Fatkeqësitë natyrore “rëndojnë” mbi ekonominë globale - Shkaktuan 135 miliardë dollarë dëme në gjysmën e parë të 2025
Fatkeqësitë natyrore shkaktuan dëme ekonomike globale me vlerë 135 miliardë dollarë në gjysmën e parë të vitit 2025.
Swiss Re, kompania që siguron vetë firmat e sigurimeve, tha se humbjet e gjysmës së parë ishin rritur në raport me 123 miliardë dollarë në të njëjtën përiudhë të vitit 2024. Gjiganti me seli në Zyrih vlerësoi se nga humbjet e e këtij viti, 80 miliardë dollarë ishin të siguruara.
Zjarret në Los Angeles gjatë muajit janar përbëjnë ngjarjen më të madhe të regjistruar të dëmeve të siguruara nga zjarret, duke arritur në rreth 40 miliardë dollarë. Sipas Swiss Re, "ashpërsia e jashtëzakonshme” e zjarreve erdhi për shkak të erërave të zgjatura, mungesës së reshjeve dhe "dendësisë së madhe të pronave rezidenciale me vlerë të lartë" në ato zona.
Tërmeti i marsit në Mianmar u rendit ndër fatkeqësitë kryesore natyrore në gjashtë muajt e parë të vitit, me lëkundjet që u ndjenë në Tajlandë, Indi dhe Kinë. Vetëm në Tajlandë, dëmet e siguruara arritën në 1.5 miliardë dollarë.
Gjysma e dytë e vitit është zakonisht më e kushtueshme për siguruesit për shkak të sezonit të uraganeve në Atlantikun e Veriut.
"Masa më e fortë për të rritur qëndrueshmërinë dhe sigurinë e komuniteteve është dyfishimi i zbutjes dhe përshtatjes. Të gjithë duhet të ndihmojnë në reduktimin e dëmeve para se ato të ndodhin", thanë ekonomistët e Swiss Re.
"Ndërsa mjetet e zbutjes dhe përshtatjes kanë një kosto, hulumtimi ynë tregon se masat e mbrojtjes, të tilla si digat, barrierat dhe portat kundër përmbytjeve, janë deri në 10 herë më efektive sesa rindërtimi nga e para," shpjeguan ata.

Negociatat nuk japin rezultat - Tarifat 39% “peshojnë” mbi eksportet zvicerane në SHBA
Zvicra do të vazhdojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti Donald Trump vendosi tarifa dërrmuese për importet nga Zyrihu, që kërcënojnë t’i......

Mbi 10 mijë të punësuar të rinj në 6-mujorin e parë - Rritja e punësimit, sfidë ekonomike. Malaj: Ecuri pozitive
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, numri i të punësuarve të rinj ka shënuar një ecuri pozitive, duke reflektuar përmirësimin e tregut të punës dhe......

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? - Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike
Gjatë vitit të fundit, valët e nxehtësisë kanë goditur rëndë shumë pjesë të botës, duke thyer rekorde të larta e duke rrezikuar jetën e miliona njerëzve. Në......

Në Himarë, prioritet infrastruktura rurale - Tender 200 milion lekë për rrugën e Athalit
Bashkia Himarë ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e rrugës së Athalit. Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë projekt është 200 milionë......

Shqipëria, 16 marrëveshje për njohjen e pensioneve - Bashkëpunim institucional për sigurimet shoqërore
Shqipëria ka nënshkruar dhe tashmë zbaton marrëveshje dypalëshe për sigurimet shoqërore me 16 shtete të ndryshme, duke garantuar mbrojtje dhe përfitime për......

Lëvizja e autobusëve në Tiranë në kohë reale - Qytetarët mund të ndjekin online gjithë linjën që ata përshkojnë!
Qytetarët mund të ndjekin në kohë reale autobusët, duke parë gjithë linjën që ata përshkojnë nga nisja, qëndrimi në stacione, etj. Transporti publik në......

Informalitet i lartë te qiratë afatshkurtra - Vetëm 17.5% të regjistruara. Mbizotërimi i tyre, sfidë për rritjen e turizmit
Strategjia e re e turizmit 2025 -2030 nxjerr në pah nivelet e larta të informalitetit në sektorin e akomodimit afatshkurtër. Sipas dokumentit, zhvillimi i......

21 vatra zjarri në vend, 3 janë ende aktive - AKMC: Pritet rrezik i lartë në qarkun Fier
21 vatra zjarri janë shënuar në 24 orët e fundit në vend, nga të cilat 3 janë ende aktive sipas......