Bitcoin, vlerë rekord mbi 120,000 dollarë - Në “Javën e Kriptovalutave” të ligjvënësve amerikanë
Bitcoin ka kaluar vlerën 120,000 dollarë në nivele rekord përpara "Javës së Kriptovalutave" të ligjvënësve amerikanë. Vlera e kriptomonedhës më të madhe sipas kapitalizimit të tregut kaloi 122,600 dollarë në tregjet aziatike.
Sipas ekspertëve, rritja e Bitcoin është nxitur nga blerësit institucionalë afatgjatë dhe kjo pritet ta çojë atë në 125 mijë dollarë në një ose dy muajt e ardhshëm.
Ekspertët e kriptovalutave mendojnë se, mosmarrëveshjet tregtare të Trump me BE, Meksikën dhe partnerë të tjerë tregtarë mund të shkaktojnë rënie në javën e ardhshme, por ka të ngjarë që blerësit institucionalë të Bitcoin po e nënvlerësojnë këtë rrezik dhe po ruajnë pozicionet e tyre që Bitcoin do të vazhdojë t’i vlerësojë në planin afatgjatë.
Investitorët kanë parashikuar që bitcoin të arrijë rekorde të reja këtë vit, ndërsa thesaret e korporatave përshpejtojnë blerjet e tyre dhe Kongresi Amerikan i afrohet miratimit të legjislacionit të ri për kriptovalutat.
Dhoma e Përfaqësuesve do të fillojë të shqyrtojë një sërë projektligjesh për kriptovalutat të hënën në atë që është quajtur 'Java e Kriptovalutave'. Ligjet e mundshme synojnë të ofrojnë një kuadër rregullator më të qartë për industrinë e aseteve digjitale.
Kjo politikë ishte kërkuar prej kohësh nga industria dhe mbështetet nga Presidenti Amerikan Donald Trump, i cili e ka quajtur veten si një President pro-kriptovalutave dhe është i përfshirë në disa sipërmarrje kriptovalutash.
Një nga projektligjet më të rëndësishme që po shqyrtohet është Akti Genius, i cili mund të krijojë mbrojtje federale për monedhat e qëndrueshme të lidhura me dollarin amerikan dhe të krijojë një rrugë për kompanitë private për të emetuar dollarë digjitalë.
Nga ana tjetër, ekspertët mendojnë se vlera e Bitcoin është e lidhur ngushtë edhe me vazhdimin e politikës agresive nga Rezerva Federale e SHBA-së dhe rritja e mëtejshme e normave të interesit për shkak të tarifave.

OSHEE: Nuk do të ketë lidhje të reja me rrjetin për ndërtimet pa leje
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka deklaruar sot përmes një njoftimi për shtyp angazhimin e tij në kuadër të aksionit të ndërmarrë nga......

Ministrat Denaj dhe Malaj, takime me biznesin - Gjurmimi i plotë i dokumentacionit fiskal të produkteve blegtorale e jo vetëm
Autoritetet kanë dhënë alarmin për shitjen e qumështit, mishit dhe produkteve të tjera blegtorale pa faturë tatimore. Duke filluar nga java e ardhshme, çdo......

Çfarë po ndodh me moshën në Shqipëri? Nga fëmijët, te 30-vjeçarët. Shqipëria humbet brezin e ri
Referuar të dhënave zyrtare, popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton në 2.36 milionë banorë, duke pësuar rënie me 1.2%, krahasuar me vitin 2024. Nëse......

Më shumë pushime dhe më pak vizita biznesi/ Si po ndryshon sjellja e shqiptarëve ndaj udhëtimeve?
Vitet e fundit, në Shqipëri është vënë re se turizmi është rritur ndjeshëm, duke e bërë vendin gjithnjë e më popullor. Por, nga ana tjetër, ajo që bie në sy......

Inspektoriati i Punës inspektime në 772 subjekte - Në qershor, u kontrolluan mbi 16 mijë vende pune
Inspektoriati Shtetëror i Punës, ka shtuar kontrollet në vendete punës si dhe në subjekte të ndryshme. Referuar të dhënave, në qërshor, janë kontrolluar......

Thellohet varësia ushqimore ndaj të huajve - Studimi, rriten importet me mbi 21 mijë ton. Kërkohen incentiva
Vitet e fundit Shqipëria ka përjetuar një rritje të vazhdueshme të importeve të produkteve ushqimore, për shkak të faktorëve të ndryshëm, duke i bërë......

Pezullohen inspektimet e pamiratuara të AKU-së - Ministrja Denaj: Do të nisë vlerësimi i inspektorëve
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj gjatë një takimi me rektorin dhe profesorët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, njoftoi se është......

Raporti paraprak i tragjedisë së AirIndia: Dyshohet se njëri nga pilotët fiku motorët!
Një raport paraprak i publikuar së fundmi nga hetuesit indianë të aksidenteve përshkruante konfuzion në kabinën e pilotit pak para se një avion i Air India......