Eksportet e Kinës ngadalësohen në maj - Dërgesat drejt SHBA-së u tkurrën me 34.5%, thellohet deflacioni
Rritja e eksporteve të Kinës u ngadalësua në nivelin më të ulët tremujor në muajin maj, ndërsa tarifat e SHBA-së goditën dërgesat. Deflacioni në çmimet e fabrikave u thellua në nivelin më të ulët në dy vjet, duke shtuar presion mbi ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Lufta tregtare globale e nisur nga presidenti amerikan Donald Trump, si dhe luhatjet në lidhjet tregtare midis Kinës dhe SHBA-së në dy muajt e fundit, i kanë dëmtuar eksportuesit kinezë dhe kanë penguar rritjen botërore.
Duke nënvizuar ndikimin e tarifave të SHBA-së në dërgesa, të dhënat doganore treguan se eksportet e Kinës në SHBA ranë me 34.5% nga viti në vit në muajin maj, rënia më e madhe që nga shkurti i vitit 2020, kur shpërthimi i pandemisë COVID-19 përmbysi tregtinë globale.
Eksportet totale nga gjiganti aziatik u zgjeruan me 4.8% nga viti në vit muajin e kaluar, duke u ngadalësuar nga rritja prej 8.1% në prill dhe duke mos arritur parashikimin prej 5.0% të Reuters. Kjo erdhi pavarësisht uljes së tarifave të SHBA-së për mallrat kineze, që kishte hyrë në fuqi në fillim të prillit.
"Pritet që të dhënat e majit të vazhdojnë të jenë të rënduara nga periudha e tarifave maksimale", shpjegojnë analistët. Por sipas tyre, përshpejtimi i shitjeve në rajone të tjera përveç Shteteve të Bashkuara mbështeti eksportet e Kinës.
Importet ranë me 3.4% nga viti në vit, duke u thelluar nga rënia prej 0.2% në prill.
Eksportet ishin rritur me 12.4% nga viti në vit dhe 8.1% në mars dhe prill, përkatësisht, ndërsa fabrikat nxituan dërgesat në SHBA për të shmangur taksat e Trump.
Ndërsa eksportuesit kinezë patën njëfarë lehtësimi në maj, pasi Pekini dhe Uashingtoni ranë dakord të pezullojnë shumicën e detyrimeve për 90 ditë, tensionet midis dy ekonomive më të mëdha në botë mbeten të larta.
Importet e Kinës nga SHBA gjithashtu humbën terren të mëtejshëm, duke u tkurrur me 18.1%, nga rënia prej 13.8% në prill. Ndërsa eksportet kineze të metaleve të rralla u rritën ndjeshëm në maj, pavarësisht kufizimeve për lloje të caktuara të produkteve, që shkaktuan mbylljen e shumë fabrikave të automjeteve.
Suficiti tregtar i Kinës për muajin maj arriti në 103.22 miliardë dollarë, nga 96.18 miliardë dollarë muajin e kaluar.

Eurobondi rriti me 5.3% borxhin e jashtëm bruto - BSH: Shumica e detyrimeve janë afatgjata. Nuk ndryshon raporti me PBB
Aktualisht, Shqipëria ka 10,677 miliardë euro borxh të jashtëm. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se stoku i borxhit të jashtëm bruto u......

“Dy orë pushim për faljen e xhumasë” - Diskutohen ndryshime të reja në Kodin e Punës
Leje për falje të namazit, dy orë pushim për faljen e xhumasë si dhe krijimi i hapësirave të faljes për punëmarrësit të cilët janë besimtarë myslimanë. Këto......

Nevoja për rinovimin e godinave - Sektori rezidencial ka gjurmë të ndikimeve në mjedis
Teksa ligji “Për performancën energjetike në ndërtesa” kërkon rikonstruksionin masiv të godinave ekzistuese, të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se......

Turistët e huaj apo shqiptarët, kush shpenzon më shumë? Tremujori i parë sjell rekorde të reja, të ardhurat kapin 874 milionë euro
Turizmi në Shqipëri ka vijuar të jetë një burim i rëndësishëm të ardhurash edhe gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, duke shënuar një tjetër rekord në......

Britania investon për sigurinë detare - Mbi 8 mld dollarë për të zgjeruar flotën e nëndetëseve
Britania do të investojë 8.13 miliardë dollarë për të zgjeruar kapacitetin e ndërtimit të nëndetëseve, duke mbështetur firma si grupi i mbrojtjes BAE Systems......

ERE nis procedurat për licencimin e TEC-it privat - Projekti 170 MW në Roskovec, gazi do të merret nga gazsjellësi TAP
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për licencimin e shoqërisë “Fier Thermoelectric” në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga......

Kursim energjie dhe përfitime mjedisore - Duhet rikonstruksion për 745 000 ndërtesa banimi dhe 8 200 godina publike
Arritja e objektivit kombëtar të reduktimit të emetimeve të gazeve serrë deri në vitin 2050 kërkon rinovimin sipas parimeve të eficiencës së energjisë të 745......

Bota zgjeron investimet për “IA” - Shitjet globale të çipeve shënojnë rreth 23% rritje
Shoqata e Industrisë së Gjysmëpërçuesve (SIA) ka njoftuar se shitjet globale të gjysmëpërçuesve ishin 57.0 miliardë dollarë gjatë muajit prill 2025, një rritje......