Carney betohet si kryeministër i Kanadasë - Zotohet të gjejë një zgjidhje për konfliktin tregtar me SHBA-në
Ish-kreu i Bankës Qendrore Mark Carney është betuar si kryeministër i Kanadasë. Ai theksoi se do të bashkëpunonte me presidentin amerikan Donald Trump për të zgjidhur çështjen e tarifave.
Ish-bankieri qendror Mark Carney u betua si kryeministër i Kanadasë, duke deklaruar se do të punonte me presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump, për të zgjidhur konfliktet tregtare.
Ai do të pasojë Justin Trudeau, i cili kishte një marrëdhënie të ftohtë me Trump. Carney, 59 vjeç, e bëri të qartë se qasja e tij do të jetë e ndryshme.
"Ne e respektojmë Presidentin Trump. Ai ka vendosur disa çështje shumë të rëndësishme në krye të agjendës së vet,” u tha ai gazetarëve pasi u betua, duke vënë në dukje se kishte punuar me liderin amerikan në takime ndërkombëtare.
"Në shumë aspekte, një pjesë e përvojës sime përputhet me atë të Presidentit, ne të dy po kujdesemi për vendet tona. Por ai e di… dhe unë e di nga përvoja e gjatë, se mund të gjejmë zgjidhje që të dyja palët të dalin të fituara," nënvizoi Carney. Ai tha se nuk kishte plane të menjëhershme për të folur me presidentin, por theksoi se bisedat e administratës Trump për aneksimin e Kanadasë ishin jashtë realitetit.
Kryeministri i ri kanadez riformoi kabinetin e tij prej 24 personash, duke shkurtuar pothuajse gjysmën e posteve ministrore që trashëgoi nga Trudeau.
Zgjedhjet e ardhshme duhet të mbahen deri më 20 tetor dhe liberalët do të përballen me konservatorët e opozitës, që kishin bërë fushatë prej kohësh kundër një takse të karbonit. Carney, i cili premtoi të anulonte masën, nënshkroi një urdhër për eleminimin e saj gjatë takimit të parë të kabinetit.
Lideri i ri kanadez tha se do të vizitojë Londrën dhe Parisin javën e ardhshme. Kanadaja ka kërkuar të forcojë aleancat në Evropë, pas konflikteve tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Si duhet të përmirësohet digjitalizimi në turizëm? - Sitet kulturore të Shqipërisë në aplikacione për më shumë vizitorë
Strategjia e Specializimit Inteligjent 2024-2030, ka në fokus nxitjen e inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë dhe jo vetëm, përmes......

Marrëveshja e Merz me Të Gjelbrit - Çfarë nënkupton plani i shpenzimeve për ekonominë gjermane?
Kancelari i ardhshëm gjerman Friedrich Merz arriti një marrëveshje me të Gjelbrit për një rritje masive të huamarrjes shtetërore, vetëm disa ditë përpara një......

1800 biznese penalizohen nga tatimet- Ku janë konstatuar shkeljet më të mëdha gjatë 2024-ës?
Gjatë viti 2024 administrata tatimore ka penalizuar 1779 biznese në të gjithë vendim për shkak të shkeljes së legjislacionit në fuqi. Sipas të dhënave nga......

A duhet ta plotësoj DIVA 2024?! - Verifikim në Tax Test, shërbimi më i ri i Administratës Tatimore
31 marsi është afati i fundit për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, DIVA 2024. Administrata tatimore vjen me shërbimin më të ri......

Amerikanët, të shqetësuar nga “afërsia” Trump-Putin- Sipas tyre, administrata e re është e “lidhur ngushtë” me Rusinë
Sipas sondazhit të fundit, më shumë se gjysma e amerikanëve janë të shqetësuar nga marrëdhëniet e ngushta midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe......

Shkelje në karburante e instalime elektrike - ISHTI gjobit 40 subjekte, vlera e masave administrative arrin në 16.85 mln lekë
40 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike janë gjobitur nga......

BE konsideron dyfishimin e buxhetit për Ukrainën - Ndihmat ushtarake mund të shkojnë deri në 40 miliardë euro në 2025
Bashkimi Evropian po përgatitet të dyfishojë ndihmën ushtarake për Ukrainën në vitin 2025. Buxheti mund të arrijë në 40 miliardë euro, në varësi të nevojave......

Sa është borxhi i qeverisë në valutë? - BSH: Kursi i këmbimit solli rënien e tij në fund të 2024
Borxhi i përgjithshëm i qeverisë në valutë ka pësuar rënie gjatë vitit që lamë pas. Në fund të shtatorit 2024, borxhi në valutë zinte 43% të totalit të......