Fondi i Klimës së Gjelbër, 687 mln USD investime - Të shpërndara në 42 vende, projektet përfshijnë edhe Ballkanin
Fondi i Klimës së Gjelbër, më i madhi në botë që ndihmon vendet në zhvillim të përballen me ndikimet e ndryshimeve klimatike, ka miratuar 686.8 milionë dollarë financim në takimin e fundit.
Grupi me bazë në Seul tha se investimi do të ndihmonte në tërheqjen e partnerëve të tjerë financues dhe do të mobilizonte rreth 1.5 miliardë dollarë për 11 projekte në 42 vende, duke ofruar mbështetje për 115 milionë njerëz.
Midis tyre ishte një projekt për të rritur qëndrueshmërinë dhe rezistencën e pyjeve në Serbi dhe një për komunitetet e varfra në Togo.
"Gjatë këtyre kohërave sfiduese, Fondi po tregon se si vendet janë në gjendje të konfirmojnë angazhimin e tyre individual dhe kolektiv për të përshpejtuar mbështetjen ndaj komuniteteve të cenueshme nga klima," thanë burimet zyrtare.
Marrëveshja e bordit vjen pas një vendimi të fundit të qeverisë amerikane për të anuluar premtimet për mbështetje financiare ndaj Fondit të Klimës, si pjesë e një rishikimi të planeve pas zgjedhjes së Donald Trump.
Përveç shpalljes së fondeve të reja, bordi ra dakord gjithashtu të krijojë "një prani rajonale" për ta sjellë atë më pranë vendeve të cilave u shërben dhe për të rritur ndikimin klimatik të projekteve.
Sipas rajonit, pjesa më e madhe e investimeve të Fondit, rreth 38%, janë vendosur në Afrikë, 32% në Amerikën Latine dhe Karaibe e 27% në Azi-Paqësor. Ndërsa vetëm 3% ndodhen në Evropën Lindore, Azinë Qendrore dhe Lindjen e Mesme.
Sondazh

Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin në 80.43 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie tejet të lehtë gjatë vitit 2024, në raport me vitin......

Zelensky: Jam i gatshëm të jap dorëheqjen si lider! Nëse kjo sjell paqen dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai ishte "gati" të jepte dorëheqjen si lider nëse kjo do të thoshte se kjo do të sillte në vendin e tij, duke......

40% e forcës punëtore të Shqipërisë punon jashtë - Raporti: Vendi është gjithashtu tranzit për afganët, sirianët dhe pakistanezët
Rreth 40% e forcës punëtore të Shqipërisë punon jashtë vendit. Kështu thotë raporti më i fundit i Organizatës Botërore të Migracionit, i cili thekson se për......

Përvjetori i 3-të i pushtimit të Ukrainës: Trump quan Zelenskyn 'diktator', liderët botërorë mbërrijnë në Kiev ndërsa BE jep 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare!
Ursula von der Leyen mbërriti në Kiev me tren të hënën në mëngjes për të shënuar përvjetorin e tretë të fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe......

Hapen aplikimet për panelet diellore për ngrohjen e ujit/ Balluku: Mbështetje 70% për 2 mijë familje!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se duke nisur nga sot qytetarët mund të aplikojnë......

Kush është Friedrich Merz, udhëheqësi me plane më të ashpra emigracioni që do të bëhet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë?!
Unioni Demokristian (CDU), partia opozitare konservatore e Gjermanisë, duket se ka fituar bindshëm zgjedhjet e mbajtura të dielën. Me këtë rezultat,......

Euro forcohet, e nxitur nga optimizmi për rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani!
Si euro ashtu edhe tregjet gjermane të kapitalit ka të ngjarë të nxiten nga rezultati i zgjedhjeve të parakohshme gjermane gjatë fundjavës. Euro u ngjit në......

Zgjedhjet në Gjermani: CDU pretendon fitoren zyrtare pasi partitë më të vogla humbasin pragun!
Bashkimi Kristian Demokrat (CDU) i Gjermanisë dhe lideri i saj Friedrich Merz ka dalë i pari në zgjedhjet e së dielës me 28% të votave. Alternativa e......