat e dritave - Ndryshimet klimatike, konsumi i energjisë elektrike në verë është rritur me 38%
Shqipëria po përballet me vera gjithnjë e më të nxehta, çka ka ndikuar në rritjen e konsumit të energjisë elektrike nga familjet. Të dhënat zyrtare tregojnë......

Rekord dëmesh nga zjarri, mbi 45 mijë hektarë të djegur - Kush do i mbulojë? Në 2025, vetëm 31 mijë kontrata sigurimi. Barra kryesore, shtetit
Me rreth 90 vatra zjarri dhe mbi 45 mijë hektarë sipërfaqe të djegur që nga fillimi i vitit e deri më tani, situata me zjarret në Shqipëri ka dalë jashtë......