Sulmet në Hormuz, çmimet e naftës rriten përsëri - Ripërtëritja e armiqësive SHBA-Iran fut tregjet në panik

Çmimet e naftës u rritën me rreth 1% të premten, pas shpërthimit të luftimeve të reja midis SHBA-së dhe Iranit, duke kërcënuar armëpushimin dhe duke shuar shpresat për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, rruga kyçe e tranzitit për naftën dhe gazin e lëngshëm natyror.
Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent u rritën me 1.20 dollarë, ose 1.2%, në 101.26 dollarë për fuçi. Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar amerikane u rritën me 85 cent, ose 0.9%, në 95.66 dollarë për fuçi. Treguesit e referencës u rritën me më shumë se 3% në hapjen e tregut. Kjo shënon fundin e rënies tre-ditore pas raportimeve të kësaj jave se SHBA-të dhe Irani ishin afër arritjes së një marrëveshjeje paqeje që do t'i jepte fund luftimeve.
“Tregu është në prag të një shkatërrimi të plotë. Formimi i çmimeve nuk mbështetet më në një lexim pragmatik të trajektores së luftës apo realitetit në Ngushticën e Hormuzit”, thanë analistët e tregut.
Rritja e çmimeve të premten pasoi akuzat e Iranit se SHBA-të shkelën armëpushimin njëmujor midis tyre, ndërsa SHBA-të thanë se sulmet e tyre ishin hakmarrëse pasi Irani qëlloi anijet e Marinës Amerikane që kalonin Ngushticën e Hormuzit të enjten.
Ushtria e Iranit tha se SHBA-të kishin shënjestruar një tanker iranian nafte dhe një anije tjetër, si dhe zona civile në ngushticë dhe në kontinent.
"Sa i përket furnizimit, situata mbetet e ngushtë", thanë analistët.
Komisioni i Tregtimit të Kontratave të Ardhshme të Mallrave në SHBA po heton kostot e rritjes së çmimit të naftës. Sipas tyre efekti ka qenë në një total prej 7 miliardë dollarësh përpara njoftimeve kryesore të Presidentit Trump lidhur me luftën e Iranit, raportoi Reuters të enjten.
Shumica e tregjeve prisnin rënie të çmimeve, të naftës në bursa, pas deklaratave të Trump për armëpushim ose ndryshime të tjera në politikën ndaj amerikane ndaj Iranit. Por kjo tendencë rezultoi afatshkurtër pas rikthimit të konflikteve në Ngushticën e Hormuzit.
Lufta me Iranin, Kina drejt kamionëve elektrikë - Rënie kërkese nga importuesi më i madh i naftës në botë
Rritja e çmimeve të naftës e shkaktuar nga lufta me Iranin pritet të përshpejtojë elektrifikimin e flotës së kamionëve të rëndë të Kinës këtë vit, thonë......
Trump në Kinë, delegacion i vogël me CEO - Samiti i Pekinit planifikohet të mbahet me 14-15 maj
Shtëpia e Bardhë ka ftuar një delegacion të reduktuar të drejtuesve ekzekutivë për të shoqëruar Presidentin Donald Trump në Pekin javën e ardhshme, thanë......
Ligji i ndihmës shtetërore në konsultim publik, mbikqyrje nga një autoritet i pavarur
Qeveria synon të kalojë kontrollin e ndihmës shtetërore në një autoritet të pavarur, që do të ngrihet pas ndryshimeve në ligjin “Për ndihmën shtetërore”, të......
“ECOFIN, dialogu vjetor me BE, zv.guvernatorja Ahmetaj: Ekonomia shqiptare po i përballon goditjet e jashtme
Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, zj. Natasha Ahmetaj, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë “Dialogu vjetor Ekonomik dhe Financiar midis BE-së......
Hendeku financiar për klimën, 93% - Plani i përshtatjes 9.8 mld USD, Jaupaj: Gjetja e financimit është sfidë
Vendi ynë përballet me një hendek të madh financiar për përballimin e efekteve të ndryshimeve klimatike. Sipas Planit Kombëtar për Përshtatjen ndaj......
5.8 mld lekë për bypass-in e Elbasanit - ARRSH hap tenderët për 2 fazat e para, synohet ulja e trafikut në Bradashesh
Me nje fond limit prej gati 5.8 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 2 procedura tenderuese për ndërtimin e rrugës lidhëse Tiranë – Elbasan, me......
“Nëse çmimet rriten, masa për pensionistët”/ Akti për akcizën e naftës, Malaj: E kemi aplikuar dy herë
Nga 16 mbledhje të Bordit të Transparencës, për vendosjen e çmimit tavan të shitjes së karburanteve, në dy raste është aplikuar niveli i reduktuar i akcizës......
“Shqipëria nuk rrezikohet nga mungesa e naftës” - Karakaçi: Synojmë që rezervat të manaxhohen nga shteti
Shqipëria nuk rrezikohet nga mungesa e furnizimit me hidrokarbure. Këtë e garantoi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi gjatë një......


