Energjia diellore, e ardhmja e rrjetit japonez - Kombinimi i saj me bateritë elektrike mund të përmbushë 85% të kërkesës
Një ekip kërkimor në Japoni ka zbuluar një mënyrë për të transformuar të ardhmen energjetike të vendit, duke treguar se kombinimi i paneleve diellore në çati me bateritë e automjeteve elektrike mund të përmbushë deri në 85 përqind të nevojave elektrike të vendit. Gjithashtu, kjo metodë do të ulte emetimet e dioksidit të karbonit me 87 përqind.
Studimi, i kryer nga Universiteti Tohoku, së bashku me atë të Tokios, ofron një vështrim të detajuar se si infrastruktura ekzistuese, si çatitë dhe automjetet, mund të shfrytëzohet për dekarbonizimin në shkallë të gjerë.
Hulumtuesit pohuan se me rrezikun në rritje të ndryshimeve klimatike, Japonia përballet me sfida të dallueshme në dekarbonizimin e sistemeve të energjisë, kryesisht për shkak të terrenit malor dhe hapësirës së kufizuar për fermat diellore.
Megjithatë, me mbi 8,000 kilometra katrorë hapësirë në çatitë e ndërtesave dhe një treg automjetesh elektrike që po zgjerohet me shpejtësi, studiuesit propozuan kombinimin e sistemeve fotovoltaike me bateritë e makinave në një model të quajtur "SolarEV City".
Për të vlerësuar potencialin e konceptit, ekipi kreu një analizë gjithëpërfshirëse të të gjitha 1,741 komunave në Japoni. Ata supozuan se 70 përqind e çative do të ishin të pajisura me panele diellore që funksiononin me efikasitet 20 përqind, ndërsa automjetet elektrike me bateri 40 kilovat orë (kWh) do të siguronin ruajtjen e energjisë, duke përdorur rreth gjysmën e kapacitetit për të mbështetur rrjetin.
Pas analizës, studiuesit u habitën kur panë se vetëm sistemet fotovoltaike në çati mund të gjeneronin 1,017 teravat-orë (TWh) në vit, duke tejkaluar prodhimin total të energjisë elektrike të vendit në vitin 2022.
Ata zbuluan më tej se një sistem vetëm me fotovoltaikë mund të furnizonte 45 përqind të nevojave për energji. Ndërsa kur u kombinua me bateritë e automjeteve elektrike, shifra u rrit ndjeshëm në 85 përqind.
"Për ta bërë këtë sistem realitet dhe për të ecur drejt një shoqërie më të gjelbër, na duhen më shumë politika mbështetëse", tha një nga studiuesit kryesorë.
Mendimi juaj

“Po kërkohen vende të reja për pushime” - Mançka: Çmimet e paketave janë rritur, por kërkesa mbetet konstante
Pak kohë para fillimit të sezonit turistik veror, qytetarët shqiptarë kanë filluar të prenotojnë paketa turistike, duke preferuar të pushojnë në vende të......

Google “zgjeron” kufijtë e IA - Prezanton modalitete të reja dhe teknologji të avancuara për përdoruesit
Google i Alphabet njoftoi se do ta vendoste inteligjencën artificiale në duart e më shumë përdoruesve të internetit, ndërsa paralajmëroi një abonim prej......

Investim në turizmin natyror - FSHZH, tender për përmirësimin e infrastrukturës në Karavasta
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit, për ndërhyrje infrastrukturore me synim përmirësimin e aksesit turistik dhe zhvillimin e......

Nuk ndalen transaksionet me AIPS-EURO - BSH: Arrijnë në 1.8 mld euro pagesat e realizuara përmes këtij sistemi
Sistemi AIPS-EURO ka vijuar të përdoret gjerësisht për pagesat e mëdha në euro brenda vendit edhe në katër muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave më......

Në prill, rreth 905 mijë pasagjerë në Rinas - U kryen 180 fluturime në ditë në 19 shtete të ndryshme
Mesatarisht me 180 fluturime në ditë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar afro 905(Printscreen) mijë pasagjerë gjatë muajit të kaluar. Sipas të......

Çfarë i ofron Karta Blu “trurit” të Shqipërisë? - Muça: Ka krijuar të gjithë elementët që një punonës të largohet
Jo vetëm ne sezonin turistik, por edhe gjatë vitit, Shqipëria nga viti në vit, po përballet me krizën e punonjësve. Por, ndryshe nga krizat e punonjësve të......

Shqipëria, gati për implementimin e projektit “B-Ready” - QKB, bashkëpunim me BB. Cilat janë përfitimet për bizneset në vend?
Shqipëria do të aplikojë së shpejti projektin “B-Ready”, një iniciativë që synon të përmirësojnë ndjeshëm klimën e të bërit biznes në vend. “B-Ready” është......

Politikat për energjinë e rinovueshme - Komuniteti i Energjisë: Përmbushja, 61%. Pikët na ulen nga biokarburantet
Zbatimi i politikave për energjinë e rinovueshme nga Shqipëria është përmbushur në masën 61%. Raporti i fundit i Komunitetit të Energjisë jep të dhëna mbi......