Bota Postuar më 20 Janar 2026, 09:58

ChatGPT do përdorë bisedat e përdoruesve për reklama - Strategji fitimprurëse për investimin infrastrukturor 1.4 trilionë dollarë

Nga Dorian Koça

ChatGPT do përdorë bisedat e përdoruesve për reklama -

OpenAI njoftoi se do të testojë reklama të bazuara në biseda brenda versionit falas për përdoruesit e rritur amerikanë të regjistruar.

Gjithashtu, kompania po lançon një nivel abonimi “Go” prej 8 dollarësh në muaj që përfshin disa aftësi të përmirësuara, të tilla si memorie më e gjatë dhe më shumë mundësi krijimi imazhesh, një çmim më i ulët krahasuar me  abonimet e saj “Plus” (20 dollarë/muaj) dhe Pro (200 dollarë/muaj). Abonentët “Go” do të marrin gjithashtu reklama, ndërsa klientët e biznesit të Plus, Pro dhe OpenAI jo.

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, më parë ka shprehur rezerva në lidhje me shfaqjen e reklamave në ChatGPT. Por ky veprim vjen ndërsa OpenAI po përpiqet urgjentisht të sjellë më shumë të ardhura nga 800 milionë përdorues mujorë për ta ndihmuar atë të përballojë 1.4 trilionë dollarë shpenzim infrastrukturor gjatë tetë viteve të ardhshme. Altman tha në nëntor se kompania priste të përfundonte 2025 me rreth 20 miliardë dollarë të ardhura vjetore.

Reklamimi mund të jetë një strategji fitimprurëse për OpenAI, pasi përdorimi i informacionit nga bisedat e individëve me ChatGPT mund të gjenrojë reklama ideale bazuar në interesin e konsumatorit.

OpenAI tha se reklamat nuk do të diktojnë përgjigjet e ChatGPT, dhe ata nuk planifikojnë reklamimin e bisedave me nuanca delikate ose personale. Kompania shprehu gjithashtu se nuk do t'u shesë të dhëna përdoruesish ose biseda reklamuesve dhe se ata mund të çaktivizojnë personalizimin e reklamave brenda platformës virtuale.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat