Carney, fjalim në Parlamentin Europian - BE dhe Kanadaja synojnë të forcojnë marrëdhëniet tregtare dhe politike

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney do të mbajë një fjalim në Parlamentin Europian muajin e ardhshëm, ndërsa Kanadaja dhe BE-ja po përpiqen të krijojnë lidhje më të ngushta, në një kohë që përçarja me Shtetet e Bashkuara përshkallëzohet më tej, për shkak të tarifave të presidentit Donald Trump. Carney do ta mbajë fjalimin në Parlamentin Europian më 17 shtator dhe do të marrë pjesë në fjalimin e Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen për Gjendjen e Unionit, i cili përcakton prioritetet e politikave dhe drejtimin politik të BE-së.
Ftesa e BE-së për Carney është më shumë politike sesa në vitet e kaluara, kur Brukseli zgjodhi figura të shoqërisë civile dhe u përqendrua në Ukrainë. Gjithashtu, pjesëmarrja përkon me premtimin e kryeministrit kanadez për të kërkuar një partneritet gjithnjë e më të ngushtë me BE-në, ndërsa lufta tregtare SHBA-Kanada përshkallëzohet në një përplasje historike.
Javën e kaluar, bisedimet tregtare midis Kanadasë dhe SHBA-së dështuan pas muajsh negociatash të vështira, me Otavën që akuzoi Uashingtonin për ndërhyrje në sovranitetin e saj. Por, administrata Trump argumenton se Kanadaja mbrohet Amerika, nuk ka shpenzuar shumë për mbrojtje dhe se Carney po përdor taktikat jo normale për përfitime politike.
SHBA vendosi tarifa deri në 50% për produktet kanadeze, me vlerë 20 miliardë dollarë dhe kërcënoi me tarifa të tjera në sektorët kryesorë. Edhe Kanadaja njoftoi tarifa reciproke dhe tha se do të përgjigjet “dhëmb për dhëmb”. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se po shqyrton riemërtimin e Liqenit të Ontarios në “Liqeni i Amerikës”, pas vendimit për të riemërtuar Gjirin e Meksikës në Gjirin e Amerikës. Trump e ka përmendur vazhdimisht Kanadanë si shtet të Amerikës dhe ka vënë në pikëpyetje kufirin midis dy vendeve, duke argumentuar se ai është vizatuar në mënyrë arbitrare me një vizore.
Carney, një ish-bankier qendror, ka mbështetur një koalicion të të ashtuquajturave fuqi të mesme, ndërsa rendi ndërkombëtar është zhytur në kaos, me Shtetet e Bashkuara që po ndjekin një axhendë agresive tarifore.
Rreth 41 mld euro kosto shtesë nga karburantet fosile - Kriza e Hormuzit ekspozon cënueshmërinë e energjisë në BE
Holanda, Italia, Franca dhe Spanja janë ndër dhjetë vendet më të prekura nga kostot shtesë të importit të lëndëve djegëse fosile të shkaktuara nga......
Të ardhurat buxhetore, ministri Petrit Malaj: Synojmë rritje me 1.2 miliard euro karahasuar me 2024
Objektivi i Ministrisë së Financave është që të ardhurat buxhetore të këtij viti të rriten me 1.2 miliard euro, krahasuar me vitin 2024. Këtë objektiv e ka......
Shqipëria Sociale, Koçiu: Fokusi kryesor i qeverisë nis me strehimin për çiftet dhe familjet e reja
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetin e ri të qeverisë për sezonin politik, me fokus te përmirësimi i cilësisë së jetës së......
Nufi: Guna Tactical, investim strategjik që punëson njerëz dhe ndikon çdo ditë në komunitet
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë pamje nga kantieri i kompanisë “Guna Tactical”, ku po vijon ndërtimi i një prej investimeve më të rëndësishme të......
70 kredi me 0% interes për mjekë dhe infermierë - Ja kur hapen aplikimet
Mjekët dhe infermierët e administratës publike do të kenë mundësi të përfitojnë nga 70 kredi me 0% interes për blerjen e një banese, në kuadër të programit......
Prodhimi vendas i energjisë u rrit me 34.4% - Prill-qershor, INSTAT: 21.5% më pak importe, eksportet u rritën me 55.4%
Prodhimi vendas i energjisë elektrike shënoi rritje të fortë gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti, duke reduktuar nevojën për importe dhe duke rritur......
Kartat e debitit mbajnë “fronin” e pagesave - BSH: 1.49 milionë në qarkullim, kundrejt 120 mijë të kreditit
Kartat e debitit janë mjeti kryesor i pagesave elektronike në vend. Të dhënat më të fundit nga Banka Qendrore tregojnë se në Shqipëri qarkullojnë më tepër se......
Sa kampingje ka Shqipëria? Jemi destinacioni më i lirë në Europë. Kroacia, më e shtrenjta
Për turistët që preferojnë të udhëtojnë me kamper, karavan apo të flenë në çadër, Shqipëria rezulton destinacioni më ekonomik në Europë. Një analizë e......

