Ekonomia botërore e marrë peng, ankthi që vjen nga Lindja e Mesme

Përfaqësues nga rreth 40 vende morën pjesë në një takim virtual për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Kryeministri britanik Keir Starmer kishte ftuar për këtë takim për të diskutuar për masa diplomatike dhe politike për të rikthyer lirinë e lundrimit në këtë rajon. Takimi ishte ndoshta dhe reagim ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump ndaj partnerëve: "Duhet të mësoni të mbroheni vetë”. Në takim morën pjesë ndër të tjerë përfaqësues nga Franca, Gjermania, Kanadaja, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. SHBA nuk ishte e përfaqësuar. Ministrja e Brendshme britanike Yvette Cooper theksoi në fillim të videokonferencës rëndësinë e Ngushticës së Hormuzit për tregtinë botërore. "Në 24 orët e fundit, vetëm 25 anije kanë arritur të kalojnë, ndërkohë që normalisht kalojnë rreth 150 në ditë.” Aktualisht, rreth 2.000 anije po presin për të kaluar. Sipas saj, Irani ka bllokuar një rrugë ndërkombëtare detare, duke marrë peng ekonominë botërore.
Shqetësim për ekonominë botërore
Ashtu si në shumë vende të tjera, edhe në Britaninë e Madhe po rritet frika se bllokada e Ngushticës së Hormuzit mund të shkaktojë dëme të mëdha në ekonomi. Rreth një e pesta e naftës dhe e gazit të lëngshëm që tregtohen në botë kalojnë zakonisht përmes kësaj rruge. Një nga çështjet e diskutuara ishte nëse për arsye sigurie cisternat e naftës duhet të shoqërohen nga anijet ushtarake.
Macroni kundër përdorimit të forcës
Presidenti francez Emmanuel Macron e cilësoi përdorimin e forcës si jorealist. Sipas tij rihapja e ngushticës mund të arrihet vetëm përmes koordinimit me Iranin dhe negociatave pas një armëpushimi të mundshëm. Ndërkohë Italia propozoi krijimin e një "korridori humanitar” për plehra kimike dhe mallra të tjera me rëndësi jetike, për të parandaluar një krizë ushqimesh, veçanërisht në vendet afrikane, siç deklaroi ministri i Jashtëm Antonio Tajani.
Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për çmimet tavan për produktet bazë dhe sigurimet shëndetësore
Kabineti i kryeministrit Albin Kurti i ka kaluar të premten projektligjet për çmimet tavan dhe për sigurimet e detyrueshme shëndetësore, të cilat duhet të......
Çmimet e reja të karburanteve, Bordi i Transparencës: nafta 224 lekë për litër, benzina 181 lekë për litër
Nga ora 20.00 e ditës së sotme në fuqi hyjnë çmime të reja për shitjeën e karburanteve në tregun e pakicës dhe shumicës. Bordi i Transparencës i publikoi......
Rama me kryebashkiakët: Disa bashki kanë ecur mirë me projektet për Paketën e Maleve
Zhvillimi i agroturizmit dhe turizmit kulturor, ecja përpara me procesin e legalizimit, administrimi i mbetjeve urbane dhe zhvillimi i arsimit ishin disa nga......
Rama: Task-forcë për mbeturinat. Forcojmë kapacitetet e emergjencave
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive, ku diskutoi për zgjidhjen e disa problematikave. Ai u shpreh për ngritjen e një task-force......
Malaj: Qeveria ul akcizën e karburanteve me 20% nëse çmimet rriten mbi pragun
Qeveria shqiptare ka miratuar një Akt Normativ për uljen e akcizës së karburanteve, si masë për të përballuar rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, të......
Rritja e çmimeve në tregje largon blerësit - Specat deri në 500 lekë/kg, domatet deri në 400 lekë/kg
Rritja e çmimeve të fruta-perimeve po ndjehet gjithnjë e më shumë në buxhetet familjare, teksa produktet bazë po kushtojnë më shtrenjtë nga java në......
A do formalizohet sektori i bukurisë me pagat indikative? - Hasalla: Tatimet duhet ta ndjekin me rigorozitet që të japë efektin e duhur
Sektori i kujdesit personal, një nga më të ekspozuarit ndaj informalitetit, është vënë në qendër të vëmendjes së Administratës Tatimore. Përmes përcaktimit......
Hekurudhat, projekte mbi 1.7 mld euro - Prioritetet 2027-2029, kosto për Durrës-Prishtinë 750 mln euro
Qeveria ka identifikuar një sërë projektesh prioritare në sektorin e transportit hekurudhor për periudhën 2027–2029, një pjesë e të cilave klasifikohen me......


