Chevron dhe Shell mbyllin marrëveshjet e naftës në Venezuelë - Asambleja Kombëtare e Venezuelës miratoi reformë të ligjit të naftës.

Kompanitë kryesore ndërkombëtare të naftës Chevron dhe Shell po mbyllin marrëveshjet e para të mëdha të prodhimit të naftës me Venezuelën, pas kapjes së Presidentit Maduro nga SHBA-të. Marrëveshjet parashohin që dy kompanitë të rrisnin prodhimin në rajonet e lakmuara të naftës, hapat më të mëdhenj deri më sot drejt asaj që Presidenti i SHBA-së Trump e quajti “përpjekja 100 miliardë dollarë për të rindërtuar industrinë e naftës së Venezuelës pas dekadash keqmenaxhimi”.
Asambleja Kombëtare e Venezuelës miratoi në fund të janarit një reformë gjithëpërfshirëse të ligjit kryesor të naftës në vend. Ai tani u jep kompanive të huaja autonomi për të operuar, eksportuar dhe shitur naftë venezueliane edhe kur ato janë partnerë pakicë të kompanisë shtetërore të naftës.
Chevron dhe autoritetet energjetike të Venezuelës kanë rënë dakord mbi kushtet paraprake për të zgjeruar projektin më të madh të naftës në Rripin e gjerë të Orinoco-s, thanë burimet. Marrëveshja i jep Chevron të drejtat për të prodhuar nga zonat që kanë burime të provuara nafte. Kjo do t'i mundësojë Chevron një rritje të konsiderueshme të naftës ekstra të rëndë që prodhon dhe eksporton.
Projekti mund ta shndërrojë Chevron në prodhuesin më të madh privat në Orinoco, i cili mban mbi tre të katërtat e rezervave totale të naftës bruto të vendit.
Edhe Shell nënshkroi marrëveshje paraprake për naftën dhe gazin me Venezuelën javën e kaluar, kur Sekretari i Brendshëm i SHBA-së, Doug Burgum, ishte në Karakas. Qeveria e Venezuelës nuk i bëri publike detajet e këtyre marrëveshjeve dhe fushat e përfshira.
Chevron dhe qeveria e Venezuelës po negociojnë gjithashtu që gjiganti amerikan t’i kthejë Venezuelës dy zona të pashfrytëzuara të gazit natyror në det të hapur në projektin Plataforma Deltana në kufirin detar me Trinidadin dhe Tobagon, të cilat mund të riofrohen për investime private.
Ngushtica e Hormuzit, SHBA eleminojnë anijet e minave - Trump: Teherani do të përballet me pasoja të rënda ushtarake
Ushtria amerikane "eliminoi" 16 anije iraniane që vendosnin mina pranë Ngushticës së Hormuzit të martën, tha Komanda Qendrore e SHBA-së në një deklaratë.......
Raporti i IEA-s: Çmimet e naftës në rënie - Propozohet hapja më e madhe e rezervave të naftës
Çmimet e naftës ranë më tej të mërkurën, ndërsa Agjencia Ndërkombëtare të Energjisë propozon hapjen më të madhe të rezervave të naftës në histori, për shkak......
Ndryshon trendi i kursi të këmbimit - Rritje e përgjithshme në tregun valutor
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të vlerës krahasuar me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.3 l4ekë dhe duke u......
Monitorimi i tregut të karburanteve/ Ministria e Financave ngre Task Forcën e përbashkët mes Tatimeve dhe Doganave
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Besmir......
Ministria e Bujqësisë sqaron: Programi IPARD III nuk është hapur ende, po rishikojmë procedurat
Mbështetje e fermerëve me fondet e BE pritet që të rifillojë së shpejti. Megjithatë sipas një sqarimi që Ministria e Bujqësisë bën në rrjetet sociale,......
Raporti: Në SHBA instalimi i paneleve diellore në 2025 ka rënë, politikat e Trump tronditën tregun
Tregu i energjisë diellore në SHBA shtoi më pak instalime të reja në vitin 2025 krahasuar me një vit më parë, tregoi një studim të martën, duke treguar një......
Maqedonia e Veriut, qeveria u hoqi 6 licensa kompanive të përpunimit mjekësor të kanabisit
Qeveria e Meqedonisë së Veriut ka ndërhyrë në rregullimin dhe kontrollin e tregut të kanabisit mjekësor. Në mbledhjen e saj është vendosur që të konfiskohen......
Ushqime dhe shërbime më të shtrenjta, inflacioni në Kosovë arrin 6%
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se çmimet e konsumit në vend kanë shënuar rritje vjetore prej 6 për qind në muajin shkurt 2026, krahasuar......


