Dubai dhe Moska, qendrat e reja të pasurive të paluajtshme - Kërkesa për shtëpi luksoze në këto qytete ka rritur ndjeshëm çmimet
Dubai dhe Moska janë shndërruar në qendra të reja për tregjet e banesave luksoze, me rritje të ndjeshme çmimesh kohët e fundit. Në Dubai, shtëpi të reja luksoze me çmim nga 60 deri në 100 milionë dollarë secila janë ndërtuar për të tërhequr më shumë njerëz të pasur. Në Moskë, shtëpitë e profilit të lartë tani kanë kërkesë shumë më të lartë, pasi rusët më të pasur kanë filluar të rikthejnë paratë në vendin e tyre.
Dubai ka filluar të nxjerrë në treg një seri të re pallatesh luksoze me shumë komoditete, nga kinematë te spa, pasi zhvilluesit e pasurive të paluajtshme kanë filluar një raund të ri kontaktesh për marrëveshje me milionerë nga e gjithë bota, sipas të dhënave të Bloomberg. Këto shtëpi luksoze kanë çmime nga 60 milionë dollarë deri në 120 milionë dollarë ose më shumë, me interes të fokusuar tek blerësit nga Evropa, Azia dhe Amerika.
Kostot e ndërtimit janë tepër të larta, me kompanitë që ndërtojnë prona të tilla, të gatshme për të sjellë materialet më luksoze nga ana tjetër e botës dhe të zbatojnë teknologji të tilla si dyshemetë e lëvizshme të pishinës që ndryshojnë nivelin në raste festash apo eventesh.
Çmimet e pronave në Dubai ishin ngjitur në nivele rekord gjatë pandemisë në vitin 2021. Por kjo nuk i ka penguar zhvilluesit të ndërtojnë prona të reja perandorake në vendet më të shtrenjta buzë plazhit të qytetit, raportoi agjencia ndërkombëtare e lajmeve. Ndërkohë në Moskë, manjatët vendas tani kanë filluar të kthejnë paratë e tyre në qytet. Bloomberg raporton se shumë rusë të pasur tani kanë më pak mundësi për të përdorur kapitalin e tyre jashtë vendit, pasi sanksionet e reja ndërkombëtare të vazhdueshme po detyrojnë shumë banka të bëhen më të rrepta në lëvizjen e fondeve të tilla.
Fluksi i parave të gatshme po ndihmon tregun e pasurive të paluajtshme të Moskës të dallohet nga kryeqytetet e tjera si Londra dhe Hong Kongu. Shitjet e apartamenteve luksoze me çmim prej gati 20,000 dollarësh për metër katror e lart u rritën me pothuajse 40 për qind vitin e kaluar. Rritja e kërkesës ka shtyrë çmimet e shtëpive në kryeqytetin rus të rriten me 21 për qind gjatë së njëjtës periudhë, duke e çuar në të njëjtin nivel me Parisin dhe Londrën.
Sondazh

Çfarë përmban programi i ri i kreditimit të bizneseve? - Nga normat e ulëta të interesit, te mbulimi i tyre me garanci shtetërore
Pavarësisht se bujqësia punëson rreth 1/3 e forcës punëtore të vendit dhe gjeneron rreth 20% të prodhimit kombëtar, bizneset e këtij sektori nuk kanë akses......

BE “studion” masat kundër Trump - Çfarë po planifikon blloku si përgjigje ndaj tarifave të mundshme?
Bashkimi Evropian po studion mënyrat si mund t'u përgjigjet tarifave të mundshme të administratës Trump. Dëshira e 27 shteteve është të gjejë një formë......

Çfarë përfitimesh sjell shtyrja e ligjit të investitorëve strategjikë? - Investimet priten në mbi 2.7 miliardë euro. Hapen rreth 24 mijë vende pune
Kuvendi, ka miratuar deri më 31 dhjetor 2026 shtyrjen e afatit për përfitimin e statusit “Investitor strategjik, procedurë e asistuar veçantë”. Përfitimi i......

Garanci sovrane dhe program kreditimi për NVM-të - Banka e Shqipërisë dhe qeveria bëhen bashkë për të mbështetur bujqësinë
Me qëllim rritjen e kreditimit ndaj sektorit të bujqësisë, Banka e Shqipërisë dhe qeveria do të ofrojnë dy instrumente financimi për ndërmarrjet e vogla dhe......

“Shitjet globale të çipeve do të rriten me 13%” - Rritja e kërkesës për “IA” tejkaloi vështirësitë që pati tregu në 2023
Rritja e kërkesës për inteligjencë artificiale dhe tregu i qëndrueshëm i automobilave do të ndihmojnë në rikthimin e shitjeve globale të çipeve këtë vit,......

Cili qark ishte më “kursimtari” një vit më parë? Lezhianët, rreth 47 mln euro më shumë në bankë. Korçarët, 9 mln euro më pak
Referuar publikimit të Bankës së Shqipërisë për depozitat bankare, “Scan Intel” ka kryer një analizë të detajuar për të kuptuar se cilat qarqe të vendit kanë......

Rama: Linjë e re financimi mes BSH dhe garancisë sovrane të qeverisë!
Kryeministri Edi Rama: “Programi i Bankës së Shqipërisë prej 250 milionë eurosh për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të ndihmojë shumë në rritjen e......

Trafiku nën vëzhgim me sistem të ri monitorimi - Eksperti: Informacion në kohë reale, më shumë lëvizje të lira
Një udhëzim i ri është botuar në Fletoren Zyrtare për informacionin në kohë reale mbi trafikun në vend. Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ARRSH duhet që......