Deepseek sfidon rivalët amerikanë/ Modeli i kompanisë kushtoi vetëm 294,000 dollarë për t’u trajnuar
Zhvilluesi kinez i inteligjencës artificiale, DeepSeek, ka deklaruar se shpenzoi vetëm 294,000 dollarë për të trajnuar modelin e saj R1, shumë më pak krahasuar me rivalët amerikanë. Deklarata pritet të rihapë debatin mbi pozicionin e Kinës në garën për zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Kjo është hera e parë që kompania publikon një vlerësim të kostos së trajnimit të modelit R1. Nxjerrja në treg e modeleve me kosto të ulët nga DeepSeek në janar shkaktoi një reagim të madh në tregjet globale, duke bërë që investitorët të shisnin aksione të teknologjisë nga frika se modelet e reja mund të rrezikonin dominimin e liderëve aktualë si Nvidia.
Që atëherë, kompania dhe themeluesi i saj, Liang Wenfeng, janë tërhequr nga skena publike, përveç disa përditësimeve të produkteve. Sipas artikullit të “Nature”, modeli R1, i fokusuar në arsyetim, u trajnua me 512 çipe Nvidia H800 dhe kushtoi 294,000 dollarë.
Kostoja e trajnimit për modelet e mëdha gjuhësore që fuqizojnë chatbot-et e inteligjencës artificiale zakonisht përfshin shpenzimet për përdorimin e një rrjeti të çipeve të fuqishme për disa javë ose muaj. Ky rrjet përpunon sasi të mëdha tekstesh dhe Kodesh në një kohë të shkurtër.
Kreu ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, deklaroi në vitin 2023 se trajnimi i modeleve themelore ka kushtuar “shumë më tepër” se 100 milionë dollarë, edhe pse kompania e tij nuk ka publikuar shifra të detajuara për modelet që ka prezantuar.
Disa nga pretendimet e DeepSeek mbi kostot e zhvillimit dhe teknologjinë e përdorur janë vënë në dyshim nga shumë kompani dhe zyrtarë amerikanë.
Marrëveshja Shqipëri-Izrael, ja armët që do të blihen, 3 kontrata për helikopterë, mortaja dhe sisteme të vetëkomanduara
Është publikuar në Fletoren Zyrtare, marrëveshje e bashkëpunimit Shqipëri-Izrael për kapacitetet mbrojtëse. Sipas saj pala jonë synon forcimin e aftësive......
BE, importet e gazit në rënie/ Shkak, ndalimi i tranzitit rus dhe rritja e dërgesave të LNG-së nga SHBA
Importet e gazit përmes tubacioneve në Bashkimin Evropian ranë me 9% në krahasim me vitin e kaluar gjatë gjysmës së parë të 2025-s. Sipas analizës së fundit,......
Shqipëria regjistron rritjen më të madhe të trafikut ajror në Europë/ Rreth 160% fluturime komerciale më shumë se para pandemisë
Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes turistëve të huaj, veçanërisht pas përfundimit të pandemisë. Turizmi është shndërruar në një nga......
Trump dhe Starmer nënshkruajnë marrëveshjen/ Investimet rekord rrisin shqetësimet mbi varësinë e Britanisë nga SHBA
Për kryeministrin britanin Keir Starmer, sigurimi i investimeve rekord nga SHBA justifikoi ftesën që i bëri presidentit Donald Trump për një vizitë......
Shqipëria pritëse e Forumi të 12-të BRAF: Diskutohet lufta kundër Gjuhës së Urrejtjes në mediat audiovizive dhe online
Rrjeti i Rregullatorëve Audioviziv të vendeve të Detit të Zi, mblidhet në Shqipëri. Diskutohet Gjuha e Urrejtjes në mediat audiovizive dhe platformat......
Parku diellor në Spitallë nis licencimin/ Kapaciteti 100 MW, kompania u shpall fituese në ankandin e zhvilluar në vitin 2021
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën e licencimit të shoqërisë “Spitalla Solar”, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali......
Më 7 tetor nga Shqipëria nisin pagesat përmes SEPA /41 vendet europiane me të cilat kryhen transferta më të lira
Nga 7 tetori Shqipëria do të mund të nisë zyrtarisht transfertat përmes sistemit SEPA. Këshilli Evropian i Pagesave ka publikuar versionin e ri të listës së......
‘Rama 4’ zyrtarisht në detyrë, sot mbahet mbledhja e parë e kabinetit ministror
Pas betimit në Presidencë qeveria ‘Rama 4’ nis zyrtarisht punën. Kryeministri Edi Rama e me radhë pas tij, të 16 ministrat, u betuan para Presidentit të......





