Energjia bërthamore, Rusia zgjeron dominimin - Mbi 10 impiante të reja do të ndërtohen jashtë territorit rus
Rusia po ndërton më shumë se 10 impiante bërthamore në shtete të tjera për të rritur ndikimin e saj global. Ndërkohë, qeveritë perëndimore po kërkojnë alternativa për të konkurruar me dominimin rus në këtë sektor.
Rusia po ndërton mbi 10 impiante të energjisë bërthamore në shtete të tjera për të ndihmuar në kapitalizimin e kërkesave në rritje të nxitura nga inteligjenca artificiale dhe tregjet në zhvillim.
Sipas analistëve, uraniumi është gazi i ri dhe Rusia mbetet një nga burimet kryesore të karburantit bërthamor. Në të njëjtën kohë, eksportet bërthamore të Rusisë po lulëzojnë pasi Kremlini kërkon të arrijë marrëveshje më shumë vende duke përdorur kontrata 60-vjeçare.
Përpjekjet e intensifikuara bërthamore të vendit pasqyrojnë një strategji më të gjerë për të zgjeruar ndikimin global, me projekte që po zhvillohen në vende si Bangladeshi, Kina, Egjipti, India, Irani dhe Turqia. Pavarësisht sanksioneve të rënda që synojnë industritë e naftës dhe gazit pas pushtimit të Ukrainës, Moska ka forcuar rolin e saj në sektorin bërthamor.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike parashikon një rritje prej 155% të kapacitetit gjenerues bërthamor global deri në vitin 2050, duke arritur në 950 GW. Plani i zgjeruar i Rusisë përfshin ndërtimin e reaktorëve, furnizimin me karburant dhe shërbime të ngjashme në 54 vende, sipas hulumtimit të Institutit Norvegjez të Çështjeve Ndërkombëtare. Financial Times raportoi më parë se Rusia është e përfshirë në mbi një të tretën e të gjithë reaktorëve të rinj globalë në ndërtim.
Qeveritë perëndimore po kërkojnë të konkurrojnë dominimin e Rusisë në sektorin bërthamor. SHBA ndaloi importet e uraniumit të pasuruar me Rusinë në maj, ndërsa shumica e vendeve të Evropës Lindore kanë gjetur furnizues alternativë për reaktorët e epokës sovjetike. Megjithatë, Hungaria u ka rezistuar masave të tilla, duke mbështetur partneritetet ruse.
Sondazh

'Transformim epokal i sektorit energjitik që prej 2013’ - Rama: Ulja e parë në 35 vjet e çmimit për konsumatorët familjarë
Kjo është ulja e parë e tarifës së energjisë në 35 vitet e fundit, prej së cilës përfitojnë 1 milion konsumatorë. Ky është mesazhi që ka përcjellë......

Pensionet me Italinë, miratohet projektligji nga Dhoma e Deputetëve
Projektligji C.1916, për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë, është miratuar sot nga Dhoma e Deputetëve. Ky hap është rezultat i......

Çmimi i energjisë, Rama: Ulja e vetme në Europë, nuk është elektorale
Komenteve në rrjtete sociale, Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur nëpërmjet një videoje në këto platforma, ku shpjegon arsyen e uljes së çmimit të......

Blerja e automjeteve, në diskutim rregulla të reja importi-Progni: Preferohen makinat e prodhuara pas vitit 2009
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur diskutimin për të mos lejuar importin e automjeteve më të vjetra se Euro 5. Këtë e ka......

Vota e diasporës në zgjedhjet e majit - Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente identifikimi për qytetarët që jetojnë jashtë vendit
Teksa shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, koha e pajisjes me dokumente identifikimi......

Ministri Hoxha inspektim tek IdentiTek/Risitë e procesit.- Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente për diasporën
Koha e pajisjes me dokumente identifikimi për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të përgjysmohet. Kjo u konfirmua nga Administratorja e......

Tregjet botërore, të brishta ndaj tarifave të Trump - Kina, Evropa dhe Kanadaja, në rrezik nga politikat tregtare të SHBA-së
Nga Kina në Evropë, duke përfshirë Kanadanë e Meksikën, tregjet botërore po ndiejnë rrezikun e premtimit të Donald Trump për të rritur tarifat kur ai të......

Sa e sigurojnë shqiptarët pronën nga zjarri? - AMF: Në 9 muaj, numri i kontratave u rrit me 2%
Primet e sigurimit vullnetar gjatë periudhës janar-nëntor 2024 arritën në rreth 8,5 miliardë lekë, 6.69% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit......