Bota Postuar më 4 Dhjetor 2024, 12:50

Borxhi global arrin mbi 320 trilionë USD - Deficitet buxhetore e tensionet tregtare mund të shkaktojnë rritje të mëtejshme

Nga Kristi Ceta

Borxhi global arrin mbi 320 trilionë USD - Deficitet buxhetore e tensionet

Stoku i borxhit botëror u rrit me mbi 12 trilionë dollarë në tre tremujorët e parë të vitit 2024, duke arritur një rekord të ri prej afro 323 trilionë dollarësh, tregoi një raport nga një grup tregtar bankar.

Deficitet e mëdha buxhetore të qeverisë sugjerojnë se borxhi sovran mund të rritet me një të tretën deri në vitin 2028, rreth 130 trilionë dollarë, zbuloi raporti nga Instituti i Financave Ndërkombëtare, një grup tregtar i shërbimeve financiare.

"Rritja e tensioneve tregtare dhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit kërcënojnë rritjen ekonomike globale, duke rritur gjasat e cikleve të vogla me ulje-ngritje në tregjet e borxhit sovran ndërsa presionet inflacioniste rishfaqen dhe financat publike shtrëngohen," thuhet në raport. Gjithashtu, rritja e kostos së interesit mund të "përkeqësojë tendosjet fiskale" dhe ta bëjë menaxhimin e borxhit gjithnjë e më të vështirë.

Analaiza vjen ndërsa bota po përgatitet për kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe kërcënimet e tij për të vendosur tarifa tregtare në Evropë, Meksikë, Kanada dhe Kinë. Paqëndrueshmëria e politikave të tij ka bërë që disa të marrin borxh përpara se ai të marrë detyrën në janar, kur tregjet mund të bëhen më pak të parashikueshme.

Por rritja e borxhit në tremujorin e tretë, e cila ndodhi para zgjedhjeve në SHBA në nëntor, ishte rritja e tretë më e madhe tremujore në rekord, e tejkaluar vetëm nga rritjet gjatë tremujorëve të dytë dhe të katërt të 2020, kur vendet dhe kompanitë nxituan të merrnin hua gjatë pandemisë së COVID-19.

Rritja ekonomike, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, bëri të mundur që borxhi ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto të rrëshqasë më tej, duke arritur afërsisht 326%, mbi 30 pikë përqindjeje më i ulët se niveli më i lartë i të gjitha kohërave pas periudhës së pandemisë.

Borxhi në tregjet në zhvillim po i afrohet një rekordi prej 105 trilionë dollarësh, 245% e PBB-së.  Përmbushja e plotë e objektivave të reduktimit të emetimeve globale mund të shtojë 38 trilionë dollarë shtesë në borxhin global deri në vitin 2028, sipas Institutit të Financave Ndërkombëtare.

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat