Gjenerata Z rroba cilësore me buxhet të ulët/ Shein, shitësi kinez me pakicë ofron mundësi kursimi
Shein, shitësi me pakicë kinez i modës së shpejtë online, i cili u bë publik në Bursën e Hong Kongut këtë javë, e ka ndërtuar suksesin e tij duke joshur konsumatorë të rinj dhe të ndërgjegjshëm për buxhetin, me çmime jashtëzakonisht të ulëta dhe shumëllojshmëri të madhe.
Por edhe pse produktet e Shein janë të lira kjo nuk do të thotë se atyre u mungon cilësia. Ushena Çukuka, një analiste të dhënash 29-vjeçare dhe stiliste me kohë të pjesshme me bazë në Atlanta, thotë se ka zhvilluar një "kod mashtrimi" për të gjetur cilësi të mirë me kosto të ulët.
Ajo ka blerë në platforma që nga shkolla e mesme dhe thotë se cilësia e rrobave vetëm sa është përmirësuar. Me kalimin e kohës, ajo ka mësuar se "patjetër që mund të gjesh disa rroba të mira".
Procesi i verifikimit që ajo bën është i kujdesshëm: shqyrton përbërjen e veshjeve, ndërtimin e tyre dhe nëse veshja ka qëndrueshmëri. Ajo mbështetet gjithashtu shumë në vlerësimet e blerësve të tjerë, veçanërisht të atyre me foto.
Sipas saj blerjet në Shein i kanë kursyer mijëra dollarë gjatë viteve dhe i kanë lejuar t’i ridrejtojë ato kursime drejt qëllimeve të tjera financiare, si blerja e shtëpisë së parë dhe udhëtimet në destinacione të preferuara.
Shein e mundi ngushtë Amazonin si faqja online ku blerësit e veshjeve të Gjeneratës Z kishin më shumë gjasa të kryenin një blerje, sipas një studimi të vitit 2025 nga agjencia e marketingut Tinuiti. 12% e të rinjve e emëruan Shein si faqen e tyre më të mundshme për të blerë veshje online.
Andreë Huynh, themelues i firmës së planifikimit financiar Pink Planning, i inkurajon të rinjtë të bëjnë dallimin midis çmimit të lirë dhe vlerës së mirë. Ai gjithashtu rekomandon caktimin e një shume të caktuar shpenzimesh në mënyrë që blerjet e paparashikuara të mos dëmtojnë kursimet tuaja.
Këshilla e tij: Çdo dollar i kursyer në blerjet e modës së shpejtë mund t'ju afrojë më shumë me qëllimet e tjera tuajat që kanë vërtet rëndësi.
Kriza ushqimore, çmime të larta dhe mungesë furnizimi/ FAO: Çmimet e ushqimeve në nivelin më të lartë që nga 2022
Çmimet botërore të ushqimeve u rritën në gusht në nivelin më të lartë që nga fundi i vitit 2022. Moti i pafavorshëm dhe ndërprerjet e luftës në Detin e Zi......
Rregullat e propozuara të BE-së kufizojnë Airbnb-në/ Më 9 shtator KE prezanton Aktin për Strehim të Përballueshëm
Airbnb dhe kompanitë e tjera të qirave afatshkurtra të shtëpive pritet të përballen me kufizime të reja. Bashkimi Evropian ka vendosur të trajtojë mungesën e......
Të rinjtë në fshat zgjedhin blegtorinë/ 223 aplikime në Skemën Kombëtare për blerje kafshësh
Fermerët e rinj në moshë po orientohen më shumë drejt sektorit të blegtorisë. Skema e kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi për herë të parë ka sjell si risi......
Shqipëria në BE, sa do të paguajë dhe sa do të përfitojë? Në buxhetin e Unionit do të derdhet një kontribut, por përfitimet pritet të jenë më të larta
Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare nuk kanë vetëm një marrëdhënie merr, por edhe jep. Anëtarësimi do t'i japë mundësinë Shqipërisë që të përfitojë nga......
Mbi 129 milionë lekë tarifa financiare nga ankesat në KPP/ 42.4 milionë lekë do të depozitohen në Buxhetin e Shtetit
Mbi 129 milionë lekë janë arkëtuar në 7 muaj nga Komisioni i Prokurimit Publik si tarifa financiare të vendosura në kuadër të procedurave të prokurimit të......
Kryeministri Rama: Toka që ndau me dhunë investitorët fqinjë do të shpronësohet, kthehet në ullishte
Fund historive të konfliktit për pronat dhe mesazh për të gjithë investitorët që administrojnë e zhvillojnë asete turistike. “Nuk mund të cënohet me sjellje......
Autostrada Elbasan-Rrogozhinë/ ARRSH: Drejt përfundimit 6 fazat e para të aksit, nis asfaltimi i 15 km
Punimet në 6 fazat e para të aksit Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, po shkojnë drejt përfundimit. Sipas përditësimit më të fundit të Autoritetit......
Interneti “dominon” shtëpitë shqiptare - AKEP: Rritet numri i abonimeve për Wi-Fi, ndërsa telefonia tradicionale vijon rënien
Interneti përmes rrjeteve fikse po fiton gjithnjë e më shumë përdorues në Shqipëri, ndërsa telefonia fikse vijon të humbasë terren. Të dhënat më të fundit të......

