Fondacioni Gates do të dhurojë 912 mln USD/ Për Fondin Global në luftën kundër AIDS-it, Tuberkulozit dhe Malaries
Fondacioni Gates do të japë 912 milionë dollarë për Fondin Global në luftën kundër AIDS-it, Tuberkulozit dhe Malaries, njoftoi filantropi Bill Gates, ndërsa u bëri thirrje qeverive të anulojnë shkurtimet globale të fondeve për shëndetësinë.
Duke folur në një aktivitet të Reuters Newsmaker në Nju Jork, Gates tha se bota ishte në një udhëkryq, me miliona fëmijë në rrezik vdekjeje nëse fondet bien shumë ndjeshëm.
Premtimi i Fondacionit Gates përputhet me donacionin e tij në vitin 2022. Kjo ishte hera e fundit që Fondi Global, një organizatë jofitimprurëse e pavarur me seli në Gjenevë, mblodhi para’ në ciklin e tij buxhetor trevjeçar. Njoftimi vjen pas shkurtimeve të thella të ndihmës nga qeveritë në të gjithë botën, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.
"Një fëmijë i lindur në Nigerinë veriore ka një shans prej 15% të vdesë para moshës 5 vjeç. Mund të jesh pjesë e përmirësimit të kësaj, ose të sillesh sikur kjo nuk ka rëndësi", tha Gates në një intervistë para aktivitetit vjetor të fondacionit "Goalkeepers" në Nju Jork të hënën.
Eventi synon të përshpejtojë progresin drejt objektivave të zhvillimit global të Kombeve të Bashkuara të vendosura për vitin 2030, duke përfshirë përmirësimin e shëndetit dhe dhënien fund të varfërisë.
Fondacioni Gates, filantropia e filluar nga bashkëthemeluesi i Microsoft dhe bashkëshortja e tij e atëhershme në vitin 2000, është një nga financuesit më të mëdhenj në botë të iniciativave globale shëndetësore, me një fokus të veçantë në dhënien fund të vdekjeve të parandalueshme të nënave dhe foshnjave, trajtimin e sëmundjeve infektive dhe nxjerrjen e miliona njerëzve nga varfëria.
Në fillim të këtij viti, Gates u zotua të dhuronte pothuajse të gjithë pasurinë e tij prej 200 miliardë dollarësh deri në vitin 2045, më shpejt se sa ishte planifikuar për shkak të nevojës urgjente në të gjithë botën.

Synohen 7.5 mld USD për vendet në zhvillim/ Aleanca e energjisë së rinovueshme e mbështetur nga Bezos rrit investimet
Një aleancë që instalon energji të rinovueshme në vendet në zhvillim dëshiron të investojë rreth 7.5 miliardë dollarë gjatë planit të saj të ardhshëm......

Greqia, ndihmë 250 euro për pensionistët/ Do të jepet çdo nëntor dhe për grupet e tjera në nevojë
Ndihma e re prej 250 euro në Greqi do t'u jepet çdo nëntor pensionistëve dhe grupeve të tjera sociale në nevojë. Pagesa do të bëhet pa kërkuar aplikim nga......

Strategjia e borxhit 2025-2029/ Fokus te ulja e borxhit në valutë dhe zhvillimi i tregut vendas
Ministria e Financave ka publikuar për konsultim publik projektvendimin “Për miratimin e Strategjisë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit 2025-2029”.......

Zëvendëskryeministrja Balluku në Konferencën Ndërkombëtare në Monako: Shqipëria drejt zhvillimit të industrisë së marinave
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku, mori pjesë në Konferencën e 5-të Ndërkombëtare për Marinat e......

Pagesat elektronike u rritën me ritme dyshifrore/ Banka e Shqipërisë, takim diskutimi me Shoqatën Shqiptare të Bankave
Banka e Shqipërisë ka zhvilluar një takim diskutimi me Bordin Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave. Guvernatori Gent Sejko u shpreh se Banka e......

Nga rrjetet sociale, cloud-i dhe faqet online/ Bizneset shqiptare, gjithnjë e më të varura nga interneti
Teknologjia po shndërrohet çdo vit e më shumë në shtyllën kryesore të funksionimit të bizneseve shqiptare. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT për vitin......

Investime për rrjetin elektrik në Fier e Patos/ OSSH hap dy tendera me fond limit total 204 mln lekë. Synohet rritja e cilësisë
Drejtoria Rajonale e OSSH Fier ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të mesëm, tensionit të ulët dhe kabinave të......

Ekonomia e Kosovës u rrit me 4,58% në tremujorin e dytë 2025
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto për tremujorin e dytë të vitit 2025, që shënoi një rritje me......