Evropa, 3.1 trilionë USD për mbrojtjen e Ukrainës / Negociatat Trump-Putin rrezikojnë të përçajnë Bashkimin Evropian

Donald Trump ka filluar diskutimet me liderët e Bashkimit Evropian në lidhje me zgjidhjen e luftës në Ukrainë. Kërkesat e tij po e shtyjnë bllokun në limite, duke theksuar nevojën për shpenzime të mëdha.
Trump foli me presidentin rus Vladimir Putin ditët e fundit, duke vënë në lëvizje mekanizmat për bisedimet e paqes, por aleatët e tij evropianë do të duhet të mbajnë mbi supe pjesën më të madhe të barrës. Sipas Bloomberg, mbrojtja e Ukrainës dhe zgjerimi i ushtrive të tyre mund t'u kushtojë fuqive të mëdha të kontinentit 3.1 trilionë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme.
Një angazhim i tillë do të ekspozonte tensionet e brendshme që Bashkimi Evropian i ka fshehur prej vitesh. Por me një petro-shtet autoritar që kërcënon kufijtë lindorë dhe një vetëdije në rritje se blloku nuk mund të mbështetet në Shtëpinë e Bardhë, kostoja e mosveprimit mund të jetë shumë më e lartë. Disa liderë dhe shumë zyrtarë të sigurisë paralajmërojnë se nëse evropianët dështojnë të krijojnë një pengesë bindëse, atëherë Putin do të vazhdojë të rrisë përpjekjet e tij për të dobësuar dhe në fund për të shpërbërë si BE-në, ashtu edhe aleancën e NATO-s.
Zyrtarët evropianë u habitën nga telefonata e Trump me Putin, një lëvizje e madhe diplomatike për të cilën aleatët kryesorë nuk kishin marrë asnjë njoftim.
Rusia ka një avantazh të konsiderueshëm në forca ushtarake ndaj Evropës dhe ekonomia e saj e luftës mund të prodhojë predha dhe pajisje të tjera luftarake në një shkallë që tejkalon nevojat e ushtrisë për vijën e frontit në Ukrainë, sipas një zyrtari të lartë evropian.
Anëtarët e BE-së, ndërkohë, po debatojnë nëse duhet të blejnë armë nga furnizuesit evropianë, të cilët nuk do të jenë gati të dorëzojnë porositë për disa vite, apo të bashkëpunojnë me britanikët dhe amerikanët. Të tjerë thonë se blloku duhet të investojë në rrugë dhe jo në artileri.
Rindërtimi i ushtrisë së Ukrainës mund të kushtojë rreth 175 miliardë dollarë gjatë 10 viteve, në varësi të gjendjes së forcave të saj kur arrihet një zgjidhje dhe sa territor do të duhet të mbrojnë. Një forcë paqeruajtëse prej 40,000 trupash do të kushtonte rreth 30 miliardë dollarë në të njëjtin hark kohor, megjithëse presidenti ukrainas Zelenskiy thotë se do të kërkohen më shumë trupa.
Pjesa më e madhe e parave do të shkonte për ndërtimin e ushtrive të anëtarëve të BE-së dhe nxitjes së buxhetit të përgjithshëm të mbrojtjes drejt 3.5% të PBB-së, në përputhje me diskutimet e fundit në selinë e NATO-s në Bruksel. Fondi shtesë do të financonte rezervat e artilerisë, mbrojtjen ajrore dhe sistemet raketore. Kjo do të forconte kufijtë lindorë të BE-së e do të nxiste një rritje masive në industrinë evropiane të mbrojtjes.
Nëse financohet nga borxhi, kjo do të rriste nevojat për huamarrje të pesë anëtarëve më të mëdhenj evropianë të NATO-s me 2.7 trilion dollarë gjatë dhjetë viteve të ardhshme, sipas Bloomberg Economics.
Sondazh

Çokollatat, më të shtrenjta këtë Shën Valentin/ Çmimet janë rritur me 20%, për shkak të kostove të larta të kakaos
Çokollatat do të jenë më të shtrenjta këtë Shën Valentin. Teksa dita e kësaj feste po afron, çmimet pritet të rriten me 10-20% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo......

BE, 422 mln euro për dekarbonizimin e transportit/ Projekti përfshin investime në sektorin rrugor, detar dhe ajror
Bashkimi Evropian po ndërmerr një hap të madh në strategjinë e kundër karbonit, duke alokuar 422 milionë euro për të zgjeruar infrastrukturën e karburanteve......

KQZ dhe SPAK, bashkëpunim për parandalimin e krimeve zgjedhore
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi sot një takim zyrtar me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të......

Inteligjenca artificiale për anëtarësimin në BE- Rama: Shqipërisë ju hap një “derë” tjetër nga Brukseli
Prezantohet moduli i Inteligjencës Artificiale i zhvilluar brenda platformës së integrimit europian dhe anëtarësimit, e cila përdoret çdo ditë nga më tepër......

“Ndërtimi dhe shërbimet rritën ekonominë”- Themeli: Forcimi i kursit të këmbimit mbajti nën kontroll inflacionin
Ekonomia shqiptare do të vijojë të ketë një trend pozitiv zhvillimi edhe gjatë vitit 2025. Raporti i sapo publikuar i Bankës së Shqipërisë mbi politikën......

Kompensimi, lëvrohet kësti për 32 vendime të subjekteve të shpronësuara
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se në fillim të vitit buxhetor 2025, ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 32 vendime të......

Vodafone dhe One, nën hetim paraprak- KK: Sjelljet e tyre mund të përbëjnë kufizim të konkurrencës në treg
Komisioni i Konkurrencës, vendosi nën hetim paraprak Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare. Referuar njoftimit......

“Djemtë në emigrim, vajzat në auditore”- Instat: 2 nga 6 fakultete të Tiranës, kanë reth 90% të studentëve vajza
Edhe pse raporti i studentëve që regjistrohen në ciklet e studimeve bachelor është në rënie konstante vit pas viti, një fenomen i dukshëm është rritja e......