Davosi, i “pushtuar” nga tensionet gjeopolitike - Europa, e bashkuar kundër planit të Trump për të aneksuar Groenlandën

Këtë javë, qindra udhëheqës të lartë politikë nga e gjithë bota, përfshirë gati 65 krerë shtetesh dhe qeverish, janë mbledhur në Davos, për takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror. Udhëheqësit botërorë takohen në sfondin më kompleks gjeopolitik në dekada, me fragmentim në rritje dhe ndryshime të shpejta teknologjike që po transformojnë ekonominë globale. Pjesëmarrësit vijnë nga vendet e G7-ës, nga ekonomitë e G20 dhe të BRICS.
Në një fjalim të posaçëm, Presidentja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen detajoi përpjekjet e Europës për të ndjekur marrëdhënie të reja tregtare dhe për t'u përshtatur me epokën aktuale të tarifave dhe proteksionizmit amerikan. “Europa do të zgjedhë gjithmonë botën dhe bota është gati të zgjedhë Europën”, tha ajo. Mes kërcënimit të vazhdueshëm të SHBA-së për të marrë Groenlandën, von der Leyen shtoi se Europa “duhet të përshtatet me një arkitekturë të re sigurie”.
Më i drejtpërdrejtë ndaj Donald Trump, ishte presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili tha se Franca dhe Europa duhet të “mbrojnë një multilateralizëm efektiv” kundër një zhvendosjeje drejt “ligjit të më të fortit”. “Ne besojmë se na duhet më shumë rritje, na duhet më shumë stabilitet në këtë botë, por ne preferojmë respektin ndaj bullizuesve, ne preferojmë shkencën ndaj konspiracioneve dhe ne preferojmë sundimin e ligjit ndaj brutalitetit. Ju jeni të mirëpritur në Evropë dhe jeni më shumë se të mirëpritur në Francë”, tha Macron.
Edhe kryeministri kanadez, Mark Carney mbajti një qëndrim të ashpër ndaj asaj që po ndodh sot në botë. “Për dekada të tëra, vende si Kanadaja lulëzuan nën atë që ne e quanim rend ndërkombëtar i bazuar në rregulla. Ne iu bashkuam institucioneve, vlerësuam parimet, përfituam nga parashikueshmëria e saj... tani kjo marrëveshje nuk funksionon më”, tha Carney.
Ndërkohë, në një fjalim të posaçëm, zëvendëskryeministri kinez He Lifeng, u bëri thirrje vendeve të ndjekin bashkëpunimin ekonomik, duke vënë në dukje se tarifat dhe luftërat tregtare nuk kanë fitues. Ai shtoi se “ndërsa globalizimi ekonomik nuk është perfekt”, vendet nuk mund ta refuzojnë plotësisht atë dhe të tërhiqen në vetë-izolim.
Së bashku me rreth 65 krerë shtetesh, në forum marrin pjesë edhe rreth 850 drejtorë ekzekutivë të kompanive më të mëdha në botë.
Bankat më “bujare” me kredinë ndaj biznesit - BSH: Individët përballen me kushte më të forta dhe kërkesa më të larta për kolateral
Bankat po tregohen më dorëlëshuara në dhënien e kredive për biznesin. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e......
Shqipëria, me rritjen më të lartë të fluturimeve në Europë/ Viti 2025 shënoi zgjerim të fortë të trafikut ajror krahasuar me periudhën para pandemisë
Fluturimet komerciale mbeten një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të turizmit dhe lëvizshmërisë ndërkombëtare. Në këtë drejtim, Shqipëria ka shënuar një......
Me kë fiton dhe me kë humbet Shqipëria nga tregtia/ Partnerët që peshojnë më shumë në bilanc. Nga Kosova, deri tek Kina
Të dhënat e tregtisë së jashtme për vitin 2025 tregojnë qartë se marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë me botën janë shumë të pabarabarta. Me disa vende,......
Rivlerësimi i pasurive, kur nis procesi? - Udhëzimi, afat deri më 5 shkurt. Përfitojnë 500 mijë familje
Ligji që u jep të drejtën qytetarëve dhe bizneseve që të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme me një normë tatimore prej 5% hyn zyrtarisht në fuqi më......
Dëborë në veri dhe juglindje të vendit - ARRSH: Drejtuesit e automjeteve të pajisen me goma dimërore
Gjatë orëve të natës, territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar, ndërsa në zonat veriore dhe juglindore kanë nisur reshjet e......
Rreth 9 mijë kompani ndërtimi në “shënjestër” të tatimeve - 7 detyrimet ligjore që i penalizojnë. Nga pagat, tek faturat dhe kontratat e ambienteve
Plani sektorial i ndërtimit i cili ka nisur të vendoset në zbatim nga administrata tatimore, synon uljen e informalitetit dhe rritjen e transparencës në sektor......
“Ekonomia evropiane ka nevojë për rishikim të thellë” - Kreu i BQE, Lagarde: Duhet të përballemi me rendin e ri botëror
Ekonomia evropiane ka nevojë për një "rishikim të thellë" për t'u përballur me "një rend të ri ndërkombëtar", deklaroi presidentja e Bankës Qendrore......
20% e prodhimit të BE nga çeliku dhe alumini - Propozimi i Komisionit Evropian deri në vitin 2030
Një propozim i Komisionit Evropian që synon riindustrializimin dhe dekarbonizimin e industrisë së rëndë të bllokut për të luftuar konkurrencën e ashpër nga......


