Bota Postuar më 8 Shtator 2025, 09:24

Energjia diellore “dominon” planetin - Instalimet fotovoltaike globale u rritën me 64% në gjysmën e parë të 2025

Nga Kristi Ceta

Energjia diellore “dominon” planetin - Instalimet fotovoltaike

Kapaciteti global i instaluar i energjisë diellore u rrit me 380 GW gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, një rritje prej 64% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Impiantet diellore janë bërë burimi me rritjen më të shpejtë të gjenerimit të ri të energjisë. Në vitin 2024, prodhimi global i energjisë diellore u rrit me 28%, duke shtuar 469 TWh, më shumë se çdo burim tjetër.

Kina vazhdon të dominojë këtë rritje. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, instalimet e saj fotovoltaike ishin mbi 100% më të larta në bazë vjetore, dhe vendi përbënte 67% të kapacitetit të ri global, nga 54% në gjysmën e parë të 2024‑ës.

Kjo rritje është nxitur nga përpjekja e zhvilluesve për të përfunduar projektet përpara hyrjes në fuqi të rregullave të reja për kompensimin e energjisë diellore dhe eolike në qershor. Megjithatë, Ember thekson se kërkesa e lartë kineze për furnizime të pastra sugjerojnë se viti 2025 do të thyejë rekordin e vitit të kaluar për instalime diellore.

Për pjesën tjetër të botës, instalimet e reja arrijnë rreth 124 GW, duke reflektuar një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024‑ës. India renditet e dyta me 24 GW, një rritje prej 49%, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë në vend të tretë me një rritje prej 4%, pavarësisht politikave qeveritare që kufizojnë zhvillimin e energjive të pastra.

Shtetet e tjera kontribuuan me 65 GW shtesë, +22% krahasuar me gjysmën e parë të 2024‑ës. Energjia diellore u bë burimi më i rëndësishëm i BE-së për herë të parë në qershor 2025, me 22.1% të furnizimit total, duke kaluar energjinë bërthamore dhe eolike. Megjithatë, blloku pritet të instalojë më pak kapacitet të ri diellor këtë vit krahasuar me vitin e kaluar. Kjo do të ishte rënia e parë vjetore e kësaj dekade.

Ember parashikon që viti 2025 do të shënojë një tjetër rekord historik për energjinë diellore globale.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat