Dyfishohen tarifat për udhëtarët evropianë drejt SHBA - Aplikimi për udhëtime pa vizë do të kushtojë 40 dollarë nga 30 shtatori
Duke filluar nga kjo vjeshtë, shumë udhëtarë që do të shkojnë në Shtetet e Bashkuara do të përballen me një rritje të ndjeshme të tarifës për autorizimin e udhëtimit pa vizë. Qytetarët e 41 vendeve, duke përfshirë ata nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar, duhet të aplikojnë për Sistemin Elektronik të Autorizimit të Udhëtimit (ESTA) për vizita deri në 90 ditë. Kjo masë është pjesë e Programit për Udhëtime pa Vizë.
Tarifa për aplikimin pritet të dyfishohet në fund të shtatorit. Aktualisht, ajo kushton 21 dollarë, por më 30 shtator 2025 do të rritet në 40 dollarë. ESTA mbetet e vlefshme për dy vjet dhe është e detyrueshme për të gjithë udhëtarët nga vendet pjesëmarrëse në Programin për Udhëtime pa Vizë.
Struktura përfshin një pagesë prej 10 dollarësh për përpunimin e aplikimit dhe një tarifë shtesë prej 30 dollarësh që paguhet vetëm në rastin kur autorizimi miratohet. Kjo tarifë përbëhet nga 17 dollarë për promovimin e turizmit në SHBA dhe 13 dollarë që shkojnë në fondin e përgjithshëm të Thesarit të Shtetit. Nëse aplikimi për ESTA refuzohet, udhëtarët paguajnë vetëm 10 dollarë.
Rritja e tarifës u miratua nga Kongresi Amerikan në muajin korrik dhe është kritikuar nga Shoqata Amerikane e Udhëtimit, që paralajmëron se ky vendim mund të ndikojë negativisht në fluksin e turistëve të huaj. Shtetet e Bashkuara po përballen me një rënie të ndjeshme të numrit të udhëtarëve ndërkombëtarë.
Sipas të dhënave, mbërritjet ndërkombëtare, duke përjashtuar udhëtarët nga Kanadaja dhe Meksika, janë reduktuar me 1.6% deri më tani në vitin 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përkthehet në mbi 3 milionë turistë më pak. Në korrik, numri i udhëtarëve të huaj u tkurr me 3.1% në krahasim me të njëjtin muaj të 2024-ës, duke arritur në 19.2 milionë vizitorë. Ky ishte muaji i pestë radhazi në të cilin u shënua rënie e vizitave nga jashtë. Ndër faktorët që kanë ndikuar negativisht në tërheqjen e turistëve të huaj përmenden politikat e ashpra të emigracionit të administratës Trump, tarifat tregtare të shumta dhe shkurtimet në ndihmat e huaja.
Përveç rritjes së tarifës për ESTA, udhëtarët nga vendet që nuk janë pjesë e Programit të Udhëtimieve pa Vizë, si Argjentina, Meksika, Kina, Brazili dhe India, do të përballen me një masë të re të quajtur "taksa për integritetin e vizave" prej 250 dollarësh, që do të hyjë në fuqi më 1 tetor 2025.

“Diplomacia ekonomike do të jetë prioritet” - Rama: Shqipëria, më pranë se kurrë anëtarësimit në BE
Në konferencën tre ditore të ambasadorëve shqiptarë nëpër botë, kryeministri Edi Rama ka vënë theksin se shërbimi dilpomatik i Republikës së Shqipërisë,......

Rreth 1 në 5 nxënës zgjedh një zanat/ Pesha e tyre brenda totalit të nxënësve në gjimnaz, me rritje të qëndrueshme
Interesi për arsimin profesional në Shqipëri tregon një dinamikë interesante gjatë viteve të fundit. Ndërsa numri i nxënësve që zgjedhin këtë rrugë ka pësuar......

Industria e makinave elektrike, thirrje BE-së - Kërkon zbatimin e objektivit për emetime zero deri në vitin 2035
Më shumë se 150 drejtues të industrisë së makinave elektrike në Evropë kanë nënshkruar një letër të përbashkët, duke i kërkuar Bashkimit Evropian t’i......

Turizmi qarkulloi 929 milionë euro - Akomodimi dhe ushqimi, rritje të lartë në 7-mujor
Sektorët e ekonomisë të lidhur me turizmin kanë perfomuar pozitivisht gjatë këtij viti. Të dhënat e 7-mujorit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një......

Nis viti i ri shkollor për 345 mijë nxënës - Ministrja Manastirliu: 26.500 ulen për herë të parë në banka
Në të gjithë shkollat e vendit nis viti i ri akademik 2025-2026 për 345 mijë nxënës të arsimit bazë e të mesëm. Ndërsa, 26.500 prej tyre ulen për herë të......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje të lehtë në raport me javën që lamë pas duke u blerë mëngjesin e sotëm me 82 lekë dhe duke u shitur me 83.5 lekë......

Tesla, paketë kompensimi për Elon Musk - 1 trilion dollarë shpërblim, nëse arrin objektivat ambiciozë të kompanisë
Bordi i Tesla-s propozoi një paketë kompensimi për CEO-n Elon Musk, me vlerë deri në 1 trilion dollarë, duke theksuar ndikimin e jashtëzakonshëm që ai ka mbi......

Greqia ngadalëson “hapin” - Tkurret rritja ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2025
Ekonomia greke u rrit me një normë prej 1.7% në tremujorin e dytë, në bazë vjetore, krahasuar me një rritje prej 2.2% në tremujorin e parë të vitit, sipas të......