Emiratet Arabe, 40 mld USD investime në Itali - Partneriteti fokusohet tek energjia, IA, mineralet kritike
Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të investojnë 40 miliardë dollarë në Itali, thanë dy vendet në një samit dypalësh në Romë.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka ndjekur lidhje më të forta me vendet e Gjirit Persik që nga marrja e detyrës në vitin 2022, duke injoruar shqetësimet mbi çështjet e të drejtave të njeriut, të ngritura nga kundërshtarët politikë.
Nën mbikëqyrjen e saj, Italia hoqi embargot e shitjes së armëve për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite të vendosura nga qeveritë e mëparshme, që lidheshin me luftën në Jemen.
Meloni mirëpriti presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahya në një vizitë shtetërore në Romë dhe të dy u zotuan të punojnë drejt një "Partneriteti Gjithëpërfshirës Strategjik".
“Në këtë kontekst, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar një angazhim prej 40 miliardë dollarësh për të investuar në Itali në të gjithë sektorët kryesorë”, thanë të dy qeveritë në një deklaratë të përbashkët.
Më shumë se 40 marrëveshje të reja u nënshkruan gjithsej, në fushat që përfshijnë bashkëpunimin ekonomik dhe mbrojtjen e investimeve, çështjet bërthamore dhe trashëgiminë kulturore.
“Ky partneritet fokusohet në akset strategjike, si inteligjenca artificiale, qendrat e të dhënave, kërkimi në hapësirë, energjia e rinovueshme dhe tokat e rralla”, shtoi Meloni.
Kompania italiane e energjisë Eni tha veçmas se kishte nënshkruar një dokument me kompanitë e Emirateve të Bashkuara për të zhvilluar qendra të dhënash në Itali, të mundësuara nga termocentrale të gazit natyror që përdorin teknologjinë e kapjes së karbonit. Eni nënshkroi gjithashtu një marrëveshje me firmën e kontrolluar nga shteti i Emirateve të Bashkuara, duke e bërë blerësin kryesor të energjisë së rinovueshme të prodhuar në Shqipëri, sipas një marrëveshjeje trepalëshe të shpallur në janar.
Sondazh

Mashtrim kompjuterik në bursa – Policia sekuestron 4 pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 1.2 milionë euro!
Policia e Shtetit informon se në vijim të punës gjurmuese dhe hetimore, për konstatimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u......

Kanadaja kundër Elon Musk? – Banorët kërkojnë heqjen e nënshtetësisë së tij!
Të paktën 170,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion parlamentar që kërkon që Elon Musk t'i hiqet shtetësia kanadeze për shkak të rolit të tij në......

SHBA dhe Ukraina drejt marrëveshjes për ndarjen e burimeve natyrore të kombit!
SHBA këtë javë do t'i ofrojë Ukrainës një marrëveshje dypalëshe e cila do të garantonte sigurinë e vendit në këmbim të pjesës së përbashkët të burimeve të......

OKB-ja refuzon rezolutën e SHBA-së dhe mbështet thirrjen europiane për tërheqjen e Rusisë nga Ukraina!
Në përvjetorin e tretë të pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (UNGA) refuzoi të miratojë një rezolutë të mbështetur......

Rikonstruksioni i rrugës së Komanit/Rama: Aset i rilindur për veriun dhe aks strategjik për turizmin!
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga inspektimi në bashkinë e Vaut të Dejës, në Shkodër i kantierit të ri për rikonstruksionin e......

Kursi këmbimit/ Forcohet Dollari ndërsa Franga humbet pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës nga një ditë më parë pasi është blerë këtë mëngjes me 94.2 lekë dhe është shitur me 95.2 lekë sipas......

200 gra të punësuara dhe eksporte drejt Gjermanisë dhe Çekisë-Balluku: Fasoneritë, krah i fortë i ekonomisë në qarkun e Fierit
Fasoneritë janë ndër bizneset kryesore që arrijnë të mbajnë kryesisht gratë në marrëdhënie pune, duke fituar të ardhura. Gjatë një inspektimi në një linjë......

Bilanci 2024-ës, buxheti arkëton 7.1 miliardë euro-Kapërcim me 670 milionë euro në raport më 2023
Buxheti i shtetit ka mbledhur 710.3 miliardë lekë për vitin 2024, apo afro 7.1 miliardë euro. Të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave, tregojnë të......