Bitcoin ndërpret ecurinë rekord/ Regjistron rënien e parë mujore që nga viti 2018

Bitcoin shënoi një rënie mujore në tetor për herë të parë që nga viti 2018, duke i dhënë fund një serie shtatëvjeçare fitimesh që i kishte dhënë këtij muaji një reputacion “fatsjellës” mes tregtarëve të kriptomonedhave.
Kriptomonedha më e madhe në botë mbylli muajin me rreth 5% rënie, pasi ka hasur vështirësi javët e fundit mes pasigurive të tregjeve dhe mungesës së oreksit nga investitorët.
“Kriptovalutat hynë në muajin tetor duke ndjekur arin dhe bursat që ishin afër niveleve më të larta historike. Por, kur pasiguria i goditi njerëzit për herë të parë këtë vit, ata nuk u rikthyen masivisht te bitcoin,” tha një analist i lartë kërkimor në ofruesin e të dhënave të tregut digjital Kaiko.
Tetori shënoi likuidimin më të madh në historinë e tregut të kriptove, pasi Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi një tarifë 100% mbi importet kineze dhe kërcënoi me kontrolle eksporti mbi softuerët kritikë.
Bitcoin u tkurr deri në 104,782.88 dollarë gjatë periudhës 10–11 tetor, pasi vetëm pak ditë më parë kishte arritur një rekord të ri mbi 126,000 dollarë.
Një muaj i trazuar u përmbyll me investitorë të frikësuar dhe të pasigurt për drejtimin e politikës monetare globale në afat të shkurtër. Kjo pasoi vendimin e Rezervës Federale të SHBA-së për të kundërshtuar pritshmëritë e tregut, që sinjalizoi ulje të mëtejshme të normave të interesit.
Ndërkohë, mbyllja e pjesshme e qeverisë ka bllokuar publikimin e të dhënave ekonomike kryesore.
Shqipëria pjesë e Panairit “Borsa Mediterranea del Turismo Archeologico” në Itali
Për herë të parë, Shqipëria mori pjesë zyrtarisht në edicionin e 27-të të BMTA – ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare për turizmin arkeologjik. Në......
Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE për ndërtimin e një Shqipërie të drejtë
Përgjatë vizitës së saj zyrtare në Kopenhagen, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mbajti një ligjëratë në Universitetin e Kopenhagës......
Rezoluta, ja 16 detyrat që la Kuvendi për Bankën e Shqipërisë dhe Këshillin e Ministrave
Një rezolutën me 13 rekomandime për Bankën e Shqipërisë dhe tre të tilla për qevrinë është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 30 tetor. Dokumenti......
Shuhet Fatos Nano, kryeministri me një ndikim reformator në ekonominë e Shqipërisë
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, ndërroi jetë këtë të premte në moshën 73-vjeçare. Ai prej disa ditësh, ishte I shtruar në një spital privat në......
Ndikimi i “IA” tek formimi i të rinjve/ Ekspertët: Duhet përdorur në mënyrën e duhur
“Gjithçka është bërë më e thjeshtë me inteligjencën artificiale, por njëkohësisht kjo dëmton edhe aspektin psikologjik tek një student I ri, apo një nxënës.......
Hekurudha Shkodër-Gjakovë, me financim të kombinuar - Projekti 1.8 mld euro, HSH: Punimet nisin brenda 2-3 vitesh
“Financimi për ndërtimin e hekurudhës Shkodër – Gjakovë pritet të sigurohet përmes një kombinimi instrumentesh, duke përfshirë financime nga donatorë të......
Startup-et, “vatra” të inovacionit në Shqipëri - Kapo: Mund të zbatojmë një model ku korporatat prodhojnë ekosisteme të tyre
Startup-et mund të jenë nxitës kryesorë të inovacionit, punësimit dhe rritjes ekonomike, gjithmonë nëse kanë mbështetje të mjaftueshme. Shqipëria ka......
6.5 milionë euro shpërndahen për naftën në bujqësi - Mbi 42 mijë fermerë marrin financimin nga skema e subvencioneve
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka mbështetur deri më tani me financim 42,667 fermerë në të gjithë vendin, pasi janë shpallur fitues në Skemën......





