Donald Trump i rikthehet tarifave tregtare - Deri në 100% për ilaçet e importuara. Modifikon ato për metalet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi vendosjen e tarifave shtesë për produktet farmaceutike të importuara dhe ndryshimin e tarifave ekzistuese për metalet. Vendimi vjen saktësisht një vit pasi ai shpalli "Ditën e Çlirimit" kur njoftoi tarifat tregtare për të gjitha vendet në botë.
Tarifat e reja për produktet farmaceutike synojnë të rrisin prodhimin vendas në Shtetet e Bashkuara dhe mund të arrijnë deri në 100%. Sipas Shtëpisë së Bardhë, masa synon të zvogëlojë varësinë nga importet dhe të forcojë industrinë farmaceutike amerikane.
Disa vende janë pjesërisht të përjashtuara nga masat e reja, pasi ato kanë marrëveshje të veçanta me Uashingtonin. Japonia, Koreja e Jugut, Bashkimi Evropian dhe Zvicra do të shohin ilaçet e tyre të tatohen deri në 15%, siç përcaktohet në marrëveshjet përkatëse.
Në të njëjtën kohë, tarifat për metalet po përshtaten, në përgjigje - siç pretendon Shtëpia e Bardhë - ndaj praktikave të kompanive që përpiqen të "manipulojnë artificialisht" çmimet e produkteve të tyre për t'i bërë ato më të lira në tregun amerikan. Tani, produktet e gatshme që përmbajnë kryesisht çelik, alumin ose bakër do t'i nënshtrohen tarifave prej 25% mbi vlerën e tyre totale, në vend të 50% mbi sasinë e metaleve që përmbajnë.
Rregullat e reja për metalet do të hyjnë në fuqi të hënën, ndërsa për produktet farmaceutike, zbatimi i tyre do të fillojë pas 120 deri në 180 ditësh, në varësi nga madhësia e kompanive prodhuese.
Qëllimi i administratës Trump, tha një zyrtar, është që "shumica e barnave të licencuara të prodhohen në Shtetet e Bashkuara". Barnat gjenerike përjashtohen nga masat e reja. Përveç kësaj, kompanitë që angazhohen të ndërtojnë fabrika në Shtetet e Bashkuara do të paguajnë një tarifë të reduktuar prej 20% deri në fund të mandatit të Presidentit Trump.
Kompanitë që aplikojnë trajtimin e "kombit më të favorizuar" për çmimet e barnave të tyre dhe angazhohen të investojnë në SHBA do të përjashtohen plotësisht nga tarifat. Trembëdhjetë kompani farmaceutike e kanë nënshkruar këtë marrëveshje deri më tani.
Si është mbyllur kjo javë ‘e trazuar’ për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh dhe ulje ngritjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave e mbyll këtë periudhë negativisht duke humbur pikë nga dita e djeshme......
Drejtori i Përgjithshëm prezanton drejtuesin e ri të Degës Doganore Sarandë
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, prezantoi drejtuesin e ri të Degës Doganore Sarandë, Ervis Mehmeti. Gjatë prezantimit, ai u ndal te......
10% e kursimeve nga prokurimet shkojnë për artin - Si do të funksionojë Fondi Kombëtar për Artin, projekligji për konsultim
Një nismë e re në fushën e kulturës pritet të sjellë ndryshime në mënyrën se si mbështetet arti dhe trashëgimia kulturore në vend. Projektligji në konsultim......
BE po shqyrton racionimin e karburantit - Komisioneri i Energjisë, Jorgensen: Do të jetë një krizë e gjatë
Bashkimi Evropian po shqyrton “të gjitha opsionet”, duke përfshirë vendosjen e racionimit të karburantit dhe lirimin e naftës shtesë nga rezervat......
Ekonomia gjermane, në rrezik - Përgjysmohen parashikimet e rritjes, si rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimeve
Ekonomia gjermane do të rritet me vetëm 0.6 përqind në vitin 2026, në vend të 1.3 përqind të parashikuar më parë. Ky është parashikimi i instituteve kryesore......
Kostot e “kripura” për kalimin e Hormuzit - Anijet paguajnë deri 2 milionë dollarë në juan, ose kriptovaluta për tranzit
Kalimi i anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit duket se po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar, ndërsa po krijohen të dhëna të reja për anijet cisternë dhe anijet......
Shqipëria mes 40 vendeve aleate për Hormuzin, ministri Hoxha: Përpjekje të koordinuara për rihapjen e rrugës detare kritike
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ka qenë pjesë e takimit virtual të thirrur nga Sekretarja britanike Cooper për ngushticën e Hormuzit. Në......
Analiza/Trump mund t’i ketë dhënë Iranit një burim parash prej 500 miliardë dollarësh
Kur Donald Trump vendosi të sulmonte Iranin, ai ndoshta nuk e kishte menduar se mund t'i jepte qeverisë në Teheran një burim fitimprurës 500 miliardë dollarë......


