Fitorja e Trump, goditje për botëkuptimin “woke”/ Rezultati i zgjedhjeve thekson nevojën për ndryshime në politikën amerikane
Fitorja e madhe zgjedhore e Donald Trump është një mohim i Partisë Demokratike, Joe Biden dhe Kamala Harris dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta parë atë. Kështu e nis analizën media amerikane Fox News. Me një avantazh mbi 2 me 1 në burimet financiare, zyrën e zëvendëspresidentes dhe mbështetjen e elitave financiare dhe politike në të gjithë vendin, fakti që Donald Trump ka marrë një fitore bindëse, tregon shumë për mesazhin që elektorati amerikan po dërgonte në këto zgjedhje.
E thënë ndryshe, votuesit duan një politikë të re ekonomike që thekson qeverinë më të vogël dhe taksat më të ulëta. Ata duan të kompletohet muri dhe të eliminohet sa më shumë emigracioni i paligjshëm. Dhe duan që problemi i krimit të trajtohet rrënjësisht dhe sistematikisht.
Rezultatet e zgjedhjeve sugjerojnë gjithashtu kufizimet e çështjes së abortit si një forcë motivuese. E thënë thjesht, fakti që demokratët kanë vënë pothuajse të gjithë fuqinë e tyre pas çështjes së “zgjedhjes” tregon dobësinë e kësaj thirrjeje.
Si një mesazh për Partinë Demokratike, kthimi në Shtëpinë e Bardhë i Donald Trump përfaqëson gjithashtu një refuzim të politikave “woke” të demokratëve. Qoftë për çështje transgjinore, veprime afirmative apo çështje që lidhen me rolin e prindërve dhe familjes tradicionale si një komponent qendror i jetës amerikane.
Fitorja e republikanëve dhe rezultatet e zgjedhjeve të Senatit, së bashku me paraqitjen shumë të fortë në Dhomën e Përfaqësuesve, përfaqësojnë një mesazh ndryshimi dhe refuzimi të status quo-së.
E thënë shkurt, demokratët duhet të kalojnë një rivlerësim se kush janë ata, çfarë përfaqësojnë dhe pse ekzistojnë si parti, nëse duan të maksimizojnë apelin e tyre në vijim.
Për të qenë të qartë, një fitore e republikanëve, qoftë edhe çuditërisht thelbësore sa kjo, është vetëm gjysma e mesazhit të këtyre rezultateve zgjedhore. Populli amerikan është në kërkim të lidershipit. Brenda vendit, në ekonomi dhe jashtë kufijve në përballjen me kundërshtarët, qoftë në Lindjen e Mesme apo në Evropën Lindore dhe Qendrore.
Sondazh

“Urime Donald Trump për këtë fitore të jashtëzakonshme” / Kryeministri Edi Rama, mesazh për zgjedhjen e presidentit të 47-të të SHBA
Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, nëpermjet rrjeteve sociale ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA. “Ishte një nder i......

Donald Trump fiton zgjedhjet/ Mediat amerikane: Mund Kamala Harris për t’u bërë presidenti i 47-të i SHBA
Rezultatet tregojn se ish-Presidenti Trump ka mundur zv/presidenten Kamala Harris në një fitore mahnitëse, duke i dhënë atij një mandat të dytë në Shtëpinë e......

Cili është qëndrimi i Trump dhe Harris përballë tregut të kriptomonedhave?!
Nga premtimet e Donald Trump për një rezervë kombëtare Bitcoin deri tek mbështetja e Kamala Harris për një kuadër rregullator për asetet dixhitale, dy......

Cilat vende do të ndikohen më shumë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA?!
Bota po i shikon me shumë vëmendje zgjedhjet presidenciale në SHBA ndërsa votuesit shkojnë në qendrat e votimit të martën, por për disa vende vota është......

Qeveria e Gjermanisë është në prag të kolapsit - Ja çfarë mund të ndodhë tani!
Koalicioni qeverisës i Gjermanisë ka qenë prej kohësh në terren të lëkundur, mes ndarjeve në rritje mbi politikat ekonomike dhe buxhetore midis tre partive......

Ekonomia, e “mjegulluar” në prag të zgjedhjeve - Harris dhe Trump ofrojnë vizione të ndryshme duke krijuar pasiguri në treg
Një mjegull e dendur që turbullon ekonominë amerikane mund të pastrohet së shpejti. Sipas sondazheve dhe komenteve nga drejtuesit e korporatave, për muaj të......

'Energjia nuk është rritur' - Balluku: Furrat e bukës subvencionohen nga qeveria shqiptare
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se energjia elektrike nuk është rritur për furrat e......

Balluku inspekton shërbimin Call Center në zyrat e OSHEE: 24 orë në 7 ditë të javës për qytetarët!
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre Infrastrukturës dhe Energjisë, vizitoi sot zyrat e OSHEE për të inspektuar shërbimin Call Center i......