Bota Postuar më 7 Prill 2025, 18:04

Bitcoin në rënie, humbje të mëdha në tregun e kriptove-Tregjet financiare, të alarmuara nga lëvizja agresive e tarifave

Nga SCAN TV

Bitcoin në rënie, humbje të mëdha në tregun e

Vlera e kriptomonedhave ra ndjeshëm gjatë javës në Azi, duke nënvizuar një ndjenjë të qartë të rrezikut në të gjithë tregjet. Sipas mediave të huaja, Bitcoin humbi rreth 7 për qind të vlerës së tij mbrëmjen e së dielës deri të hënën në mëngjes në Singapor për të arritur një pikë të ulët prej 77,077 dollarë. Token i renditur i dyti Etherium ra në 1,538 dollarë, një nivel më i ulët brenda ditës i pa parë që nga tetori i 2023.

Në filim të javës së shkuar Bitcoin, pati regjistruar rënie me 6 për qind, duke arritur nivelin e 81500 dollarëve, që ishte niveli më i ulët mujor. Ndërsa Ethereum, ra me 7 për qind, duke arritur një çmim prej rreth 1700 dollarësh. Rënia e përditshme vijon teksa presidenti i SHBA-së, Donald Trump vendosi tarifat gjithëpërfshirëse që tashmë kanë “fshirë” triliona dollarë në vlerë nga aksionet amerikane. Tregjet financiare janë alarmuar nga lëvizja agresive dhe investitorët po përgatiten për paqëndrueshmëri të zgjatur ekonomike. 

Kjo rënie ka nxitur shqetësime të mëdha për të ardhmen e monedhave digjitale, duke pasur parasysh ndikimin që kjo ka mbi investitorët e mëdhenj dhe ata të vegjël. Ky zhvillim është një pasqyrë e pasigurisë që ka përfshirë të gjithë tregun global të kriptovalutave, duke vënë në dukje ndikimin që mund të kenë faktorët e jashtëm, si tarifat dhe politika ekonomike globale, mbi këtë industri të pasigurt dhe të luhatshme.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat