Eksportet ruse të naftës bien në vitin 2024 - Sulmet me dron dhe sanksionet perëndimore, ndër faktorët kryesorë
Eksportet ruse të produkteve të naftës në det ranë me pothuajse 10% në vitin 2024, pasi sulmet me dronë ukrainas dëmtuan rafineritë kryesore. Kostot më të larta të financimit dhe presionet nga sanksionet perëndimore kontribuuan në rënie, thanë burimet e industrisë.
Rusia, një nga eksportuesit më të mëdhenj të naftës dhe karburantit në botë, së bashku me Arabinë Saudite dhe SHBA-në, është përpjekur të hyjë në tregje të reja në Azi dhe Amerikën e Jugut që kur shtetet perëndimore vendosën sanksione pas fillimin e luftës në Ukrainë në vitin 2022.
Eksportet më të ulëta të karburantit nënkuptojnë që firmat ruse duhet të rrisin eksportet e naftës së papërpunuar për të ruajtur të ardhurat, por opsione të tilla janë të mundshme vetëm në Indi, Kinë dhe Turqi, të cilat ende blejnë naftë ruse pavarësisht sanksioneve dhe kanë rafineritë e tyre të mëdha.
Eksportet totale ruse të të gjitha lëndëve djegëse, duke përfshirë naftën dhe vajgurin reaktiv qëndruan në 113.7 milionë tonë metrikë vitin e kaluar, 9.1% më pak nga viti 2023, thanë dy burime tregu për Reuters.
Përpunimi i përgjithshëm i naftës në Rusi ra në rreth 267 milionë tonë metrikë apo 5.4 milionë fuçi në ditë në vitin 2024, niveli më i ulët që nga viti 2012, për shkak të ndërprerjeve të paplanifikuara dhe marzheve më të dobëta të rafinimit.
Rafineritë u vendosën gjithashtu nën presion për shkak të rënies së çmimeve të karburantit, rritjes së normave të interesit dhe ndalimit të eksporteve të benzinës nga Rusia.
Eksportet e produkteve të naftës në vend u rritën 10.8% në dhjetor në raport me një muaj më parë, duke arritur në 10.37 milionë tonë.
Sondazh

Pse shqiptarët blejnë rroba të përdorura? - Në vitin 2024 shënoi rritje importi i veshjeve të dorës së dytë
Çmime më të lira, marka cilësore dhe origjinale, apo veshje ndryshe çfarë shiten në tregje apo dyqane, janë arsyet që vajzat e gratë kryesisht blejnë rroba......

A mund të investojnë shqiptarët në kripton e Trump? - Eksperti: Kryhet përmes disa rrugëve, këto janë investime afatshkurtra
Trump po trondit botën financiare, jo vetëm përmes programit të tij ekonomik, por edhe përmes një lëvizje. Ai ka prezantuar një memecoin të quajtur STrump......

“Boom” kërkesash për hua nga bizneset - BSH: Edhe norma e refuzimit nga bankat ishte më e vogël në tetor-dhjetor 2024
Bankat kanë miratuar më shumë kredi të bizneseve në 3 muajt e fundit të 2024, dhe kjo si pasojë e politikave të bankave lidhur me kolateralin, pasqyrave......

Projekti, ngrihet “Dritarja e Vetme Kombëtare” - Doganat, akses të plotë informacioni. Ulen kostot e bizneseve me 10%
Qeveria shqiptare parashikon që brenda vitit të ardhshëm të krijojë Dritaren e Vetme Kombëtare (National Single Windoë-NSW). Por çfarë është ajo dhe për......

“Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente” - Tema e Forumit Ekonomik Botëror në Davos
Davos po mirëpret liderët globalë për Forumin Ekonomik Botëror 2025 këtë javë me takimin nën sloganin “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”. Diskutimet do......

Cilat ishin tregjet e reja të Shqipërisë në 2024? Produktet shqiptare “udhëtuan” drejt Andorrës dhe Kepit të Gjelbër
Vitet e fundit Shqipëria ka demonstruar një angazhim të jashtëzakonshëm në zgjerimin e horizonteve të saj tregtare. Me një fokus të madh në diversifikimin e......

30 mln euro investime në rrjetin elektrik - OSHEE: Ndërhyrjet përfshijnë 3 komponentë, përmirësim i shërbimit për qytetarët
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur tenderin ndërkombëtar për projektin “Programi i Investimeve në Shpërndarjen e Energjisë I”, duke......

Qendra e Shqipërisë, magneti i turizmit ndërkombëtar/ Numri i netëve të qëndrimit nga të huajt në këtë rajon arriti në rreth 2.4 milionë
Në vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rritje të shpejtë të numrit të turistëve të huaj, të cilët kanë zgjedhur vendin tonë si destinacion për......