Bota Postuar më 29 Gusht 2026, 10:25

Gjashtë muaj nga lufta në Iran - Konflikti që do zgjaste pak javë, nuk ka një fund në horizont

Nga Lidion Kulla

Gjashtë muaj nga lufta në Iran - Konflikti që do zgjaste pak

E premtja shënoi gjashtë muaj që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën operacionet luftarake në Iran, ndërsa Teherani u kundërpërgjigj duke sulmuar objektivat në të gjithë Gjirin Persik dhe duke shkaktuar një luftë të re në Lindjen e Mesme.

Konflikti që pritej të zgjaste vetëm disa javë, ka evoluar në një ngërç që analistët gjeopolitikë thonë se nuk ka një fund në horizont. Por edhe natyra e luftës ka ndryshuar, me Shtëpinë e Bardhë që e ka kthyer fokusin në rritjen e presionit financiar mbi Iranin dhe partnerët e tij tregtarë.

Por trajektorja e konfliktit mbetet thellësisht e pasigurt. Anijet që përpiqen të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit vazhdojnë të sulmohen, bisedimet e paqes duket se kanë dështuar dhe ka pikëpyetje nëse administrata Trump është e gatshme të zgjerojë sanksionet edhe ndaj Kinës, një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Iranit.

Çmimet e naftës mbeten të paqëndrueshme mes pasigurisë së vazhdueshme. Kontratat “futures” të naftës Brent janë rritur me gati 20% që nga fillimi i luftës, ndërsa nivelin maksimal prej rreth 126 dollarë për fuçi, e prekën në muajin prill. Në anën tjetër, tregjet e aksioneve kanë injoruar pasojat e mundshme të konfliktit, me aksionet globale që kanë njohur rritje këtë vit, ndërsa optimizmi mbi të ardhurat e korporatave i mbizotëroi ndaj shqetësimeve në lidhje me implikimet e luftës në ekonominë globale.

Sipas analistëve, Shtetet e Bashkuara mund të përgjigjen ushtarakisht nëse sulmohen anije ose personel amerikan, por shtoi se udhëheqja iraniane është e përgatitur të durojë shumë vështirësi dhe t'i shkaktojë shumë dhimbje popullit të vet.

Nëse qasja e re ka sukses në rrënimin e ekonomisë iraniane, ka një shans të mirë që Teherani të përshkallëzojë ushtarakisht situatën ose të dëmtojë aftësinë e fqinjëve për të eksportuar. Trump deklaroi së fundmi se ishte i përgatitur të vazhdonte luftën me Iranin, për aq kohë sa të ishte e nevojshme. Por ekspertët thonë se mungesa e qartësisë mbi objektivat e Uashingtonit e bën të vështirë përcaktimin e asaj që në të vërtetë do të përbënte mision të përmbushur për Shtëpinë e Bardhë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat