Cilët janë humbësit e mëdhenj të konfliktit Izrael-Iran? - Interesat e shumë superfuqive ndërthuren në Lindjen e Mesme
Nuk është ende e qartë nëse konflikti midis Izraelit dhe Iranit është mbyllur përfundimisht, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara shpallën një armëpushim.
Një tension i rigjallëruar në rajon do të kishte pasoja globale. Së pari, do të rriste më tej çmimet e naftës, duke i lënë Kinën dhe Evropën të cenueshme ndaj ndërprerjeve të furnizimit. Përkundrazi, ky do të ishte një lajm i mirë për Rusinë.
"Humbësit më të mëdhenj do të ishin Evropa kontinentale dhe Kina, të dyja të varura nga energjia e importuar dhe të pambrojtura nga burime të brendshme. Ato do të përballeshin me kosto në rritje dhe inflacion të lartë,” shpjegojnë analistët.
Por paqja në Iran, së bashku me vendet në Gjirin Persik, është thelbësore për të gjithë ekonominë globale, pasi rajoni prodhon një të tretën e naftës në botë.
Vetëm Irani siguron 10% të naftës së importuar të Kinës dhe kontrollon rrugën ujore kritike të Ngushticës së Hormuzit, përmes të cilës kalon një e pesta e naftës globale.
Vendi ishte prodhuesi i katërt më i madh i naftës bruto në OPEC në vitin 2023. Ai ishte gjithashtu prodhuesi i tretë më i madh i gazit natyror në botë në 2022, sipas Administratës Amerikane të Informacionit për Energjinë (EIA).
Pavarësisht sanksioneve perëndimore ndaj Iranit, kryesisht të lidhura me programin e tij bërthamor, Teherani ka siguruar pozicionin e tij tregtar global. Partnerët e tij kryesorë tregtarë përfshijnë Kinën, Rusinë, Turqinë, Indinë, Pakistanin dhe fqinjët e tij të ngushtë, duke përfshirë Irakun dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas të dhënave, 60% e vlerës së eksporteve mbulohet nga nafta dhe rreth 12% zënë kimikatet dhe plastika. Eksportet e naftës shkojnë kryesisht në Kinë, duke arritur në afërsisht 1.7 milion fuçi në ditë.
"Çdo ndërprerje e madhe e furnizimeve iraniane do ta dëmtonte Kinën, thonë analistët. Ata shpjegojnë se Irani është gjithashtu një eksportues i madh i gazit të lëngshëm të naftës (LPG) në Kinë, që është thelbësor për industrinë e plastikës. “Kjo e lë Kinën të cenueshme në shumë fronte", theksojnë ekspertët.
Nëse ekonomia e Kinës lëkundet, ekosistemi global i ndien valët. Konsumi i brendshëm i vendit ofron tregun më të madh për shumë kompani perëndimore dhe prodhimi i Pekinit është thelbësor për ekonominë botërore.
"Kina do të vazhdojë të rrisë varësinë e saj nga energjia ruse dhe Azia Qendrore për të zvogëluar cenueshmërinë e saj, që lidhet me ndërhyrjen amerikane në Lindjen e Mesme. Gjithashtu, India do të kthehet nga Rusia dhe do të rrisë importet nga Amerika,” sipas analistëve.
Kjo do ta vendoste Moskën në një pozicion veçanërisht të favorshëm nëse rrjedha globale e naftës apo gazit natyror të lëngshëm do të ndërpritej. Rusia madje mund të shohë një rritje të lehtë të kërkesës evropiane, pasi kontinenti i vjetër është gjithashtu i varur nga rajoni i Gjirit Persik në këtë sektor.
Është e mundur që Bashkimi Evropian të "zvogëlojë zbatimin e sanksioneve ndaj Kremlinit, duke pranuar gradualisht më shumë gaz natyror rus, megjithëse jo në nivelet para luftës," theksojnë analistët. Nëse kriza në Lindjen e Mesme vazhdon, Evropa mund të shtojë gjithashtu importet e energjisë nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas ekonomistëve, ndikimi më i menjëhershëm në kontinentin e vjetër do të ishte rritja e inflacionit. Shtrenjtimi i energjisë do të gërryente besimin tashmë të brishtë në BE, ndërsa bankat qendrore do të rrisnin normat e interesit.

Tirana do të mirëpresë Samitin e NATO-s në 2027 - Rama: U vendos unanimisht
Nëpërmjet një postimi në "Facebook", Kryeministri Edi Rama njoftoi se është vendosur unanimisht se Samiti i NATO-s në 2027 do të mbahet në Tiranë. Ky......

Kolegji i Mbikëqyrësve, BSH mirëpret takimin e BQE, Ahmetaj: Ruajtja e stabilitetit financiar, detyrë parësore
Në datat 25-26 qershor 2025 u zhvillua takimi i Kolegjit të Mbikëqyrësve, i organizuar nga Banka Qëndrore Evropiane (BQE) dhe i mikpritur nga Banka e......

Rishikim ligjit të sektorit elektroenergjetik - Balluku: Së shpejti në konsultim. Kemi rritur perfomancën e sektorit, masa për sezonin turistik
Ligji “Për sektorin e energjisë elektrike” do të rishikohet”. Lajmi u bë me dije nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë tryezës......

Tryeza mbi sistemin elektro-energjetik/ Balluku: Shqipëria, tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme
"Sistemi elektro-energjitik- arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik" është tryeza e mbajtur këtë të mërkurë, ku Ministrja e......

Vendet e NATO-s miratojnë objektivin 5% - Anëtarët angazhohen për të rritur shpenzimet e mbrojtjes
Vendet e NATO-s miratuan rritjen e shpenzimeve ushtarake me 5% të PBB-së. Udhëheqësit gjithashtu ripohuan angazhimin ndaj mbrojtjes kolektive, në rast se......

Ibiza, ana tjetër e medaljes - Kriza e strehimit “rëndon” mbi banorët vendas
Nën plazhet e puthura nga dielli dhe jetën legjendare të natës në Ibiza qëndron një krizë e thellë strehimi, e përkeqësuar nga një “shpërthim” vizitorësh pas......

Egjipti, 30 mln USD për të “transformuar” piramidat - Rikonstruksioni i zonës përmirëson ndjeshëm përvojën turistike
Rreth 2.5 milionë njerëz vizitojnë Piramidat e Gizës çdo vit, me shpresën e një përvoje epike që i përshtatet njërës prej Shtatë Mrekullive të Botës. Por për......

Shqipëria në krye të Presidencës së ICIC – Komisioneri Dervishi: Besim që na nderon dhe na motivon
Berlin, 25 qershor 2025 – Në përfundim të punimeve tre-ditore të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit (ICIC), të zhvilluar......