“Ekonomia globale, më mirë se sa pritej” - Kreu i FMN: Pabarazitë dhe inteligjenca artificiale rrezikojnë tregun
Ekonomia botërore ka treguar rezistencë më të madhe nga sa pritej, pavarësisht goditjeve të shumta, tha kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), duke parashikuar vetëm një ngadalësim të lehtë të rritjes globale gjatë këtij viti dhe në 2026.
Drejtoresha Ekzekutive e FMN-së, Kristalina Georgieva, tha se të dhënat e fundit ekonomike tregojnë një zbutje të ekonomisë amerikane, por ajo ka shmangur recesionin që shumë ekspertë e kishin paralajmëruar vetëm gjashtë muaj më parë.
Ekonomia më e rëndësishme në botë dhe shumë të tjera kanë performuar mirë për shkak të politikave më të dobishme, përshtatjes së sektorit privat, tarifave të importit më pak të ashpra nga sa pritej dhe kushteve financiare mbështetëse, tha Georgieva gjatë një eventi në Uashington.
“Ne presim që rritja globale të ngadalësohet vetëm pak këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Të gjitha shenjat tregojnë për një ekonomi botërore që në përgjithësi u ka rezistuar goditjeve të shumta,” u shpreh ajo.
Në korrik, FMN rriti parashikimin për rritjen globale me 0.2 pikë përqindjeje në 3.0% për këtë vit dhe me 0.1 pikë në 3.1% për vitin 2026.
“Po ashtu, është një kohë me pasiguri të jashtëzakonshme dhe rreziqet negative janë ende dominuese në parashikim. Pra, duhet të jemi vigjilentë,” theksoi kreu i FMN-së.
Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një rritje globale prej rreth 3% në afat mesatar, shumë më pak se 3.7% që pritej para pandemisë së COVID-19.
Georgieva përmendi thellësinë e pabarazive, pakënaqësitë dhe vështirësitë në mbarë botën. Sipas saj, ekonomia globale përballet me shumë rreziqe, duke përfshirë mundësinë e një “flluske” të tregut për shkak të inteligjencës artificiale.
Gjithashtu, kërkesa për ar, një aset tradicional i sigurt, po shtohet ndjeshëm, shtoi ajo.

Si qëndrojnë shqiptarët në raportin punë-jetë? Ruajmë ekuilibër të mirë, ndërsa amerikanët përballen me ditët më të gjata të punës
Balanca midis punës dhe jetës në këtë periudhë është bërë një faktor i rëndësishëm sa i përket jetës sociale. Një anketë globale e revistës CEOWORLD shqyrtoi......

Kreditë me probleme mbeten në “zonën e sigurt”/ Bankat ruajnë shëndetin financiar edhe pse huatë e këqija lëvizën lehtë në rritje
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pas një periudhe disamujore stabiliteti, niveli i kredive me probleme është rritur lehtë gjatë......

Greqia “shpërndan” gazin në Evropë - Gazsjellësi grek, gati të dyfishojë furnizimet nga Azerbajxhani
Sistemi grek i transmetimit të gazit natyror është tashmë plotësisht i përgatitur për të pranuar dhe transmetuar dyfishin e sasisë aktuale të gazit nga......

Çregjistrohen 6.128 mjete me moshë 22-vjeçare - Kontrolli teknik, Tirana e Durrësi me numrin më të lartë të testimeve
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat për 9 muajt e parë të vitit, në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të......

Google investon 5 miliardë euro në Belgjikë - Synohet zgjerimi i inteligjencës artificiale dhe infrastrukturës “cloud”
Google ka njoftuar një investim të ri prej 5 miliardë eurosh në Belgjikë, për të zgjeruar qendrat e saj të të dhënave dhe infrastrukturën e inteligjencës......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën relativisht në vlera pozitive duke e në rritje këtë fundjavë teksa është blerë sot në raport me ditën e djeshme me 82.9......

Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë/ Rama: Hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik në rajon!
Kryeministri Edi Rama u shpreh mëngjesin e sotëm se Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor)......

Ndihma sociale, ulet numri i përfituesve - Nga janari në gusht hiqen nga skema mbi 3 mijë familje
Numri i përfituesve të ndihmës ekonomike ka pësuar ulje përgjatë vitit aktual. Në periudhën janar-shkurt, numri i familjeve në skemë ishte 46.096, duke rënë......