Cilat mallra preken nga tarifat? - Trump “turbullon” tregun dhe nxit reagimet nga partnerët kryesorë
Tarifa shtesë e Shteteve të Bashkuara prej 10% për mallrat kineze i shtohet një takse prej 10% të vendosur nga presidenti Donald Trump më 4 shkurt për krizën e mbidozës së fentanilit në SHBA. Tarifa prej 20% vjen gjithashtu në krye të detyrimeve deri në 25% të vendosura nga Trump gjatë mandatit të tij të parë për rreth 370 miliardë dollarë importe në SHBA.
Kështu është shprehur një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, i cili, duke folur në kushte anonimiteti, tha:
“Disa nga këto produkte panë rritje të ndjeshme të tarifave të SHBA-së nën ish-presidentin Joe Biden vitin e kaluar, duke përfshirë një dyfishim të tarifave për gjysmëpërçuesit kinezë në 50% dhe një katërfishim të tarifave për automjetet elektrike kineze në mbi 100%.”
Tarifa prej 20% do të zbatohet për disa importe kryesore të pajisjeve elektronike të konsumit amerikan nga Kina, të paprekura më parë nga detyrimet e mëparshme, duke përfshirë telefonat, laptopët, konsolat e videolojërave, orët inteligjente dhe pajisjet Bluetooth.
Tarifat e reja të Kinës, që u njoftuan të martën, kanë në shënjestër një gamë të gjerë të produkteve bujqësore amerikane, duke përfshirë disa lloje mishi, drithëra, pambuk, fruta, perime dhe produkte qumështi.
Pekini vendosi gjithashtu 25 firma amerikane nën kufizime të eksportit dhe investimeve për arsye të sigurisë kombëtare. Dhjetë nga këto firma ishin në shënjestër për shitjen e armëve në Tajvan.
Ministria e Tregtisë e Kinës tha se tarifat e SHBA-së shkelin rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe “minojnë bazën për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe SHBA-së”.
Fermerët amerikanë u goditën rëndë nga luftërat tregtare të mandatit të parë të Trump, të cilat u kushtuan atyre rreth 27 miliardë dollarë në shitjet e humbura të eksportit dhe ia lëshuan një pjesë të tregut kinez Brazilit.
Tarifat për produktet meksikane dhe kanadeze mund të kenë pasoja shumë më të thella për një ekonomi të mirëintegruar të Amerikës së Veriut, që varet nga dërgesat ndërkufitare për të ndërtuar automjete dhe makineri, për të rafinuar energjinë dhe për të përpunuar mallrat bujqësore.
“Vendimi i sotëm i pamatur i administratës amerikane po i çon Kanadanë dhe SHBA-në drejt recesionit, humbjes së vendeve të punës dhe katastrofës ekonomike”, tha burimet zyrtare të Dhomës Kanadeze të Tregtisë.
Sipas tyre, tarifat e SHBA-së do të dështojnë të sjellin një "epokë të artë" të lakmuar nga Trump, por në vend të kësaj do të rrisin kostot për konsumatorët dhe prodhuesit, si dhe do të prishin zinxhirët e furnizimit. “Tarifat janë një taksë për popullin amerikan”, shprehen ata.
Edhe përpara shpalljes së tarifave të Trump, të dhënat e Shteteve të Bashkuara treguan se çmimet e fabrikave u rritën në nivelin më të lartë gati trevjeçar, duke sugjeruar se një valë e re tarifash së shpejti mund të zvogëlojë prodhimin.
Konfirmimi i Trump për tarifat i tronditi tregjet financiare, me rënien e aksioneve globale dhe rritjen e obligacioneve të sigurta. Si dollari kanadez, ashtu edhe pesoja meksikane, ranë kundrejt monedhës amerikane.
Trump ka mbajtur një ritëm të ashpër të veprimeve tarifore që nga marrja e detyrës në janar, duke përfshirë tarifat e rivendosura plotësisht prej 25% për importet e çelikut dhe aluminit që hyjnë në fuqi më 12 mars, duke anuluar përjashtimet e mëparshme.
Agjenda "Amerika e para" e Trump, që synon ripërtëritjen e marrëdhënieve tregtare në favor të SHBA-së, pritet të jetë një pjesë qendrore e fjalimit të tij në një seancë të përbashkët të Kongresit.
Para disa ditësh, Trump nisi një hetim të sigurisë kombëtare për importet e lëndës drusore dhe produkteve të drurit që mund të rezultojnë në tarifa të larta. Kanadaja, që po përballet me tarifat 14.5% të SHBA për lëndën drusore të butë, do të goditej më shumë nga një masë e tillë.
Një javë më parë, Trump riktheu një hetim mbi vendet që vendosin taksa për shërbimet digjitale, propozoi tarifa deri në 1.5 milionë dollarë për çdo anije të ndërtuar nga Kina që hyn në një port të SHBA-së dhe nisi një hetim tarifor për importet e bakrit.
Këto janë pjesë e planeve të tij për të rritur "tarifat reciproke" që synojnë të përshtaten me tarifat e vendeve të tjera dhe të kundërshtojnë barrierat e tyre tregtare, një lëvizje që mund të dëmtojë Bashkimin Evropian.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Projektet me fonde të huaja përjashtohen nga TVSH - Udhëzimi i Financave/ Kod Unik. Si do të funksionojë skema?
Projektet e ndryshme publike të cilat financohen nga donacione apo grante të huaja, do të përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Udhëzimi i......

Kina mund të “shantazhojë” Gjermaninë - Pekini rrezikon të rrisë ndikimin në vend nëpërmjet turbinave me erë
Sistemi politik dhe kohezioni social i Gjermanisë janë në rrezik nëse nuk kufizon turbinat kineze me erë në vend, paralajmëron një analizë e mbështetur nga......

Plani i riarmatimit të Europës - Von der Leyen parashtron paketën e mbrojtjes prej 800 miliardë euro!
Ursula von der Leyen propozoi të martën një plan të riarmatimit të Europës që ajo tha se mund të shihte shtetet anëtare të mobilizojnë deri në 800 miliardë......

Sa para’ “derdhin” shqiptarët në fondet e investimeve? - AMF: Rreth 17% më shumë anëtarë në 2024. Titujt qeveritarë, më të preferuarit
Në vitin që lamë pas janë shtuar personat që zgjedhin t'i investojnë paratë e tyre në bono thesari dhe obligacione përmes fondeve të investimeve. Të dhënat......

Shqipëria drejt “Smart City” - Marrvëveshja 118,5 mln USD me fondin e Abu Dhabit. Kamera kudo për rritjen e sigurisë
Qeveria shqiptare ka miratuar një marrëveshje huaje me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t, për financimin e projektit sistemi i kamerave nën administrimin e......

Turizmi malor, rrjet i ri elektrik në Bogë - BERZH hap tenderin, pjesë e projektit të BE për Infrastrukturën dhe Turizmin
Fshati Bogë në Malësinë e Madhe konsiderohet si një nga destinacionet turistike malore më tërheqës, ndërsa rritja e interesit të vizitorëve ka shtuar nevojën......

Trump ndalon mbështetjen ushtarake amerikane për Ukrainën!
Presidenti i SHBA Donald Trump ka drejtuar një "pauzë" për ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën pas një takimi katastrofik në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa......

Si mineralet e Ukrainës mund t’i japin fund mbështetjes ekonomike të SHBA-së nga Kina?!
Presidenti i SHBA Donald Trump po kërkon 500 miliardë dollarë (477 miliardë euro) tokë të rrallë dhe minerale kritike të Ukrainës në negocimin e një......